Që në vitet e 60’ të shekullit të kaluar, e ndoshta edhe më heret, Malësorët nga zona e Malësisë së aneksuar nga Mali i Zi filluan të shpërgulën në vende të ndryshme, e veçanarisht në Amerikë. Arsyet ishin kryesisht politiko-sociale të servirura nga regjimet antishqiptare, që detyruan vet ata t’a braktisin tokën e baballarëve. Për fat të keq, edhe sot fenomeni i shpërnguljes vazhdon të jetë një ndër plagët më të mëdha për këtë popull autokton.
Nuk kemi statistika të sakta, po thuhet që për nga numri, malësorë që jetojnë e veprojnë vetëm në Amerikë është i dyfishuar, krahasuar me vendlindjen. Edhe pse larg me kilometra, ata as në një moment nuk harruar Malësinë, aty ku lanë paraardhësit e tyre, familjarët e të afërmit, por që në çdo kohë, kontribuan nëpërmjet mënyrave e profesioneve të ndryshme, ndihmuan në shumë fusha që ajo, e jo vetëm, por edhe kombi të lulzojë.
Edhe pse nuk i dedikohet personalisht atij, unë në këtë shkrim, nuk mund pa përmerd Athanas (Lucë) Gegaj, doktorin e parë të shkencave nga treva jonë, i rënditur në majat e piramidës me figurat më të spikatura të kombit, që si model i Malësorit të shkolluar kontribuoj e punoj në atdhe, Evropë, e më vonë në Amerikë për Malësinë e gjithë kombit, ku edhe i pushojnë eshtrat. Rrugën e Athanasit e kanë ndjekur shumë Malësorë, ata vazhdojnë edhe në ditët e sotme, kontribojnë pothuajse në të gjitha sferat e jetës, ndër ta, padyshim janë edhe Malësorët e nderuar që bashkohën në organizatën FH “Malësia” me seli në New York, që këtë muaj festojnë Përvjetorin e Njëzetë të themelimit.
Të flasësh, apo të shkruash për dy dekada punë të palodhshme të kësaj organizate, drejtuesve e përkrahësve, është e pamundur t’i thuash të gjitha , por unë do të mundohem që së paku në mënyrë modeste të përkujtoj mundin e saktificat që dhanë plotë dy dekada me radhë. FHM në vete grumbullon malësorë autokton, të shpërngulur nga vendlindja e tyre për të gjetur fatin e vet në tokën e premtuar, Amerikë. Grumbullon malësorë të ndershëm, të shkolluar, punëtorë të pa lodhur të çështjes kombëtare, që me veprimtarinë e vet njëzetë vjeçare dëshmuan se sa e duan Malësinë, e kombin në përgjithësi. Edhe pse do të kishte mjaft të flitet e shkruhet personalisht për secilin prej tyre, unë do të ndalem në kontributin e organizatës që ata drejtojnë, sepse me paraqitjen dhe angazhimin e tyre, padyshim kanë dëshmuar se punojnë të gjithë së bashku, për të njëjtin ideal. George Wasington Carver pohonte që ”Arsimi është çelësi për të hapur derën e artë të lirisë”. Arisimi i të rinjëve malësorë ishte ndër shtysat kryesore që FHM filloj veprimtarinë e vet. Prandaj jam i mendimit që edhe vetë anëtarët, themelues kishin, u mbeti parim edhe në ditët e sotme ndimesa gjerenaratve të reja në arsim sa më të drejtë, që në këtë mënyrë të rinjët tonë të kenë çelësin e të gjitha portave në të mirën e Malësisë dhe më gjerë.
