Një ndër vlerat kryesore të çdo njeriu është ti ndihmosh tjetrit. Ky institucion tek ne është shumë i theksuar.
Shkurt e Shqip, a mund ti ndihmosh në Malësi mikut, shokut, prindërit, moters, vellaut, bashkshortes, femijes nëse ka:
1. Sulm në zemër
2. Helmim
3. Thyerje eshtrash
4. Lindje të parakohshme
5. Infektim të brendshmen
6. Shtypje të lartë të gjakut
7. Temperatura të larta posaçërisht tek femijet dhe te moshuarit
8. Therje
9. Apo ndonjë rrezik tjetër
Secilit nga ne mund ti ndodhe diçka e tillë, një sulm në shëndetin tonë i cili nuk të jep shumë kohë për shpëtim të jetës.
Ne malësorët me jetë e kemi paguar disa herë faturën e të mos pasurit së paku një dhomë emergjence. Me Jetë e kemi paguar.
Ne Amerikë furgonat e emergjencës rrinë neper pompa, qendra tregtare, apo ndonjë vend tjetër me qellim për të qenë pran njerëzve për të shpëtuar jetën e një njeriu.
Edhe kur vjen emergjenca, nga e cila varet jeta e një njeriu, kalon me veshtiresi.
Këtu jetoje rreth 11,000 frymë.
Martin M. Bojaj