e plotësuar – Tuz-Malës (29.12.2013) (02:05h) – Në një aksident automobilistik që ka ndodhur sonte (e shtune) në Tuz, rreth orës 22, humbi jetën i riu Agron Lulgjuraj (22) nga Malësia.
Sipas informatave jozyrtare, automjetin e tipit Mercedes e drejtonte Aleksander Gjokaj në drejtimin Tuz-Vuksanlekaj. Për arsye tani të panjohura, Gjokaj humbi kontrollin mbi automjetin, doli nga rruga majtas dhe u përplas për disa shtylla ndriçimi dhe në bilbordin (shtyllën) e pompës së karburantit Lukoil.
Disa dëshmitarë okularë të cilët në ato momente ishin pranë vendngjarjes, thanë se menjëherë thirrën emergjencën të cilën, sipas tyre, e pritën 15 minuta. Për shkak të gjendjes së rënde dhe lëndimeve të mëdha ata nuk provuan të i lëviznin të aksidentuarit.
Sipas informatave që posedojmë jeta e Gjokaj nuk është në rrezik.
____________________________________________
Tuz-Malësi (28.12.2013) (22:50h) – Në një aksident automobilistik që ka ndodhur sonte (e shtune) në Tuz, rreth orës 22, humbi jetën i riu Agron Lulgjuraj (22) nga Malësia.
Në këtë aksident u plagos rëndë edhe A. Gjokaj (19) i cili në gjendje të rëndë u dërgua në Qëndren Klinike të Malit të Zi në Podgoricë. Mjekët janë duke luftuar për jetën e tij.
Lusim zotin që i riu A. Gjokaj të shpëtojnë kurse familjes Lulgjuraj shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta! /MALESIA.ORG/