FHM pa ndërprerë që në vitin 1994 e deri në ditët e sotme, ndanë bursa studentëve, numri i tyre arrin në 353, e që është 70 % e mjeteve të shpërndara. Ata (anëtarët, përkrahësit) ndanë kohën, angazhimin, të ardhurat e fëmijëve, e afërmëve të tyre që të gëzojnë shumë studentë e familjarë të tyre. Pata rastin disa herë të dëgjoj studentë malësorë që pohonin, dua të vazhdoj studimet, sepse FHM do të më ndihmojë. Edhe unë personalisht isha një vit përfitues i bursës nga fondi. Ajo më gëzoj shumë, mos të flas për ndihmën materiale, por edhe përkrahjen morale. Më motivoj, më frymëzoj që të punoj edhe më shumë, sepse është dikush, edhe pse nga larg, vëren, ndihmon dhe vlerëson mundin tënd. Mendoj që një gjë të tillë e kanë përjetuar dhe përjetojnë të gjithë studentët përfitues të bursave nga fondi, e jo vetëm ata, por edhe prindërit e të afërmit e tyre, të cilët ndoshta kanë ndarë, e ndajnë ditës-ditës kafshatën e gojës për të shkolluar fëmijët e tyre. Unë personalisht konsideroj që ndihma Juaj drejtuar Malësisë, studentëve, në formë burse është investimi më largpamës, më i qëlluar për vendin tonë. E them kta për faktin se rinia është e ardhmja e një vendi, me shkollimin dhe arsimimin e drejtë të tyre padyshumi që Malësia do të ketë të ardhme të sigurt. Me ketë mënyrë të investuari Ju po e dëshmoni patriotizmin dhe dashurinë për atdheun, jo vetëm me fjalë, por me vepra! Një fjalë e urët thot se ”Arsimi dhe qytetërimi i ngjajnë diellit, që kur lind ndriçon vetëm majat e maleve të larta me një dritë të zbehtë, por pa shkuar shumë gjatë, i forcohet drita dhe nga shkëlqimi i tij përfitojnë përrenjtë më të thellë dhe fushat e luginat”… Andaj sot , pa shkuar shumë gjatë, shihet edhe drita Juaj, edhe pse larg nga gurbeti, në Malësi po rrezaton çdo ditë e më shumë, ku për fat të mirë ish bursistët tuaj janë profesorë në disa qendra univeristare në vend e rajon, me gradat më të larta shkencore. Kemi arkitekt, mjek, magjistra, regjisor, inxhinier, ekonomistë, biolog, kimist, mësues, juristë, sportistë, politikologë, gazetarë, psikologë, pedagogë, gjuhtarë, historian etj., që secili në profesionin e vet do të jap (shpresoj) kontributin e vet për arritjen e qëllimit tonë të përbashkët, prosperimin e shoqërisë sonë në çdo lëmi. Sot falë ndihmesës suaj Malësia çdo ditë e më shumë po plotësohet me kuadro, të profileve e gradave të ndryshme, të shkolluar nëpër disa qendra universitare në rajon. Jam shumë optimist që seceli në fushën e vet, çdo ditë e më shumë do të punoj për të mirën e gjenarate që vijnë, në këtë mënyrë të ngritet vetëdija kombëtare dhe të ruhen ato vlerat më të shtrenjta që paraardhësit tonë me aq zili i ruajtën, duke i trashëguar brez pas brezi, këtë gjë duhet ta bëjmë edhe ne, që e ardhmja, identiteti Malësi, kurr mos të rrezikohet!
Vetë fjala”humanitar” tregon qendrim njerëzor e fisnik, dashuri të thellë e kujdes për njerëzit, që punon për të mirë e tyre etj., andaj edhe FHM me humatetin e vet ka ndihmuar jo vetëm arsimin e të rinjëve, por që nga fillimi i veprimtarisë së vet kontribuoj për humanizëm , u solidarizua me të gjithë ata që u duhej ndihma. Me mjetet e grumbulluara nga vetë antarët e përkrahësit, u shëruan disa persona nga treva e Malësisë, u ndanë edhe të holla për shumë familje në nevojë, si dhe familje të rrezikuara nga shkaqet e ndryshme, poashtu edhe refugjatëve të luftës së Kosovës, duke u bashkuar edhe me organizata e individë tjerë në SHBA që ndihmuan financiarisht kosovarët, poashtu duke qenë pjesë demonstratave të shumta për çëshjen Malësisë dhe trevave tjera shqiptare të organizuara në Amerikë. Nuk ka kaluar ndonjë aktivitet me vlera mbarëkombëtare në trevën e Malësisë, si “Kongresi i Alfabetit”, “7 Marsi”, “ 6 Prilli”, “28 Nëntori” etj., e që FHM mos ishte sponsor gjeneral apo parcial. U shënuan Akademi e orë letrare, u botuan e promovuan disa vepra me vlera të rëndësishme kultore e kombëtare të fushave të ndryshme, nga autorë malësorë, në mbështetje të FHM. Në mënyrë të pandërprerë, edhe pse larg nga vendlindja