Arrestohet Naim Prelvukaj

Sot rreth mesditës mësojmë se është arrestuar Naim Prelvukaj pasi që, sipas informatave që posedojmë, kishte tentuar të pengojnë kamionët të cilët po transportonin mbeturinat në depon e cila u hap edhe përkundër protestave të banorëve të fshatit Martinaj.

Jo zyrtarisht, mësojmë se ishin punonjësit e Komunales ata që lajmëruan policinë, ku pak më vonë Prelvukaj u arrestua.

Kujtojmë se Prelvukaj ishte ndër udhëheqësit e protestuesve nga Martinajt e Plavë e Gucisë, të cilët protestuan kundër vendosjes së deponisë së mbeturinave në afërsi të shtëpive të banimit dhe shumë afër burimeve të ujit të pijshëm i cili përdorët për disa fshatra.

Deri në këto momente nuk ka informacione nëse Prelvukaj është liruar. /MALESIA.ORG/

20 Comments

  1. Ne Evrope vetem shqiptaret arrestohen ! Kjo eshte absurd ! Qeveria e Tiranes dhe e Prishtines le te bejne sehir para kesaj situate te veshtire te shqiptareve te Malit te Zi dhe shqiptareve te Lugines Presheves !!!

  2. Kejo ka qene gja ma se e zakoneshme gjate pushtetit te Sali Berishes. Tani me qellim duan te testojne Ramen. Rama nuk mund te sheroje perr nje dite plaget qe I kemi fitua prej mosreagimit te Berishes. Jo vetem mosreagimit por edhe komplicitetit.

  3. Naim Prelvukaj ky burr i Plave e Gucise nuk do te thehet. Shkijet mund ta arrestojne e torturojne por ai nuk do te perkulet

  4. Ne shqiptaret nen Mal te Zi jemi si femija pa babe e nane, prandaj dhe sjellen ne kete menyre sllavo-shkijet.
    Duhet ti kemi 500 burra si Naimi qe i dalin zot vehtes edhe kur nuk ka ndihme te askujt, por nuk i kemi as 50 dhe jemi ku jemi… jemi neper biruca

  5. Pse Berisha nuk i paska lane tjeret fshatar me dale ne protesta por ka dale vetem njeni. Mos ba marak ti Rexhe se tash po ti dalin te gjitha te mirat ne drite Rames tand……

  6. deri sa Edi Rama ju nep te drejta maqedonve ma shum se popullit vet Shqiptaret ne mal te zi burgosen vetem se kerrkojn te jatojn pa mbeturina malazeze para sysh

  7. Te ki arrestua dikush prej malsiet a martinajve komentuesit kishin gjet me shkrua e me sha boll por e kan arrestua malazezt e spo kundershtohen do ci kallxohen trma e shahen me njari tjetrin.

  8. Besa Naimin nuk e ka burgose vetem policia , por bashke me te edhe vellezerit “patriot” Tahir e Mehmet Gj…..j. Keta ne emer te atdhetarizmit tash 2 dekada bejne ligjin ne kete ane. Me cdo pushtet ne Plave Guci kane pasur poste, por sic duket ka filluar tu dal boja…. Keta jane = me policine dhe qeverine…..
    Pershendetje vellezerve atdhetar te Plave-Gucise!!!!

  9. PO SHKRUEJ KETË KOMENT ME GERMA TË MLLAJA. TE DINI MIRË SE JU JENI SHUM I MATH NDERUARI Z. NAIM PËLVUKAJ! ZOTI U BËKOFTË. Me rspekt.shtjefën ivezaj, Lekaj Malësio e Madhe.

  10. Nuk i kuptoj disa komentues si puna e ktij anti rexhes qe cdo gja e lidh me edi ramen, per me e tregua burre te mire. Shtetet nuk merren me individe, ceshtje individuale. Naimi eshte burr i mire, shqiptar i vertet, por shumicen ne plav e bajn boshnjakt, sdp edhe LDneMZ, e kjo Komun ka vendos me ba deponin aty, keshtu qe Naimi e malsort e Plaves ta kerkojn problemin te Mehmet GJonbalaj, e te LDneMZ, jo te Gjukanovici, Rama, Berisha, etj etj. Se i veti e ka arrestua.

