Studimi i ri ekonomik tregon se Malësia mund të jetë Komunë

Komisioni i Kuvendit të Tuzit, të prëmten, njëzëri miratoi studimin mbi fizibilitetin ekonomik për formimin e Komunës së Tuzit/Malësisë.

Sipas studimit të ri, Malësia plotëson kushtet ekonomike, ligjore, kadrovike dhe të gjitha kushtet tjera të jetë një komunë me kapacitet të plotë.

Siç ka njoftuar Komisioni, është vlerësuar se studimi i propozuar, i punuar nga këshilltarët e Kuvendit lokal, i udhëhequr nga magjistri Emin Axhoviq, plotëson kërkesat e parashikuara në Rregulloret mbi përmbajtjen dhe metodologjinë e studimit të arsyetshmerisë të ndryshimeve territoriale, dhe është në përputhje me Ligji mbi Organizimin Territorial të Malit të Zi, raporton Mina. /MALESIA.ORG/