Opcioni i ri për zhdukjën e Malësisë me ëmër e teritor – Besnik Gjonaj

Të nderuar qytetar shqiptar të Malësisë, kohët e fundit ndoshta keni pas rast që nëpër mjet mediave të ndryshme të informoheni se diçka e re po gatuhet në guzhinat e pushtetit antishqiptar. Këtë gjellë që qytetarëve të Malësisë po va gatuajn guzhinjerët e PDS-së, Svetozar Maroviq dhe Miomir Mugosha, mëndoj se është e pa kapërdishme, për ata që punojn me sinqeritet ndaj Malësisë dhe qytetarëve të saj. Guzhinjerët Maroviq dhe Mugosha i ftuan përfaqsuasit e subjekteve politike që të jenë të parët që do ta provojn këtë gjellë. Për Përfaqsuasit UDSH-së dhe LD-së dega e Malësisë gjella është e pa pranuashme. Përfaqsuasi i ASH-së thotë se është e shijshme dhe se është i kënaqur që PDS-ja ka fidhuar të tregoj mirkuptim ndaj shqiptarëve.Ndërsa perfaqsuasi i IQ-së kërkon që gjella të bihet në Tuz që të provohet edhe nga antarët tjerë të IQ-së si ekspert gjellash dhe nëse ata e vlersoj se gjedha është kualitative si ekspert serioz dhe të matur do ta prënojn gjellën për qytetarët e Malësisë. FDI-ja ka paralajmruar dhe është munduar që të gjithë opinionin shqiptarë, ta njoftojë se të gjithë liderët e të ashtu-quajtura parti shqiptare, janë futur në një lojë të rrezikshme për Malësinë, e cila po dirigjohet nga pushteti actual. Ky pushtet po lodrohet dhe po bjen në pikpyetje egzistencën e Malëisë Për keta perfaqsuas nuk janë të mjaftushme më tepër se 23 vite të politikës antishqiptare të PDS-së cila po mundohet që shpëtimin e vet nga ramja e përhershme ta gjëjn tek liderët shqiptarë dhe Boshnjak. Nënkuptohet se ky pushtet nuk është duke kurrsyer të hollat për të korruptuar Liderët Shqiptar dhe Boshnjak, dhe kjo tradhti që po ju ndodhë shqiptarëve në histori do të mbetet e shënuar si një njodhë e tyrpit të përfaqsuasëve politik shqiptar. Përsonalisht pershëndes deklaratat e perfaqsuasve të UDSH-së dhe LD-së dega e Malësisë, edhe pse për momentin dyshoj në sinqeritetin e tyne sepse deri dje këta ishin më tepër se të gjithë të tjerët pergjegjës për situatën e krijuar në Malësi. Kjo që sot po i pregaditet Malësisë është kulminacioni i të gjitha politikave antishqiptare sepse sot për të parën her po kërkohet edhe zhdukja gjeografike e teritorit të Malësisë. Nëse Ferhat Dinosha mund të akuzohet për gjendjen e krijuar besoj se ai nuk ishte i pregaditur të shkoj aq larg që Malësia të zhduket nga harta gjeografike, ashtu sic po ndodh me Vasel Sinishtaj e Nik Gjeloshaj. Të nderuar qytetar të Malësisë mëndoj se është koha e fundit që ta kuptojm se Malësia: pa dadhim fisnor, krahinor apo religjioz, duhet të bashkohet dhe ti thon mjaft politikave mashtruase qofshin ato nga politikat antishqiptare të pushtetit, qofshin ato nga sherbëtorët e atyre politikave të cilët e prun Malësin para shkatrrimit të plotë.

Besnik Gjonaj antarë I FDI-së