Abazovic: DPS-i nuk i jep komunën Tuzit

Për mos fitimin e komunës së Tuzit, fajtori kryesorë është DPS-i, por përgjegjësinë e ndajnë edhe me disa parti shqiptare të cilat verbërisht besuan në premtimet e tyre, tha Abazovic për portalin Refleksija.

Deputeti i “Pozitivna”, Dritan Abazovic, u shpreh se është e pabesueshme se si qytetarët e Malësisë i besojnë Kryeministrit aktual edhe pas gjitha atyre premtimeve, dhe se ata nga kjo përvojë duhet ta kenë mësuar se ai me grabitjen e votave të tyre shpëton opsionin e tij politik për mbajtjen e pushtetit në kryeqytet.

Ai tha se sipas gjitha gjasave ky manipulim politik në lidhje me komunën e Tuzit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, të paktën deri pas zgjedhjeve lokale në Podgoricë. /MALESIA.ORG/