Kosovë – Njëzetekatër komuna në balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit për kryetar komunash dhe asamble komunale. Në këto rezultate nuk përfshihen votimet në veri.

Sipas këtyre rezultateve, balotazh do të ketë në gjithsej 24 komuna ndërsa në tetë prej tyre do të ballafaqohen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike (LDK).

Kështu PDK-ja shkon në raundin e dytë me LDK-në në Gjilan, Prizren, Dragash, Lipjan, Ferizaj, Viti, Klinë dhe Kamenicë.

Raund të dytë do të ketë edhe Vushtrria, Rahoveci dhe Suhareka në të cilat do të garojnë kandidatët e Partisë Demokratike të LDK-së dhe të AAK-së.

Kandidati i AAK-së së Ramush Haradinaj do të përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve me kandidaten e AKR-së Mimoza Kusari Lila dhe në Gjakovë. Mitrovica (jugu) çon në balotazh PDK-në me AKR-në.

Komuna e Junikut, Obiliqit dhe Pejës do të ballafaqojë kandidatët e LDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Iniciativa Qytetare për Malishevën e ndarë nga PDK-ja pak para zgjedhjeve, po kështu është në balotazh me LDK- në.

Edhe në kryeqytetin kosovar do të votohet në raundin e dytë. Kandidati i LDK-se Isa Mustafa nuk e kaloi 50 përqindëshin e votave në Prishtinë duke shkaktuar kështu një përballje të dytë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti.

Interesante është fakti se në këto zgjedhje, PDK-ja fitoi në raundin e parë vetëm në katër komuna, LDK-ja në tri dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në vetëm një komunë. Vetëvendosje përveç që s’e fitoi asnjë komunë edhe balotazhin do ta ketë vetëm në Prishtinë.

Komunat në të cilat do të qeverisë PDK-ja në mandatin e ardhshëm janë Kaçaniku, Skënderaj, Shtimja, dhe Drenasi. Istogun, Fushë Kosovën dhe Podujevën e fitoi në raundin e parë LDK-ja.

Kandidati i pavarur Rufki Suma ndërkaq fitoi sërish në raundin e parë Komunën e Hanit të Elezit. Edhe partia turke ka fituar në komunën e Mamushës. Sa i përket komunave me shumicë serbe, shihet qartë se Lista Serbe e krijuar këtë vit me mbështetjen e shtetit serb ka gjetur përkrahjen e komunitetit serb.

Kështu kjo listë shkon në balotazh në Novobërdë me kandidatin e LDK-së Bajrush Ymeri, në Partesh Kllokot dhe Graçanicë me Partinë e Pavarur Liberale Serbe e cila drejtohet nga zëvendëskryeministri Slobodan Petroviqit. Ky i fundit ka rastin të ballafaqohet në raundin e dytë me partnerin e tij të nivelit qendror, partinë e kryeministrit Thaçi në komunën e Shtërpcës.

Rezultatet ende nuk dihen për katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë do të zhvillohet me 1 dhjetor.

Ja rezultatet e plota sipas KQZ-së për kryetar komune:

Prishtinë: LDK-ja e VV-ja në balotazh
LDK: 43.23 %
VV: 31.58 %
PDK: 10.86 %
AKR: 6.38 %
AAK-LDD: 4.36 %
LB: 1.74 %
PF: 1.55 %
PSD: 0.28 %

Deçan: AAK-ja pa balotazh
AAK-LDD: 54.05 %
LDK: 35.15 %
PDK: 6.71 %
VV: 4.09 %

Gjakovë: AKR-AAK në balotazh
AKR: 43.43 %
AAK-LDD: 35.80 %
PDK: 12.23 %
LDK: 6.70 %
VV: 1.85 %

Gllogoc: PDK-ja pa balotazh
PDK: 63.08 %
IQD: 24.46 %
LDK: 4.97 %
AAK-LDD: 3.96 %
VV: 3.53 %

Gjilan: LDK-ja e PDK-ja në balotazh
LDK: 40.13 %
PDK: 26.15 %
VV: 13.79 %
AAK-LDD: 9.51 %
Koalicioni për Gjilanin Faton Bislimi: 3.82 %

