Malësia Komunë e plotë si të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi

Sytki NdrecajDuke ndjekur me shqetësim të madhë por edhe duke qënë kurdoherë i impenjuar në zgjidhjen e problemeve të Malësisë për të mundësuar ma të miren e mundshme për mbarë bashkëmalësorët e mi mendova të paraqes pikpamjet e mia në lidhje me çështjen e statusit që duhet të ketë Malësia.
Që në rrjeshtat e parë të këtij shkrimi unë dua të shpreh pikpamjen time të pakundërshtueshme se unë jam që Malësia të marrë statusin e Komunës së Plotë siç janë të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi. Pikpamje të cilen unë e kam mbrojtur kurdoherë në çdo takim individual, me grupe interesi por edhe publike e  mediatike kjo siç edhe kur kam qënë në pozicionin e Nenprefektit të Malësisë së Madhe, por edhe tani ndonëse me një detyrë që nuk ka të bëjë me politiken por me profesionalizmin.
Po të veshtrosh në retrospektivë në të gjitha negociatat me qeverinë malazeze të bashkuar edhe me qeveritarë shqiptarë kandari i rëndesës ka peshuar me humbje për malësorët ( pavarsisht perfitimeve politike të partive shqiptare ).

Duke u ndihmuar nga shumë dokumentarë ndër vite nga Portali Malësia.org, apo në emisione të drejtëpërdrejta nga TV BOIN etj media ( të cilat dua ti falenderoj për punën informuese që ato kanë bërë në gjithë ekzistencën e tyre ) kam vënë re se shprehjet nacionale të lidërve politikë e pushtetarë të Malësisë kanë qënë deri në maksimumin e duhur, por kur ka ardhur koha për vendosjen e fateve të Malësisë kanë rënë pre e pëfitimeve pushtetare për të mos thënë kompromentuese nga më të rendomta.
Besoj se tashmë e njoh mirë politiken e politikanët e pse jo edhe pushtetarët në Malësi e do isha shumë i lumtur po qe se do dali një nga ato dhe të mi hedhin poshtë mendimet e mia rreth çështje së Malësisë e sidomos kur ka të bëjë me statusin e saj. Mua asnjëherë nuk më kanë interesuar emrat e përveçëm ndaj edhe nuk dua të merrem me to por e rëndësishme ka qënë dhe është për mua dobia që ato kanë sjellur për Malësinë tonë të përbashkët.

Le të flasim më qartë: Para vitit 2006 u bënë demostrata, tubime, takime të ndryshme mes politikanëve, pushtetarëve, një pjesë të banorëve malësorë ( shih dokumentarin e TV.BOIN ) e një pjesë e mirë e atyre politikanëve apo liderve politikë që trumbetoshin më të madhe për Komunë me të drejta të Plota ranë në gjumin letargjik të përfitimit të pushtetit dhe u arrit të merrej vetëm Komuna Urbane nën suazen e Potgoricës. Edhe pse u drejtua pushteti nga malësorët nuk u kërkua asnjëherë bashkëbisedime për të ardhmen e Komunës por vetëm u kapen me njëri tjetrin se kush duhet ti prijë listave për në Kuvendin Komunal në Tuz e Potgoricë apo kush duhet të jetë kryetari i Komunës Urbane. E përseri në vitin 2010 u votua për Komunë Urbane nen suazen e Potgoricës.

U bënë zgjedhjet parlamentare të fundit në Mal të Zi dhe partitë shqiptare në vend që të mendoshin për bashkim në marrjen e sa më shumë mandateve u ndanë në katër kualicione e duke sharë njëri-tjetrin për tradhti ndaj interesave malësore u muaren vetëm dy mandate. E përsëri kur ishin të gjitha shanset për të arritur marëveshjen për Komunën e Plotë të Malësisë deputetët dhe kualicionet e partive shqiptare renden se kush më parë me afrua votën për qeverinë aktuale malazeze. Premtimi më i madhë që moren partitë politike shqiptare e në veçanti ato malësore ishte që në Shtator të 2013 do të organizohet një referendum konsultativ për Komunen e Malësisë. Perfundimi as ky referendum nuk u arrit të bëhej pasi ishte që në fillim një mashtrim i radhës e vetëm për të matur pulsin politikanëve malësorë. Kush mban përgjegjësi për këtë dështim? Unë mendoj se jo qeveria malazeze ( pasi ajo këtë deshiron të marri kohë sa herë ka zgjedhje ), por politika e politikanët malësorë shqiptarë të cilët sot nga dështimi arrijnë të hedhin fraza se herë jemi në qeverisje e herë jemi në opozitë kur deklerata publike për këto qendrime kanë qënë se jane në bashkëqeverisje.

