Flamujt shqiptar në Bronx – Ndjehet festa e Flamurit (VIDEO)

Bronx 2012
Bronx 2012

Jemi në prag të 28 Nëntorit – Ditës së shpalljes së Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit, festë e cila kremtohet në të gjitha trojet shqiptare por edhe në diasporën tonë në Amerikë.

Në Bronx, në njërën ndër pesë lagjet e qytetit të New York-ut, rrugët kryesore të kësaj lagje të populluar nga numër i madh i shqiptarëve, zbukurohen nga qindra flamuj shqiptar që disa vite me radhë.

E gjithë kjo bëhet në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim me administratën lokale.

Përderisa emigrantët shqiptarë në Amerikë pa asnjë pengës, përkundrazi, të ndihmuar nga administrata lokale, festojnë 28 Nëntorin, në Tuz, në qendrën e Malësisë, shqiptarët autokton asnjëherë nuk përjetuan një organizim të tillë. Aq më shumë, Flamuri ynë kombëtarë është i ndaluar edhe me ligj. /MALESIA.ORG/


Video amatore nga Gjokë Gojçaj.