Dragash: PDK-ja e LDK-ja në balotazh
PDK: 34.06 %
LDK: 30.64 %
AAK-LDD: 5.74 %
VV:1.51 %

Istogu: LDK-ja pa balotazh
LDK: 51.01 %
AAK-LDD: 28.87 %
PDK: 15.48 %
VV: 2.49 %
AKR: 2.15 %

Kaçanik: PDK-ja pa balotazh
PDK: 52.57 %
AAK-LDD: 17.96%
LDK: 13.20 %
VV: 7.70 %
PD: 5.42%
AKR: 3.16 %

Klinë: PDK-ja e LDK-ja në balotazh
PDK: 42.26 %
LDK: 24.59 %
AAK-LDD: 23.92 %
PSHDK: 3.96%
AKR: 2.70 %
VV: 2.05 %

Fushë-Kosovë: LDK-ja pa balotazh
LDK: 64.27 %
PDK: 21.46 %
VV: 8.11 %
AAK-LDD: 3.37 %
AKR: 2.79 %

Kamenicë: LDK-ja e PDK-ja në balotazh
LDK: 33.05 %
PDK: 32.52 %
AKR: 18.50 %
AAK-LDD: 13.42 %
VV: 2.51 %

Mitrovicë (Jug): PDK-ja e AKR-ja në balotazh
PDK: 42.80 %
AKR: 21.83 %
LDK: 19.86 %
VV: 7.71 %
AAK-LDD: 3.63 %
Nexhmedin Spahiu: 2.82%
PD: 1.35 %

Lipjan: PDK e LDK-ja në balotazh
PDK: 35.88 %
LDK: 35.33 %
AAK-LDD: 20.52 %
VV: 2.90 %
Aleanca për Lipjanin Basri Demiri 5.36%

Novobërdë: LDK e G.I.SRPSKA në balotazh
LDK: 32.57 %
G.I.SRPSKA: 25.30 %
Obstanak Gradjanska Iniciativa: 15.85 %
AAK-LDD: 2.18%
PDK: 2.02 %
VV: 2.10 %

Obiliq: LDK-ja e AAK-ja në balotazh
LDK: 30.23 %
AAK-LDD: 26.50 %
PDK: 20.79 %
LB:16.11 %
PD: 2.61 %
VV: 2.38 %
AKR: 1.38 %

Rahovec: PDK-ja e AAK-ja në balotazh
PDK: 39.11 %
AAK-LDD: 32.71 %
LDK: 22.09 %
VV: 3.44 %
AKR: 1.46 %

Pejë: LDK-ja e AAK-ja në balotazh
LDK: 40.85 %
AAK-LDD: 36.12 %
PDK: 15.22 %
VV: 4.00 %
PD: 2.58 %
AKR: 0.47 %

Podujevë: LDK-ja pa balotazh
LDK: 50.06 %
PDK: 38.80 %
VV: 4.38 %
AAK-LDD: 4.32 %
AKR: 1.54 %

Prizren: PDK-ja e LDK-ja në balotazh
PDK: 37.08 %
LDK: 25.22 %
Zafir Berisha: 12.96 %
AAK-LDD: 9.30 %
VV:6.62 %
AKR: 1.50 %

Skenderaj: PDK-ja pa balotazh
PDK: 88.45 %
VV: 5.57 %
LDK: 2.18 %
AAK-LDD: 1.28 %
AKR: 1.96 %

Shtime: PDK-ja pa balotazh
PDK: 50.11 %
LDK: 23. 59 %
AAK-LDD: 9.73 %
VV: 11.19 %
LB: 4.90 %

Shtërpcë: SLS e G.I. SPARSKA në balotazh
SLS: 38.69 %
G.I. SPARSKA: 36.14 %
PDK: 11.07%
VV: 6.76 %
LDK: 6.32%
AAK-LDD: 1.01%

Suharekë: LDK-ja e AAK-ja në balotazh
LDK: 34.80 %
AAK-LDD: 30.24 %
PDK: 29. 20 %
VV: 3.62 %