    • Pash Zotin ti e ke êmnin e mitr se met vrtet je jektû edhe komentin e ke jektû n’vêt.Kur te kuptojn Shqiptart e Malit Zi se vet e kem fajin ater kan me nis me kuptua se kâ duhet me xgijel.Berisha as Rama nuk çajn krye për Shqiptart jasht Shqipnijet.Demokracia e njeh veç shumicën e shumica i xgijeth prîsat e vet e ata pakica duhet me respektua.Komunistat nuk na kan vije e tash nuk na vijejn as partijat demokrate.Kurr nuk kem me dijt se çka duom e aj asht problemi yn.

      • Po more komunistat na kan vijej besa boll, edhe sot po i konsumojm te mirat e tyne, por na shpresuem se shpetuem prej tyne dhe u ngutem sepse duket se tash asht ne rolin kryesor nje i madh (dy metrash) ……

        • I neruoshimi Komision kurr nuk keme dijt se çka e kush asht problemi yt.Ti je hala te Enveri e nuk e prênon zânin e Popullit e zâni i popullit âsht zâni i Zotit,populli i xgijell prîsat e vet e ty t’duhet mei respektua

  11. Njerëzit që i bëjnë nder Kombit Shqiptar, siq i bën nder Naimi, janë të nderuar dhe të respektuar përjetësisht.

  12. Mos i luej Rexhen e Balen e disa te knaqen me te birin e Kristaqit noj dit se shpejt po e shohin edhe ata qe nuk jau ka plas dreqi syt chfare komunistit po udheheq vendin. Por ka mundesi qe komunista te rreshkun jan vete qyshe Xhaxhit dhe ashtu u pelqen

  13. Driton Abazovic ka deklarua: Djukanovici eshte Kryeminsstri me antishqiptare ne Ballkan
    Malesia kurr nuk ka qene me keq ne histori
    Fajtor number nje eshte Djukanovic. Per ne keq, per vehte fitore
    Koalicioni ma antishqiptare ne mes Partive-Shqiptare dhe Djukanovic
    Gjate nje viti barem 50 here Sali Berisha me pushtetaret e tije deklaronte qe shqiptaret ne Mal te Zi e kan poziten e kenaqeshme.
    Ma mire beni ndonje protest per keto padrejtesi sesa po me shet prralla.
    Deri tani Rama nuk eshte deklarua si Sali Berisha per shqiptaret e Mali te ZI, se po lulezojne ne te drejta.

  14. E di ne jemi faktori kryesor. Por nuk mund te qorrohemi me i thane te zezes e bardhe.
    Te ndegjohen tani partite shqiptare me rastin e ketij burgimi
    Partite shqiptare duhet te prijne e jo vetem duan perkraheje te popullit per rroga
    Populli kurr nuk eshte i marre.
    Mos pritni direktivat pertu deklarua.
    Me keta edhe ne Malesi menjehere shumica do jete Boshnjak

  15. unifikim pse vjen a pak ktu ne portal shqiptarsh? ti je ni njer kot ci vech po kqur mei percha shqiptart ne katolik-e musliman. ti menon se je tue me ba dam por ije aq kot aq i pafuqishim chi vech pe tregon vetin e menimet tua te ligshta dhe antikombtare

  16. O shyqyr qe kemi Davuda dhe e kemi te sigurte bashkimin, vetemse lypet ihere ta definosh ti vet chka je e mos te keshe nevoj me bind pjestaret e ketij portali se cilit besim i takon…..

  17. A ka mundesi ta sqaroj dikush,se çka eshte arrestimi,dhe çka eshte, ftesa per bisedime informative?
    Ky zoterija a u arrestua a u muar ne bised informative?
    Pra mendoj se titulli i ketij artikullit eshte i gabueshem,po mendoj pak bombastik.

Comments are closed.