Reagon Alternativa Shqiptare

Dikush, me qëllim, ndoshta edhe nga padija, me një nivel shumë të ulët duke mos pasur informacionin e duhur po mundohet të propagandojë gjëra të paverteta për sa i përket negociatave për Komunën e Malësisë. ASH nuk ka pranua dhe nuk pranon kurrë, në asnjë moment Komunë të përgjysmuar.
Ne pranojmë:
– Komunë për Malësinë pa referendum,
– Komunë për Malësinë me teritor qart të përcaktuar, pa mbet jashtë asnjë milimeter e asaj cka i themi të gjithë Malësi, me të cilën vetëm neser Komuna e Malësisë do të pyetet për investime dhe çdo gjë tjetër brënda këtijë kufiri,
– Komunën për Malësinë me të gjitha kompetenca në teritorin e vet si të gjitha Komunat e tjera në Mal të Zi,
– Komunën për Malësinë që Kuvendi i saj parashikon dhe vendos për buxhetin e saj, ku administrata e Komunës së Malësisë mbledh të gjitha taksat në teritorin e saj, pra askund dhe askush tjeter nuk vendos për buxhet perveç Kuvendi i Komunës së Malësisë,
– Komunën e Malësisë që ka simbolet, stemën dhe ditën e vet, ka statutin e vet.
– Komunen e Malësisë që përfiton me automatizëm në buxhet perqindje mjetesh të garantuara, të cilat do ti menaxhojë dhe investoje vetëm e vetëm Komuna e Malësisë,
– Komunën e Malësisë qe ka votë të trefisht ( Kuvendin Komunal të Komunës së Malesisë, Kuvendin e Kryeqytetit dhe Kuvendin e Malit te Zi).

Kemi dematuar dhe demantojmë përsëri fjalin që redaktori i gazetës Vijesti ka shkruar në deklaratën e Nik Gjeloshaj: DPS pokazuje razumjevanja za Malesiju. Në asnjë rresht nuk është përmënd DPS dhe nuk është fol për këtë çështje.
Z. Gjeloshaj ka thënë:
“Prej se jemi pjesë e shumicës qeverisëse, kemi dhënë kontributin tonë për të realizuar qëllimin tonë politik, komunën e Malësisë. Deri tani kemi kuptueshmëri nga partneret.”
Kjo do të thotë për pjesen sa jemi ne tash 6 muej dhe jo në përgjithësi, por qart për projektin në fjalë Komuna e Malësisë.

Të gjithë ata të cilët mundohën që nëpërmjet shpifjeve të dezinformojnë opinionin publik të bëjnë rolin e analistëve mediokër, të paaftë dhe dashakeqës me qellimin e vetëm që të fitojnë poena politik i garantojmë ata dhe të gjithë qytetarët e Malësis që asnjë zgjedhje që i jep Komunës së Malësis kompetenca e mundesi më pak se Komunës së Ulqinit apo ndonjë Komune tjetër në Mal të Zi ne nuk e kemi pranua dhe në asnjë moment nuk do ta prënojmë, ne punojmë dhe mëndojmë se do të fitojmë më shumë.

Për Malesia.Org, Alternativa Shqiptare, Tuz