Reagim i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë- Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”
Viteve të fundit në Mal të Zi i është ngushtuar shumë hapësira fjalës së shkruar shqipe. Në emër të krizës “ekonomike” Podgorica ka shkurtuar minutat e emisioneve shqip në TV e po ashtu ka ndrydhur shumë edhe fjalën e shkruar shqipe. Në këtë situatë të rëndë është portali “Malësia.org” një dritare e hapur që plason të vërtetat për gjendjen në Malësi dhe në vendbanimet shqiptare atje. Janë në këtë Portal disa malësorë të rinj që vullnetarisht kanë marrë barrën e informimit të drejtë e me kohë të gjithë opinionit për rrjedhat e jetës së vështirë të shqiptarëve atje. Kjo dritare informative ishte moti në sy të keq të ultra nacionalistëve malazez, që po i bënin vazhdimisht shantazhe e pengesa e po sulmonin këtë portal. Veprimi i fundit i disa “hakerëve” të ngarkuar keq me urrejtje e nacionalizëm ka krijuar indinjatë mes malësorëve dhe shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri e kudo tjetër. Duke parë këtë akt të shëmtuar e duke lexuar se çfarë po porositnin këta huliganë , Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” nuk mundi e të mos reagonte publikisht. I përshëndesim vëllezërit tonë në Malësi dhe i porositim të qëndrojnë të fortë se nuk janë vetëm. Kurse ultra nacionalistët dhe huliganët malazez i kujtojmë se gjuhën e lashtë shqipe nuk e heshti dot as romaku, as turku në shekuj e nuk do ta heshtin dot as ca hije të Zeza nga Karpatet. Fjala e bukur shqipe do të jetojë gjithmonë në Malësinë kreshnike dhe në gjithë trojet shqiptare. Fjala e bukur shqipe do të jetojë gjithmonë në Malësinë kreshnike dhe në gjithë trojet shqiptare.
Djelmoshat vullnetarë të Portalit “Malësia.org Ata po tregojnë edhe sot e gjithë ditën se shqipja mund të atakohet, por nuk ka forcë as nuk ka hije të zeza që do ta ndalin fjalën e bukur shqipe në Malësia.org. Ajo fjalë do të lexohet kudo në botë dhe është zë i fuqishëm i malësorëve dhe Malësisë. Staf i nderuar i këtij portalit tonë, vëllezër malësorë, Ju lumtë dhe vazhdoni me angazhimet se nuk jeni vetëm.
Rrahman Jasharaj, zëdhënës dhe koordinator për trojet etnike i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë- Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”
