ASH – Një ndër prioritetet tona është arsimimi i të rinjëvë

Alternativa Shqiptare gjatë vitit akademik 2012-13 ka ndarë 17 bursa për studentet nga Malësia të cilët studiojnë brënda dhe jashtë vendit. Përveç këtyre 17 studentëve të cilët kanë fituar këtë ndihmë ekonomike nga ana e Alternativës Shqiptare, ne kemi përkrah edhe disa projekte të tjera për zhvillim të arsimit shqip në Mal të Zi, si dhe një numër të konsiderueshëm individësh në kërkimet e tyre shkencore. Shuma totale e këtyre ndihmave është 6.300 euro.

Alternativa Shqiptare ka në prioritetin e vet zhvillimin e arsimit shqip në Mal të Zi, për këtë arsye ne do të punojmë shumë në këtë drejtim, kështu që në të ardhmen kemi edhe disa projekte shumë të rëndësishme që do të kenë një impakt të madh në këtë drejtim.

Gjithashtu duam të informojmë të gjithë studentët që gjatë ditëve në vazhdim do të hapim kunkurs për bursë për vitin akademik 2013-14, ku të gjithë studentet do kenë mundësi të aplikojnë nëpërmjet plotësimit të formularit që do afishojmë në internet.

Bursistët e vitit akademik 2012-13

1. Deda Gojcaj – Fakulteti i Mësuesisë- Podgoricë
2. Donika Lulgjuraj- Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Gjuhë e letërsi- Shkodër
3. Anita Dreshaj- Fakulteti i Mësuesisë- Podgoricë
4. Artan Camaj- Fakulteti i Elektroteknikës- Podgoricë
5. Kristina Camaj- Fakulteti i Mësuesisë- Podgoricë
6. Shpresa Gjelaj- Fakulteti i Mësuesisë- Podgoricë
7. Anton Gjonlekaj- Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Edukim Fizik e Sport- Shkodër
8. Toma Gjonaj- Fakulteti i Drejtësisë- Shkodër
9. Valentina Nucullaj- Psikologji- Nikshiq
10. Nikolla Junçaj- Fakulteti Ekonomik, Marketing dhe Turizëm- Shkodër
11. Agim Lucgjonaj- Fakulteti i Shkencave të Natyrës-Fizioterapi- Shkodër
12. Kristian Junçaj- Fakulteti Ekonomik, Administrim Biznesi- Shkodër
13. Lubo Lekoçaj – Fakulteti i Drejtësisë- Podgoricë
14. Kristijan Junçaj- Fakulteti Ekonomik- Podgoricë
15. Pjeter Gjonaj- Fakulteti i Elektroteknikës- Podgoricë
16. Donika Lulgjuraj- Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Gjeografi-Shkodër
17. Gjokë Dedivanaj- Fakulteti i Mësuesisë- Podgoricë

Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun
Alternativa Shqiptare