Në Mal të Zi nuk ka diskriminim ndaj shqiptareve, ku pozita e tyre nuk ka qenë kurrë më e mirë se sa që është sot, tha zyrtari i DPS-së Nikollë Gegaj, shkruan CDM.
Gegaj e quan Djukanovic-in një mik të vërtet të shqiptarëve në Mal të Zi por edhe në rajon dhe shprehet se Mali i Zi është shembull për respektimin e të drejtave të minoriteteve.
Protesta e zhvilluar javën e kaluar në New York nga shqiptarët e diasporës, e cila ishte drejtuar kundër kryeministrit malazez, Milo Djukanovic, ka zgjuar reagime në mediet malazeze, por edhe të funksionareve shqipfolës të partisë së Djukanovic-it. /MALESIA.ORG/
