Hakmarrja, qeveria shqiptare gjobë Aleancës KuqeZi për diskriminim të maqedonasve. Rama krenohet te Gruevski

Edi Rama është hakmarrë barbarisht kundër Aleancës Kuq e Zi duke e gjobitur për diskriminim të maqedonasve që jetojnë në Shqipëri.
Pikërisht në ditën që takon kryemnistrin e Maqedonisë Gruevski, kryeministri Edi Rama është krenuar tek qeveria maqedonase se po ndëshkon Aleancën Kuq e Zi në Shqipëri duke e gjobitur për diskriminim ndaj maqedonasve në Liqenas të Pogradecit.
Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi në Pogradec kishin kërkuar dhe vendosur stemat e flamurit shqiptar në tabelat maqedonase të cilat në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë kishin përdorur vetëm gjuhën maqedonase dhe jo atë shqiptare. Kushtetuta detyron përdorimin e dy gjyhëve ndërsa komuna e Liqenasit mbante vetëm simbolet e Republikës Maqedonase a thua sikur të jetonin në Maqedoni dhe jo sikur Liqenasi të qe në Shqipëri.
Gazeta Opozita po u sjell fakte dhe foto të aktivitetit të ligjshëm të Aleancës Kuq e Zi dhe pa koment për lexuesit që të kuptojnë hakmarrjen e qeverisë ndaj Aleancës Kuq e Zi, vetëm për tu servilosur dhe krenuar Rama tek qeveria Maqedonase dhe kryeminstri Gruevski. /Gazeta Opozita/