546 -vjetori i vdekjes së Skënderbeut

skenderbeuSot, më 17 janar 2014 mbushen 546 vjet nga vdekja e Gjergj Prijësit të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit (Skënderbeu). Ai lindi më 6 maj 1405. U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Pas mbarimit të shkollës ushtarake në Turqi, Gjergj Kastrioti “(Skënderi)” kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ikë nga Turqia e vihet në krye të shqiptarëve, të cilët i udhëhoqi në fitore për 25 vjet. Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. /Telegrafi/

NAIM FRASHËRI

Kruj’, o qytet i bekuar!
Prite, prite Skënderbenë,
Po vjen si pëllump i shkruar,
Të shpëtonjë mëmëdhenë

Shqipëtarët t’i shpëtonjë
Nga xgjedh’ e keq’e Tyrqisë,
Edhe ty të të nderonjë,
Që je krej’i Shqipërisë,

Ka pas trima shqipëtarë,
Që s’u trembet syri kurrë,
Ndë zëmërt të tij ka zjarrë,
Ësht’ i urt’ e trim e burrë.

Mirë se erdhe, o verë!
Që na prure mirësinë,
Dhe për shumë vjet të tjerë
E zbukurofsh Shqipërinë.

O Shqipërizë! gëzohu,
Se të erdhi prapë dita,
Lulëzohu, zbukurohu,
Të zbriti nga Zoti drita!

Edhe juve, o të vdekur,
Merri ngaha ky gas pjesë,
Që shkuatë buzëpjekur,
Nd’atë jetë, paçi ndjesë!

O moj vash’ e Shqipërisë,
Që më rri duke mejtuar,
Pa i xhvish rrobat’ e zisë,
Arriti dit’ e uruar.

Zbardhi fusha, ndriti mali
Nga armët’ e trimërisë,
Hingëllint’e s’mbahej kali,
Që sill mbren’ e Shqipërisë

Trimatë bashkë me mbretnë,
Me nxit posi vetëtimë,
U futn’ e zunë qytetnë
Me të madhe kërcëllimë.

Turqit, q’e kishin qytetnë,
Papandehurë e panë
Që u dha si drita, mbretnë,
Pa s’hapnë goj’ e gjë s’thanë

Se fjala po q’u dëgjua,
Që vinte i bir’i mbretit,
Shqipërija u lëshua
Edhe ju derdhë qytetit;

Burrat trima më s’mënuan,
Gjith’ u mblodhë posi reza,
Kryeqytetn’ e rrethuan,
Armikn’ e preu e zeza.

Zjente bota, tundej dheu,
U ngrit gjithë Shqipërija,
Duke thën’: “Erth Skënderbeu,
Erdhi vetë Perëndija.”

Mysliman’ e të krishterë
U derdhë për mëmëdhenë,
E kishin të bashkë nderë
Si vëllezërë që qenë

ISMAIL KADARE

Portreti i Skenderbeut.

Si ditë e plotë ai shtjellej
Me re dhe erë përmbi atdhe.
Një emër Gjergj e kish si diellin
Tjetrin si hënën, Skënderbe.

Dy brirë dhie kish mbi krye
Emblemë e vjetër e çuditshme
Sikur ta dinte që mes brirëve
Dy perandorë do të godiste.

Njëzet e katër luftëra bëri
Njëzet e katër vdekje theu
Çka mangut linte ditën Gjergji
Plotësonte natën Skënderbeu.

Pas vdekjes eshtra iu ndanë
Në mijëra varre ata u shtrinë
Gjithçka të shumtë ai e pati
Të vetme kish veç Shqipërinë.

