Nikollë Gegaj: DPS i ka plotësuar premtimet e dhëna

Nikolle GegajFunksionari i DPS-së Nikollë Gegaj ka deklaruar se partia e tij do të mbajë premtimet e dhëna lidhur me statusin e Komunës Urbane të Tuzit.

Gegaj tha se DPS çdo herë ofron zgjidhjet më të mira për të gjithë qytetarët e Malit të Zi. Një gjë e tillë do të jetë edhe në rastin e Malësisë dhe statusit të ardhshëm të Komunës urbane të Tuzit, raporton RTMZ.

Ai tha se ata i mbajnë premtimet e dhëna dhe përmes bisedimeve me partitë politike nga Malësia është i besimit se do të vihet deri të zgjidha e cila do të jetë në interesin më të mirë për të gjithë qytetarët e Malësisë dhe e cila do të ketë mbështetjen e tyre absolute pa marr para sysh dallimet politike apo të tjera, dhe shtoi se DPS i ka plotësuar premtimet e dhëna çka dëshmon edhe kthimi i statusit të Komunës së Petnjicës e në procedurë është që edhe qytetarët e Guicisë të fitojnë komunën.
Jam i besimit se kjo do të ngjaj edhe me kthimin e statusit të Komunës së Tuzit, përfundoi Gegaj.

Megjithatë, në realitet DPS për qytetarët e Malësisë më së miri është i njohur për mosrespektimin e premtimeve të shumta. /MALESIA.ORG/