Presidenti grek në Shqipëri

Presidenti grek Karolos Papulias po zhvillon në Tiranë vizitën zyrtare treditore. Në ditën e dytë të vizitës është pritur në një takim zyrtar nga Presidenti shqiptar Bujar Nishani, me te cilin pritet te jape edhe nje konference te perbashket per shtyp.

Pas kesaj konference te dy drejtuesit e larte do te jene te pranishem ne tryezat e rrumbullaketa shqiptaro-greke, ku do diskutohet mbi ekonomine dhe energjitike.

Papulias mberrit të dielën ne Tirane dhe takimet e para i ka zhvilluar me perfaqesuesit e monoritetit grek, nga Omonia, drejtuesit e PBDNJ si dhe me kryepeshkopin Anastas, si dhe mori pjese ne nje meshe te zhvilluar ne ndere te tij.

Çamët protestojnë

Shoqata “Çamëria” organizoi një protestë me rastin e vizitës së Presidentit grek Papulias në Shqipëri.
Drejtuesit e shoqatës “Çamëria” i kujtuan presidentit te Greqise prejardhjen e tij çame.

“Afro 20 vjet më parë, në vitin 1994, në cilësinë e ministrit të jashtëm, zoti Karolos Papulias i kishte thënë homologut të vet zotit Alfred Serreqi, se çështja çame nuk mund të zgjidhej atëherë kur plagët ishin ende të hapura dhe se do duhej të kalonin 20 vjet, që ajo të përballohej qetësisht. Tani është koha që presidenti grek të mbajë fjalën” tha kryetari i shoqatës, Ardian Tana.

Në njëjtën linjë ka mbajtur edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ndërsa i ka bëre thirrje presidentit grek Papulias, të luajë rolin e pajtuesve mes dy vendeve dhe dy kombeve, Idrizi kërkoi edhe nga autoritetet shqiptare të mos shkelin dinjitetin e shqiptarëve.

“Si mund të pranosh këtë detyrë, kur bashkëmoshatarët e tu çam që nuk hoqen dorë nga kombësia, sot dergjen pa varre, nuk ka për ta as monumente, as varre, as kujtesë kolektive të shtetit grek. Keni rastin historik tu bëni shërbimin më të madh dy kombeve që u përkisni, zgjidhje çështjes çame dhe heqjen e ligjit të luftës” iu drejtua Idrizi presidentit grek.
/ Top Channel