Ferizaj: PDK-ja e LDK-ja në balotazh
PDK: 39.20 %
LDK: 34.03 %
AAK-LDD: 11.92%
VV: 9.15 %
AKR: 2.19 %
PD:2.01 %

Viti: LDK-ja e PDK-ja në balotazh
PDK: 23.67 %
LDK: 37.07 %
AAK-LDD: 13.74 %
AKR: 2.28 %
VV: 21.50%

Vushtrri: PDK e AAK-LDD në balotazh
PDK: 38.87 %
AAK-LDD: 22.34 %
LDK: 22.16 %
VV: 11.06 %
PD: 4.04 %
LB:1.53%

Malishevë: IQM e LDK në balotazh
IQM: 42.19 %
LDK: 25.81 %
PDK: 25.71 %
VV: 4. 39 %
AAK-LDD: 1.37 %

Junik: AAK-LDK në balotazh
AAK-LDD: 47.29 %
LDK: 33:20 %
VV: 12.23 %
PDK: 7.29 %

Mamushë: KTAP pa balotazh
KTAP: 53.11 %
KDTP: 41.36%
KTB: 5.54%

Han i Elezit: Rufki Suma pa balotazh
Rufki Suma: 54.76 %
PDK: 38.42 %
LDK: 6.82 %

Graçanicë: G.I.SRPSKA e SKS në balotazh
G.I.SRPSKA: 48.91%
SKS: 35.02 %
SLS : 14%
PDK: 1.58%

Ranilog: G.I.SRPSKA e SNPK në balotazh
G.I.SRPSKA: 39.94 %
SNPK: 36.72%
SLS:17.29%
GKP: 4.24%

Partesh: SLS e G.I.SRPSKA në balotazh
SLS: 45.81%
G.I. SRPSKA:33.97%
NI: 12.32%
DI:7.90%

Kllokot: G.I.SRPSKA e SLS në balotazh
G.I.SRPSKA: 35.39%
SLS: 29.17%
PDK: 16.42%
LDK: 9.39%

PËRQINDJA PËR ASAMBLE KOMUNALE

Prishtinë:
LDK: 38,13%
VV 19,69%
PDK 15.05%
AKR 7.87%
AAK-LDD 6.99%
LB 3.82 %
PD 3.19
PF 1.91%

Deçan:
AAK-LDD 48.37 %
LDK 31.43 %
PDK 12.47 %
VV 5.28 %
PD: 1.12%

Gjakovë:
AAK-LDD 24.22 %
AKR 22.93 %
PDK 16. 23 %
LDK 14.73 %
PSHDK 10.2 %
VV 5.56 %

Gllogoc:
PDK 64.27 %
IQD 15.29 %
LDK 4.81 %
VV 4.17 %
AAK 3.87%
AKR 2.29 %

Gjilan:
LDK 30.79 %
PDK 22.93 %
AAK-LDD 11.15 %
VV 10.12 %
AKR 4.34 %

Dragash:
PDK 29.35 %
LDK 27.45 %
CDU 13.29 %
VAKAT 9.74 %
Bashkimi Demokratik 4.17%
AKR 3.21 %

Istog:
LDK 43.35 %
AAK-LDD 23.85 %
PDK 14.85 %
VV 3.50 %
AKR 2.28 %
PD:1.97 %

Kaçanik:
PDK 39. 25 %
AAK-LDD 19.45 %
LDK 14.13 %
VV 9.64 %
AKR 5.15 %
PD 6.24 %
Bashkimi Demokratik për Kaçanikun 4.62 %

Klinë:
PDK 31.28
LDK 21.11%
AAK-LDD 18.12 %
Iniciativa Qytetare për Klinën 8.75 %
Iniciativa për Progresin e Klinës 6.08%
PSHDK 4 %
VV 2.88%
AKR 2.77 %

Fushë Kosovë:
LDK 41.27 %
PDK 22. 93
VV 11.77 %
AAK-LDD 4.33 %
PD 6.26 %
PDAK 4.39

