Nëse vazhdohet praktika e qeverisë e mospërmbushjes së premtimeve, që lidhen kryesisht me statusin e komunës Malësisë, shqiptarët në Mal të Zi mund të shprehin pakënaqësinë e tyre përmes protestave paqësore apo bojkotit të zgjedhjeve, deklaroi Kryetari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj.
Sinishtaj përkujtoi se protestat e para paqësore të shqiptarëve janë mbajtur në vitin 2005, gjatë miratimit të Ligjit për Kryeqytetin, ku kishin angazhuar Mehmet Bardhin që të përgatisin amendamentin në lidhje me komunën e Tuzit, por kur u pa se Kuvendi nuk do të diskutojë për atë çështje, “atëherë organizuam protestë paqësore” tha Sinishtaj për gazetën DAN.
Prej atëherë e deri më tani, siç vlerëson ai, në mënyrë të pajustifikueshme pritet realizimi i statusit të komunës së Malësisë edhe pse këtë DPS-i e ka premtuar vazhdimisht në fushatat zgjedhore.
Sinishtaj tha se janë plotësisht të justifikueshme protestat e shqiptarëve në New York për shkak të premtimeve të pambajtura të Kryeministrit Milo Djukanovic.
Ai sqaron se pakënaqësia është transmetuar në diasporën tonë, duke theksuar se, shumë prej njerëzve tanë ishin në verë në Mal të Zi, ata panë se nuk kishte besim se do të jetë referendumi konsultativ edhe pse ishte premtuar.
“Këta njerëz nuk kanë rënë nga qielli, gjysma e familjes së tyre është këtu dhe gjysma tjetër jashtë vendit. Nëse ata shkuan nga këtu pa mundësi që të gjejnë punë, dhe për 15 vite kanë krijuar jashtë vendit atë që paraardhësit e tyre nuk kanë mundur, atëherë kjo do të thotë të jetosh në një vend demokratik, ku mundësit janë të barabarta për të gjithë,” deklaroi Sinishtaj.
Zgjedhjet e ardhshme lokale, sqaron Sinishtaj, nuk duhet Malësinë ta gjejnë si Komunë urbane, por statusi i Komunës duhet të zgjidhet para zgjedhjeve në Podgoricë.
Ai tha se donë të besojnë se Mali i Zi prapë se prapë ka arritur deri te ajo shkallë e pjekurisë politike ku të gjithë mund të kuptojnë dhe të pranojnë se 12.000 qytetarë të Malësisë meritojnë të marrin vendimet e tyre në planifikimin hapësinor, infrastrukturës dhe tokës zhvillimit.
Dukoviq: Protestat janë të pa arsyeshme
Duke komentuar deklaratën e Vasel Sinishtajt rreth protestave të mundshme për shkak të statusit të pazgjedhur të Komunës së Malësisë, kreu i DPS-së në Tuz, Halil Dukoviq, tha se çdokush ka të drejtë të protestojnë, por ai megjithatë protestat i quan të gabuara, për arsye se, sipas tij, DPS çdo herë ka realizuar kërkesat e shqiptarëve.
Ai tha se është e vërtetë se referendumin e kishin premtuar të mbahet deri në fund të shtatorit, por, sipas tij, për arsye objektive referendumi është shtyrë.
Dukoviq tha se beson se kjo çështje nuk do të ndikojnë në zgjedhjet lokale në Podgoricë duke theksuar se Vasel Sinishtaj thirri shqiptarët në bojkot të referendumit, por ishin shqiptarët ata të cilët ishin në përqindje më të lartë në mbështetje të pavarësimit të Malit të Zi, duke shtuar, se edhe në zgjedhjet e kaluara presidenciale ishte Sinishtaj ai i cili ftoi shqiptarët për bojkot kundër presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanovic, por siç tha Dukoviq, ata në komunën urbane fituan rezultatin më të mirë deri me tani. /MALESIA.ORG/