Siç ishte paralajmëruar nga Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” nga Detroiti, sot (27 shtator) në New York u zhvillua protesta para ndërtesës së OKB-së, Konsullatës së Mali të Zi , kurse deri në këto momente protestuesit janë bashkuar pranë Hotelit Cipriani, ku Këshilli Nacional Shqiptaro Amerikan (NAAC) po zhvillon darkën solemne, ku në mesin e të ftuarve special është edhe Kryeministri malazez, Milo Djukanovic.
Protesta u organizua në shenjë mosknaqësia për situatën e shqiptarëve në Malësi dhe në përgjithësi në Malin e Zi, por edhe në shenjë revolte ndaj Këshillit Nacional Shqiptaro Amerikan (NAAC-ut) për ftesën e kryeministrit malazez, kreut të shtetit i cili nuk respekton të drejtat themelore të shqiptarëve autokton në këtë shtet.
Portali MALESIA.ORG mëson se delegacioni i Republikës së Kosovës, në krye me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, zhvilloi një takim disa orësh me disa nga organizatorët e protestës.
Sipas informatave që posedojmë, Hoxhaj premtoi se ministria të cilën ai përfaqëson, do të punojnë në përmirësimin dhe arritjen e kërkesave të shqiptarëve në Mal të Zi.
Rreth 150 protestues në duar mbajnë pankarta si “Djukanovic kriminel lufte”, “NAAC, kërko falje shqiptarëve”, “NAAC, Malësia nuk është në shitje”, Bac su kry”. /MALESIA.ORG/