Kryetari Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, partisë e cila që nga themelimi i saj në vitin 1990, lufton për komunën e pavarur të Tuzit,Mehmet Bardhi, ka hedhur poshtë në një intervistë për gazetën e Beogradit ” Večernje novosti ” Propozimin e DPS-it, që Tuzi të kenë pothuajse të gjitha ingjirencat e komunës plotë, por në kuadër të Podgoricës.
“E gjithë kjo është farsë. Malësia kërkon të bëhet një komunë e plotë dhe aty ska bisedë. Çdo gjë tjetër nuk vjen në diskutim. Mbajtja e një referendumi konsultativ është gjithashtu një absurditet i madh, sepse nuk ka forcë ligjore. Pikën do ta vendos Qeveria e Malit të Zi, pavarësisht se si në atë referendum do të deklarohen qytetarët e Malësisë.
Për të arritur qëllimin, ka shumë çka për të kristalizuar dhe të ndryshuar. Para së gjithash, duhet të dihen kufijtë e komunës së ardhshme. Ku duhet të përhapet Malësia, a janë kufitë ekzistues kufijtë e saj natyrorë, ose duhet përsëri të rrihet dhe të bëhen korrigjime?
“Këto janë të gjitha pyetje në të cilat dikush duhet të përgjigjë. Unë theksoj se komunat e reja në Mal të Zi janë krijuar duke ju falënderuar vendimeve politike, por në qoftë se Malësia dhe Zeta nuk munden ekonomikisht të mbijetojnë, atëherë unë nuk e di se kush mundet tjetër në Mal të Zi – shton Bardhi. – Kryeqyteti u bë qendra e veriut dhe jugut, që nuk është mirë. Për këtë mendoj se është i nevojshme decentralizimi i pushtetit në mënyrë që secilës komunë ti jepet e drejta për të disponuar me resurset e veta.
Kreu i Lidhjes Demokratike i bën thirrje Kryeministrit Milo Gjukanoviq, ministrit të ushtrisë Milica Pejanoviq Djurisiq, e cila në vitin 1997 ishte kryetare e DPS-sit, që të kujtohen Deklaratës për minimumin e parimeve demokratike, të cilët i kanë nënshkruar së bashku atë vit. “Me atë Dokument ata kanë ndërmarrë obligimin që Tuzi të bëhet komunë e plotë. Që atëherë deri me sot kanë kaluar 16 vjet, që është e mjaftueshme që ta përmbushin premtimin dhe obligimin që kanë marrë ta respektojnë, por është e qartë se regjimi nuk e dëshiron këtë”, deklaroi Bardhi. “Malësia është specifike në shumë mënyra dhe më së shumti për shkak se ajo është e banuar nga shqiptarët autoktonë, kështu që pushteti i ri në komunën e pavarur në përdorim zyrtar të përdorin vetëm gjuhën shqipe. Kjo na takon sipas të gjitha të drejtave. ”
Bardhi përfundoi se në qoftë se ky regjim flet me zë të lartë se Mali i Zi shkon me hapa të mëdhenj drejt Evropës, nuk do të ishte mirë që në këtë rrugë të pengohen nga Tuzi. Ai deklaroi se nuk kërkon asgjë që nuk u përket, por vetëm të drejtën që përsëri të kthejnë atë që padrejtësisht është marrë në vitet 1957.
Albert Camaj