Duam të informojmë të gjithë të rinjët e Malësisë të cilët kanë përfunduar shkollën e lartë, se paraqitja për tu bërë pjesë e programit për aftësim profesional (ose siç e quajm ne praktika profesionale) ka filluar me datën 15 tetor dhe do të zgjas deri me datën 15 nëntor. Në bazë të drejtimeve ju mund të bëhëni pjesë e këtijë programi për 9 muaj, ku me përfundimin e tij ju do të fitoni të drejtën për të dhënë provimin shtetëror.
Gjithashtu duke u nisur nga fakti se shumë të rinjë të cilët vitet e fundit kanë përfunduar shkollën e lartë në Shqipëri dhe Kosovë janë të detyruar të bëjnë nostrifikimin e diplomës së tyre, proces i cili mund të zgjas edhe me muaj të tërë, por që është i domosdoshëm dhe kusht për të aplikuar në programin e lartëpërmëndur, ne jemi të gatshëm që të asistojmë në këtë proces në mënyrë që për shkak të burokracive të ndryshme asnjë i ri Shqiptar nga Mali i Zi të mos humb shansin për tu bërë pjesë e këtij programi. Alternativa Shqiptare ka personat e duhur që mund të ju ndihmojnë teknikisht në procesin e nostrifikimit të diplomës, por edhe aplikimit në këtë program. Nëpërmjet përfaqësuesit tonë në Ministrinë e Arsimit jemi në kontakte të vazhdueshme me Ministrën e Arsimit të Shqipërisë si dhe me Ministrinë e Arsimit të Kosovës të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të na ndihmuar në procesin e nostrifikimit të diplomave.
Për çdo nevojë na kontaktoni në: Email: ash@t-com.me
Facebook: Alternativa Shqiptare