14 Comments

  1. Historiani i njohur kroat studiues dhe njohes i mire i historise shqipetare,Milan Shuflaj thote se;”Skenderbeu ishte luftetari me i tmerrshem qe ka krijuar perleshja ndermjet Evropes dhe turqeve.Skenderbeu bashkoi embrionet e shumta te shtetit ne nje shtet te vertet i cili pas renjes se Stambollit,Serbise dhe Bosnjes ishte i vetmi shtet i madh kristjan i Ballkanit.”
    Edhe sot kudo qe jetojne shqipetaret qysh nga djepi,nenat shprehin deshiren qe femija i tyre ti ngjaje Gjergj Kastriotit;
    Ty or djale te ka fale Zoti,
    mu bafsh trim si Kastrioti.
    Ti mu rritsh mu bafsh si beg,
    dalsh si i dyti Skenderbeg.
    Ne disa vise grate shqipetare ne veshjen kombetare grate manifestojne edhe sot me shamine ose shoken e zeze,pikellimin e kombit per vdekjen e stergjishit te vet.

  2. Ku je more Skenderbe ?
    si duron ti nen dhe?
    nuk te vjen keq per ne?
    Te ngriemi te luftojme,
    shkijet ketej ti debojme,
    Malesine ta shpetojme,
    e lir e me nder te rrojme.
    Sa rrojta su turperuam;
    te gjithe bashke leftuam,
    por tani u afrua
    dit’ e fundit dhe per mua,
    Gjithe kete dite presem,
    kemi lere e do te vdesem;
    njeri per jete s’ka mbetur,
    dheu te gjithe i ka tretur;
    Po lum kush eshte perpjekur,
    dhe per atdhene ka vdekur……….
    CAJUPI.

  3. Jo , jo . Ne nderojme Sulltan Mehmetit-Fatih, Armikun e Skenderbeut.

  4. Po,maimadhi heroj çi e kapa Balkani gjithmon,E ûli Turkun në g’jû,por pas mênimi s’êm ka bâ i gabim t’math. Kur e ka lirua komin prej Turkut,ite dasht me forcua shtetin Shqiptar,mei bashkua ato fise se pas dekjes tij nuk ka kris ma pushka për mei ruojt ato toka çi i ka bashkua Gjergji.Jâta kallzon se nuk ka bâ kujdes se çka kame kên pas tij e si t’kishinpa prit princat Shqiptar me shkua Gjergji e meja dorzua prap komin Turkut.25 vjet e besoj se âkên koh both me forcua gjeverin. Vet nuk jâ expert për histori por,por pas libravet çi i kâm lexua kurr nuk ka mujt mei integrua princat e tokat e tyne.Ka luftua tepër shum rreth e rreth pas çi e ka lirua Shqipnin, po, edhe ën Hercegovin ka shkua me luftua e nuk dij pse.

  5. Medresa ne zemer te Malesise, ne Milesh, mban emrin e gjakpiresit shqiptar: Sulltan Mehmet-Fatih.

  6. Gjergj Kastrioti, Kryezoti i Arbnis. Njeriu ci sakrifikoi jeten per Lirin e popullit Arbnor dhe Europ, kunder pushtuesit mongolo-aziatik ma barbar ne gjith historin e njerzimit. Per sa ishte gjall kamba e turkut nuk shkeli mbi Arbni. Fatkeqsi e madhe asht se at e tradhtoi Hamza Kastrioti i cili e kite Nanen Turke. Kjo tregon se per ne Shqiptaret tradhtia konsiderohet si mekat i natyrshem dhe pa ransi, kurse ne popujt tjer ikte koka. Me tradhtin e tij, Shqipnia humbi 1 Skenderbe te dyt potencial i cili munt ta kite ndryshua me rranje historin e saj te mavonshme. Fati deshti ndryshe: I lindun dhe i rritun en Turqi, Hamza e nisi jeten si turk dhe e mbaroi si turk.

  7. Me bane me qeshe more Kastriot po a ke prit se kane me ja qite emrin asaj medrese Gjergj Fishta..jo more burre ajo eshte ndreq per me i perca shqiptaret ne mes vedit, se shume pake edhe dinoshjan e mileshjan shkojn ne ta…pore ajo edhe mesimet i bane ne gjuhen Serbe..hajde dreq hajde po ne persmarit e kemi..Atje ne Kruje te Kastriotit e treguan vehten vllezerit e fese islam me ndreqjen a asje kishe te vogel SIMBOLIKE per vllezerit e vet te krishter. Paten fidhua edhe ne Drenic me ndertua nje Kishe katolike shqiptare, sepse aty u gjeten themelet e nje kishe para 400 viteve kure atje kishin jetuar nja 50 familje katolike, pore me te ndegjuare vendasit Drenicak u versulen dhe e ndaluan punimin e saje dhe i kercnuaen ata qe do te permendin ma nje gje te tidhe..Prandaj dallim i madhe ne mes…

