LDnëMZ dhe UDSH kundër, shkruan ‘’Vjesti’’
Modeli sipas të cilit Tuzi do të kishte të gjitha ingjirencat e komunës përpos se do të mbetet në kufijtë administrativ të Podgoricës e cila do ta përcaktonte buxhetin, nuk është i pranueshëm për Unionin Demokratik dhe as për Lidhjen Demokratike meqenëse ‘’nuk dallon shumë nga statusi i tashëm’’.
Kryetari i Kuvendit të KU të Tuzit, Fadil Kajoshaj thotë se për partinë e tij në veçanti nuk është e pranueshme pjesa për buxhetin. “Posa dikush tjetër ua cakton buxhetin nuk mund të bëhet fjalë për komunë të barabartë me të tjerat dhe as të pavarur’’, pohon Kajoshaj, i cili shton se UDSH për bisedimet me DPS ka marrë vesh përmes mediumeve.
Zgjidhjen e re ashpër e ka kritikuar edhe Nikollë Camaj, këshilltar i LDnëMZ: “Ky është një mashtrim i ri dhe një eksperiment për Malësinë në regjinë e DPS-së dhe Svetozar Maroviqit. E gjithë biseda për referendumin dhe zvarritje e tij ka pas për qellim fitimin e kohës që të shpikin një zgjedhje të cilën do ta paraqesin si një premtim të rij për kohërat që vijnë”.
Ai ka vlerësuar se çdo zgjedhje e cila malësinë e bien në pozitë inferiore në raport me Kryeqytetin, për qytetarët e Malësisë dhe për partinë e tij është e pa pranueshme. “ Vetëm sikur diku në të ardhmen Kryeqyteti do të organizohej në bashki komunash, sikurse janë qytet e mëdha, ajo do të mund të shqyrtohej si opsion real”, deklaroi Camaj.
Albert Camaj