Në zgjedhjet lokale në Ulqin të cilat po mbahen sot marrin pjesë 9 lista , kurse të drejtë vote do të kenë 19 mijë e 169 votues, njofton kryetari i Komisionit zgjedhor komunal Jakup Murati.
Vendvotimet u hapen në ora 7 dhe do të mbyllen në ora 20 të mbrëmjes. Komisioni zgjedhor komunal ka caktuar me short renditjen e listave zgjedhore në fletëvotim.
Në vend të parë është Mali i Zi Pozitiv, pastaj Fronti Demokratik, kurse në vendin e tretë Partia Boshnjake. Në numrin 4 është SNP, kurse pasojnë Forca dhe UDSH. Në vend të 7 është DPS, në të tetin Koalicioni së bashku për të ardhmen e Ulqinit, kurse në vendin e 9-të SDP. Kuvendi komunal i Ulqinit numëron 33 këshilltarë.
Subjektet politike shqiptare garojnë në tri lista, Forca, UDSH kurse në listën e tretë është koalicioni në mes Partisë Demokratike, Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Perspektiva. /MALESIA.ORG/