Demonstrata e suksesshme shkrepi shkëndin e Ringjalljes!

Dje me 27 Shtator në qytetin e New York-ut në “Dag Hammarskjold Plaza”, në djepin e kërkesave të lirive universale, u zhvillua Demonstrata Paqësore kundër Qeverisë Malazeze dhe kryeministrit te saj Milo Gjukanoviq, e organizuar nga shoqatat atdhetare “Malësia e Madhe” e Detroitit dhe ajo e “Dedë Gjo’ Luli” të New York-ut, në bashkëpunim me aktivistë shqiptarë te të dy komuniteteve.
Qëllimi i kësaj demonstrate ishte të ngrehim zërin kundër diskriminimit klasik të shqiptareve Autokton nga qeveria despotike e Malit te Zi, kur Kryeministri i saj Gjukanoviq po merrte pjesë ne sesionin e 68-te te Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh nëpërmes pankartave me parulla të ndryshme shfrytëzuan rastin të ngrisin zërin e tyre kundër padrejtësive që u bëhen shqiptareve në trojet e tyre etnike nën Mal te Zi: “Gjukanoviq kriminel lufte”, “Duam Komunë të plotë”, “Duam të drejta të barabarta”, “Malësia është Shqipëri” “Bac su kry”etj.
Protestuesit nëpërmes indinjatës së thellë shprehen keqardhje për vuajtjet dhe diskriminimin e popullatës shqiptare që trajtohen si qytetare të fundit nga ksenofobet malazez, që është në kundërshtim me të gjitha normat dhe kartat ndërkombëtare, për ç’gjë është dënuar rëndë në raportet e organizatave të ndryshme ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Mbas disa orëve proteste para Kombeve të Bashkuara, demonstruesit marshuan drejtë Konsullatës malazeze ku edhe atje te shprehen te njëjtat ankesa.
Në orët e drekës një grup protestuesish vizituan Konsullatën e Kosovës në New York me çrast u pritem në mënyre të ngrohtë nga Ambasadori Bekim Sejdiu i cili njëkohësisht ofroj përkrahjen e tij dhe të Zyrës së Kosovës për konsultime dhe nevoja të ndryshme.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili në mënyre vëllazërore shprehi paknaqesinë e situatës së përkeqësuar në trevat shqiptare në Mal te Zi, premtoi se me përkushtim të posaçëm do të angazhohet për zgjidhjen e problemit të shqiptareve nën Mal të Zi, dhe do të bëjë atë çka është e mundur nga ana e tij dhe qeverise së Kosovës. Ai gjithashtu premtoi se do të vizitoj shqiptarët në dhjetor në komunitetin e New York-ut dhe Detroit-it.
Në orët e mbrëmjes protestuesit u ribashkuan për të marrshue drejt Hotelit “Cipriani”, atje ku Këshilli Nacional Shqiptaro Amerikan po zhvillonte Darken Solemne, ku ne mes të ftuarve special do të duhej të ishte edhe kryeministri malazez Milo Gjukanoviq dhe ambasadorin e konsullin e tij në New York dhe Washington DC.
Kjo protestë u organizua në shënjë mosknaqesie për situatën tonë të mjerueshme në trevat shqiptare nën Male të Zi, por edhe nga revolta që patëm ndaj KNSHA-it që në mënyrë të papërgjegjshme i kishte bërë ftesë kreut të shtetit malazias që po mban peng popullin tonë në skllavëri, atëherë kur edhe sheqerit tribale dhe fiset afrikane po prekin flladin e lirisë dhe demokracisë.
Pankartat e shkruara nga protestuesit “NAAC kërkoj falje shqiptareve” dhe “Malësia is not 4 sale” ishte “replika” e kësaj proteste të pa zë e të shkurtër para Hotelit “Cipriani”.
Gjatë kohës sa qëndruam para Hotelit, në parakalim dhe në shënjë mirënjohje erdhën e na përshëndeten shumë bashkatdhetarë shqiptarë, nder ta edhe bija e Akademikut të madh Ali Hadrit, Luma Hadri-Devine, e famshme dhe e njohur në botën e artit të New York-ut si “Quintessential”-“Mbretresha e restoranteve të New York-ut, pastaj një Avokate shqiptare nga Italia me Natasha Shehu e cila na u bashkëngjite për një çast në shoqërinë tonë.
Burrat e Shtetit, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Kolosi i Rrafshit të Dukagjinit Ramush Haradinaj para se të hyjnë brenda në Hotel erdhën në mesin tonë, na përshëndeten dhe na shtrënguan duart të gjithëve me një ngrohtësi vëllazërore, kurse Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci në kalim na përshëndeti me dorë.
Zëri i kësaj demonstrate kishte marrë udhë për në Podgoricë ditë më parë kur mediet malazeze kishin paralajmëruar se shqiptaret nuk do ta mirëpresin tiranin malazez në New York.
Në fund epilogu i kësaj dite u përmbyllë me një kronologji te bujshme dhe radhiti këtë protestë si njërën nder demonstratat më të suksesshme shqiptare kundër regjimeve sllavo-malazeze.

Gjon Gjokaj, New York