Të premten premiera e videoklipit të ri të Malësor Prënkoçaj

Këngëtari i mirënjohur, Malësor Prënkoçaj, do të lansojë të premten videoklipin e tij më të ri, premiera e të cilit do të jetë ekskluzivisht në MALESIA.ORG.

Malësori, tashmë njihet për shumë këngë, por ajo që preku suksesin më të madh në rrafshin gjithëkombëtarë ishte kënga “Kthehuni”.

Kënga më e re e Malësorit titullohet “Veç lodhesh”, videoklipin e të cilës e ka punuar “Pixels Production” nga Prishtina. Tekstin dhe muzikën e ka punuar Iliri Berani, ndërsa orkestrimi është punuar nga kompozitori dhe orkestruasi nga Shkupi, Ardian Kastrati.

Premierën e videoklipit të ri të Malësor Prenkoçaj do të mund ta shikoni ekskluzivisht gjatë ditës së premte në MALESIA.ORG