Shoqata “Dedë Gjon Luli” në bashkëpunim me Unionin Artistik të Kombit Shqiptar organizon manifestimin me rastin e 10 vjetorit të Lumturimit të Nënë Terezës, me 19 tetor në Tuz.
Programi fillon në ora 17:00 me Meshën Shëjte në Kishën e “Shna Ndout” në Tuz dhe vendosjen e luleve te busti i Nënë Terezes.
Programi artistik zhvillohet në QIK Malësia në Tuz, me fillim ne ora 19:00.
Do të marrin pjesë; Mirush Kabashi, Kastriot Tusha, Shkodran Tolaj, Rexhep Çeliku, Besjana Mehmeti, Marie Lajçaj, Lindon Camaj etj.
Sponsor i organizimit është verëtaria nga Rahoveci “Stone Castle”. /MALESIA.ORG/