Kamenicë:
LDK 28.79 %
PDK 25. 46 %
AAK-LDD 16.66 %
AKR 14.81 %
VV 4.03 %
PD 2.46 %
GIZK 7.79 %

Mitrovicë:
PDK 38. 46 %
LDK 22.83 %
AKR 13.84 %
VV 7.58 %
AAK-LDD 6.82 %
Të Pavarurit e Mitrovicës 3.38 %

Lipjan:
PDK 28.89 %
LDK 27 %
AAK-LDD 14.77 %
Aleanca për Lipjanin 8. 33 %
VV 5.65 %
PD 2 %

Novobërdë:
LDK 33.60 %
DEMOKRATSKA INICIJATIVA 14,36%
G.I.SRPSKA 13,67%
Opstanak Gradijanska Iniciativa 12.20 %
SLS 5.32 %
PDK 4.67 %
AAK-LDD 3.37 %
VV 2.6%

Obiliq:
LDK 25,38%
AAK-LDD 19,65%
PDK 19,55%
LB 16,98%
VV 3.30%
AKR 2.07%
G.I.SRPSKA 3.24 %

Rahovec:
PDK 35,63%
AAK-LDD 25,90%
LDK 23,69%
VV 5.91%
AKR 3.37%
LB 2.56%
PD 2.04 %

Pejë:
LDK 30,93%
AAK-LDD 29,38%
PDK 17,64%
VV 5.50 %
PD 4.62%
AKR 2.02%

Podujevë:
LDK 42,61%
PDK 33,74%
AAK-LDD 8.47 %
VV 7.13 %
AKR 3.35 %

Prizren:
PDK 26,17%
LDK 21,84%
Bashkimi Demokratik 9.57%
AAK-LDD 8.50 %
VV 6.42%
KDTP 6.06%
VAKAT 4.05%
KTAP 2.09 %
AKR 1.93%

Skenderaj:
PDK 82.37 %
VV 3.60
LDK 2.78%
AAK-LDD 2.29 %
PD 1.90%, AKR 1.81%

Shtime:
PDK 47,57%
LDK 23,34%
VV 10,01%
AAK-LDD 8.11%
LB 4.44%
PD 2.48 %
AKR: 2.06%

Shtërpcë:
G.I.SRPSKA 42,84%
SLS 37,51%
PDK 10,33%
LDK 3.66%

Suharekë:
LDK 31,40%
AAK-LDD 30,31%
PDK 27,15%
VV 5.91%
PD 1.84%

Ferizaj:
PDK 34,61%
LDK 31,15%
AAK-LDD 12,77%
VV 9.43%
AKR 4.58%
NQF 2.77%

Viti:
LDK 31,51%
PDK 20.21%
AAK-LDD 18,04%
VV 17,07%
AKR 4.43%
PSHDK 2.08%

Vushtrri:
PDK 33,97%
LDK 19,68%
AAK-LDD 18,53%
VV 10,25%
AKR 4.54%
LB 1.95 %

Malishevë:
IQM 33,07%
PDK 28,05%
LDK 25.75 %
VV 5.96%
AAK-LDD 3.21%

Junik:
AAK-LDD 40,55%
LDK 33,51%
VV 15,00%
PDK 10,93%

Mamusha:
KTAP 52,95%
KDTP 34,50%
KTB 8.24%
PDK 4.31%

Hani i Elezit:
PDK 32,21%
AAK-LDD 28,62%
LDK 21,68%
VV 16,32%
AKR 1.17%

Graçanicë:
G.I.SRPSKA 46,00%
SKS 27,06%
SLS 11,73%
JSLV 6.95%

Ranilug:
G.I.SRPSKA 35,97%
SNPK 35,27%
SLS 19,42%
GKP 6.25%

Partesh:
SLS 37,50%
G.I.SRPSKA 18,13%
Demokratska Inicijativa 13,05%
Narodna Inicijativa 12,58%
Graðanska Inicijativa Srpska Pasjane 10,23%
GSDB 6.09%

Kllokot:
G.I.SRPSKA 28,92%
SLS 22,26%
PDK 15,83%
LDK 13,40%
AAK-LDD 8.07%