28 Nëntori i vitit 1912 është dita kur shqiptarët nga të gjitha trojet shqiptare, të bashkuar në Vlorë, shpallen Pavarësinë e Shqipërisë.
Edhe pse të ndarë në gjashtë shtete, 28 Nëntori është dita që bashkon gjithë shqiptarët, festa më e madhe e kombit tonë.
Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, në çdo cep të botës, Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë – Ditën e Flamurit.
Qoftë e bekuar Shqipëria dhe populli shqiptarë!
Ky Flamur bashkon gjithë shqiptarët pa dallim krahine, përkatësie fetare, politike etj. Ashtu vepruan shqiptarët ndër shekuj, ashtu vepruan me 28 Nëntorë 1912 dhe ashtu duhet vepruar e forcuar këtë pasuri që kemi dhe na bënë të veçantë nga gjithë popujt tjerë!
MALESIA.ORG