Sipas draft ligjit të ri për zgjedhjen dhe përdorimin publik të simboleve kombëtare, parashikohet që këshillat nacional janë të detyruar të përcaktojnë simbolet kombëtare të pakicave, stemën dhe flamurin, të cilat më pas do të ratifikohen në Kuvendin e Malit të Zi.
Sipas këtij draft ligji, në njësit e vetëqeverisjes lokale ku pakicat kombëtare përbejnë shumicën, ata mund të eksponojnë simbolet e tyre kombëtare në ndërtesat e vetëqeverisjes lokale apo institucioneve tjera të pakicave, në ditët e festave shtetërore të Malit të Zi, si dhe festave kombëtare të atyre popujve pakicë.
Në ketë draft po ashtu qëndron pika e cila sqaron se pakicat kombëtare ku ata përbejnë më shumë se 15 për qind të banoreve të asaj njësie lokale, në festat shtetërore dhe atyre kombëtare, mund të eksponojnë simbolet e tyre kombëtare.
Siç shkruan gazeta “Vijesti”, nuk përjashtohet mundësia që flamuri kombëtarë i pakicave, krahas atij shtetërorë, të qëndroj 365 ditë të vitit në ndërtesën e komunës ku pakica kombëtare përbën shumicën e banoreve. Për këtë çështje do të vendosin vetëqeverisjet lokale. /MALESIA.ORG/