  8. te shqiptareve ne DRENIC dhe atyre ne KRUJE e shifni cfar diference, e besa edhe ne Malsi qe jemi te gjithe mjedhi i njaj thesi kemi probleme bolle ne ket drejtim, por ishalla kthen zoti faqe prej neshe..ne ket drejtim..Tashe do ta punojm nje kishe te vogel ne LUTUTUK e duem me ja qite emrin Sulejman Brahimi…ose OSO KUKA..do te behet mire tashe Komuna e Plot i rregullon te gjitha.kure ti marrim ne Malsoret punet ne doren tone dhe ateher edhe .populli duhet me u edukua se kishat e xhamit ate pune do te bejn gjithmon me ctua besimtaret e vet, apo grigjen e vet si i thone ata..ju pershendes

  9. Po pse po habitet Malësori sot kur e këthen fisin prej Vulaj n’Vulević ose Gjokaj Gjokić,Nikprêlaj Nikprelević,kur 90% kan trnua,fis êmën e fe pas Kastriotit.Pse nuk e ka marr Hamza Kastrioti pas Gjergjit shtetin ën dor e me ruojt ata çi e ka lirua Gjrgji.I qinher kam dvet: “Kush jem na”, por kurrkush nuk ka mujt mem dhan përgjegje.Pse e ka derrdh gjakun Gjergj Kastrioti me ushtri 25 vjet,pse e ka derrdh gjakun Ded Gjon Luli me Malësor? A e ka derrdh Gjergji gjakun për nân t’Hâmzes, ose Ded Gjon Luli për Ismail Qemalin,çi e la gjysën e Shqipnis nar okupacion.Çfar dadhimit asht dërshe Hâmzet, Qemalit,Enverit e sot politikanvet e Maslësis?.

  10. sot tek shqiptart mashum bahet kuvet per gjergj kastriotin ci ka luftua kudra turkut ci sot spo e kem problem kur se per adem jasharin ci ka luftua kudra serbve ci edhe sot kem problem prej tyne nuk permendet si mos tki egzistua,fjalen e kam per katolik se ose treben me ba debat per shkije e serb ose va majn krahun ortodoksve se ata kan kryq e turqit jo.me pelqen ni me nofken qwinsastorija a dicka ashtu ku vet aj disaher ne kyt portal I kritikon pra shqiptart katolik se edhe aj asht katolik ci pse flitni per turq e I shani kur se shkijet nuk I shani ci edhe ata na kan vra e ba tana te kqijat sot pra ne luft me kosoven ci e kem perjetua e pa.pra gabim se ma shum flitet per ni luft ci as ni se ka pa as perjetua prej atyne ci jan gjall sot e per luft e masakra ci jan ba tash disa vite nuk…

  11. Postimi i Hashim Thaqit ne FaceBook

    Pesë shekuj e 46 vjet më parë pushoi së rrahuri zemra e gjeneralit të përmasave evropiane, themeluesit të shtetit mesjetar të Arbërit, Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur atlet dhe kapiten i krishterimit, historia njëzet e pesëvjeçare e rezistencës të të cilit u shndërrua në themel të ndërgjegjës sonë kombëtare.

  12. Pajtohem me te gjitha qe ka shkrua Pasqyra E Ngjarjeve, por nuk po mundem pa e ba nji sqarim ne shkrim te tij.
    E vertete asht se Mileshjanet e Dinoshjane pak shkojne ne kete medrese nizame, por kjo nuk asht rezultat i patriotizmit shqiptar por e mungeses se inteligjences karshi provimit pranues.
    Jam i bindun se nxansat me te mire te “myslimanve” vino jane kete medrese tye helmatis vehten me ideologjine e urrejtje a te cdo gjeje qe nuk eshte myslimane.

Comments are closed.