Në aksidentin në Tuz lëndohet rëndë Kolë Lulgjuraj

Në aksidenti që ndodhi këtë mëngjes rreth orës nëntë në Tuz, është  lënduar  rëndë Kolë Lulgjuraj si dhe Arden Demiri me lëndime më të lehta.

Aksidenti ndodhi ndërmjet motoçiklistit Arden Demiri si dhe të çiklisti Kolë Lulgjuraj, në aksin rrugor  Tuz-Vuksanlekaj njoftojnë  nga Policia.

Nga Departamenti i  Qendrës Klinike të Malit të Zi kanë thënë se Kolë Lulgjuraj në Klinikën për Neurokirurgji është pranuar  me  lëndime në kokë dhe tru.

Stafi i Portalit  Malesia.Org  i  dëshiron  z. Lulgjuraj shërim sa më të shpejtë.

Albert Camaj