dhe trualli arbëror, ishin organizorë e bashkëorganizatorë të shumë festimeve e ngjarjeve me vlera të larta kombëtare në komunitetin e tyre, në New York, duke sjell atje edhe personalitete shqiptare të njohura nga Malësia, Kosova etj.. Çdo herë që ishin në pyetje çështjet e Malësisë në aspektin politik, ata ngritën zërin në mënyrë unike, duke mos bërë në asnjë moment ndasi ndërmjet Malësorëve, duke mos përkrahur njërin apo tjetrin individ, njërën apo tjetër palë, por gjithnjë duke paraqitur argumente për unitet, duke mbetur në këtë mënyrë organizatë e kulluar apolitike, duke u bërë pjesë e atyre organizatave me vlera të larta kombëtare që vepruan, e veprojnë dekada me radhë në Amerikë. Sipas drejtuesueve të FHM shuma e të hollave që është dedikuar Malësisë për çështjet e përmendura më lartë, e shumë të tjera, kalon shumën e 1.000.000 $ (një milion dollarë) amerikan, në njëzetë vite veprimtari, të gjitha të grumbulluara nga vetë atëtarët dhe përkahësit e tyre, komuniteti malësorë në New York e gjetiu në Amerikë. Këto janë argumente që dëshmojnë sakrificë të madhe për çështjen e Malësisë të këtyre burrave të palodhur të çështjes kombëtare. Lind pyetja: “Çfarë ne po bëjmë në Malësi për ta nderuar e kujtuar punën tuaj e diasporës sonë në përgjithësi ? Për fat jo të mirë , deri në këto momente pak! Duhet veçuar një organizim madhështor që është bërë nga ish bursistët tuaj me përkrahje të TVBoin dhe Nikollë Nikprelaj, verën e kaluar në hotel “OSISIS” në Tuz. Vërtet ky manifestim ishte shumë dinjitoz, ku të hollat e mbledhura aty, iu përciellën FHM në shenjë respekti dhe nderimi për punën njëzetë vjeçare. Në këtë mbrëmje humanitare muarën pjesë emrat më të spikatur të estradës sonë nga të gjitha trevat etnike shqipare, Nikollë Nikprelaj nga Malësia, Ilir Shaqiri nga Kosova, Kastriot Tusha nga Shipëria, Selami Kolonja nga Maqedonia dhe Enkelejda Arifi nga Çamëria. Qëllimi parësor i organizatorit ishte afirmimi dhe njëfarë mënyre respeketimi i punës së FHM, sese edhe aspekti finaciar. Poashtu kjo mbrëmje nga vetë organizatorët u konsiduerua si fillim i festimeve në vigjilien e Njëzetë të FHM. Manifestimi në fjalë u përkrah masovikisht nga qytetarët të ardhur nga shumë vende shqiptare dhe diaspora, duke e cilësuar si më të mirin e këtij karakterit që është organizua ndonjëherë në trevën e Malësisë, veçanarisht nga anëtarët e FHM që një pjesë e tyre ishte edhe prezent aty, kryetari dhe sekretari, z.Ëjllo Berishaj dhe z.Kolë Cacaj, ku edhe muarën dekoratën nga organizatorët dedikuar fondit. Këto fakte, ne si isht bursistë, organizatorë të mbrëmjes, na gëzojnë pa masë, edhe për një arsye tjetër më shumë, se kënga “NË NJË FLAMUR TË PANDARË”, e cilësuar himni i 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, për herë të parë u interpretua në trevën tonë. Me këtë ngjarje Malësia, si pjesë e trungut të pandarë shqiptarë, hyri kokëlartë në vallën e të gjitha trojeve tjera etnike, e kjo pikërisht ndodhi për të nderuar Ju dhe të gjithë diasporën tonë dashur. Shpresoj që manifestime të ngjajshme të shtohën në trevën e Malësisë, dhe në këtë mënyrë të qitet edhe më shumë në dritë veprimtaria juaj dhe e gjithë diasporës Malësore në përgjithësi. Jam shumë i sigurt që nga arye të shumta jeni demotivuar në punën tuaj të shenjtë, duke ju kritikuar, qortuar, ndoshta edhe fyer, kjo ndodh pothuajse në çdo profesion, e sidomos në ato jofitimprurëse, që ju konkretisht e bëni. Mendoj që këto “kritika” i bëjnë individë të cilët Malësinë e Malësorët i shohin me një prizëm tjetër, që apsolutisht bie ndesh me qasjen e parimet tuaja të shenjta. Apeloj që kjo mos t’u brengos, por t’a vazhdoni punën tuaj për gjatë mot! Me shpresë që të jetë ashtu, dhe në të ardhmen veprimtaria Juaj të zgjerohet edhe më shumë, Ju përgëzoj përzemërsisht duke uruar Njëzetë Vjetorin e themelimit, me shëndet, suksese e gjithë të mirat në veprimtarinë tuaj, t’a festoni edhe shumë dekada të tjera.
Gëzuar!
Marash Dukaj, ish bursist
Master i psikologjisë shkollore
Tuz, Malësi më 20.01.2014