Tashmë që po afrojnë zgjedhjet për pushtetin vendorë dhe përsëri po hidhet në treg nga qeveria malazese se duam ti japim të gjitha të drejtat Komunës së Malësisë por vetëm me një kusht të vogël që të votohet edhe për Potgoricë. Në cilen ligjë bazohen ato. Në cilin nen të Kushtetutës së Malit të Zi është e sanksionuar kjo formë vetqeverisje lokale. Mendoj se asnjë ligj apo nen të kushtetutës nuk e parashikon atë por fantazia qeverisëse për ti lënë përsëri malësorët nen suazen e Potgoricës. E çka është më thelbësorja politikanët e partitë shqiptare malësore jo vetëm që shprehen dakort por vrapojnë ta marrin gjithsecili si pronë të veten duke e theksuar si përfitim të madhe për komunitetin malësorë atje. Pse duhet që Komuna e Malësisë të quhet e Plotë kur voton edhe për Kuvendin e Potgoricës? Pse në marëveshjen ( që edhe pse mbahet e fshehtë ) sipas informacioneve që kam është rënë dakort që brenda mandatit të ri malësorët paskan të drejtën e referendumit për ndarje kur fare kollaj mundet që tani tu jepet e drejta për Komunë të Plotë si gjitha Komunat e tjera në Mal të Zi?
E po dy proverba të popullit shqiptarë e shpjegojnë fare qartë atë çfarë e mban peng të drejten për Komunë të Plotë të Malësisë: “  lepuri flë gjetkë “ dhe “ dardha e ka bishtin prapa “. E këto proverba filozofike shqiptare në rast se nuk i kanë mësuar politikanët e lidërët poltikë shqiptarë në Malësi te shkojnë tua mësojnë në Potgoricë pasi ata e dijnë shumë më mirë.
Unë për nga natyra nuk kam qënë kurrë ekstremistë nacioanlistë por kur shoh se me veprimet e lartpërmendura kërkohet tu hidhet hi syve bashkëmalësorëve të mi unë nuk mund të heshtë por duhet të tregoj  patriotizmi e pavonuar pasi thotë përsëri një proverb filozofike e popullit shqiptarë se “ urtia pas kuvendit e trimëria pas lufte nuk të duhet ma “.
Ndaj sa nuk është vonë të mblidhen gjithë njerëzit e përgjegjshëm në Malësi pa as më të voglin dallim politik, fetar e krahinor dhe të kërkojnë të drejtën e tyre për Komunë të Plotë si gjitha Komunat e tjera në Mal të Zi. Në të kundërt kur të vijë koha e referendumit nuk e di se si ka për të qënë raporti i shqiptarëve në Malësi. Dhe atëherë do zbatohet  shprehja e sllavëve se“ çakenjtë do qeshin ndër male “. E të mos ndodhi kjo ti thirret arsyes e logjikës së shendoshë mbarëmalësore pasi të gjithë ia kemi borxh Malësisë.

Me respekt për gjithë bashkëmalësorët
Sytki Ndrecaj
Koplik, Malësi e Madhe
Datë 24.01.2014

63 Comments

  1. Z. Sytki. Ndrecaj kemi shum respekt ndaj jush por Shkiet e Podgorics i njofim ma mir ata tri her folin e pes her rrejn ( mashtrojn ) te njajten gja na ikan msue elle do Malsor ci merren me politik i kan ba pr veti nuk asht e vertet se kur te napin Komunen e plot nuk asht e barabart si ato tjerat se u lypen votat tona e gjith mon kryetari e tan puntort e Komunes kan me kjen ne favor te DPS tash 25 vjet i ndjeri Gjergj Daku Gjokaj e Deputeti i Malsis nat koh Lek Pjetri Lulguri kan krkue Komunen por hala pa sukses ✊

    • Âsht barej me kûvêt ashtû,triher folin e pêsher rrêjn Malazest,e kurrkush nuk thot se sa her folin e sa her rrêjn,Shqiptart,Malësort.Kur kini me kuptua,iher e përgjithmon se tân fajin e kem na e jo Malazest.Kush e xgijell DPS-in, Boshnjakt e UDSH-in??O i neruoshimi Martin Uli,Malësori e Malësori e jo Malaziu se kurrkush nuk vjen prej Podgoricet me votua rër Komunën e TUZIT.Malësori nuk i beson ma politikanit Malësor se qysh P.M e Ma
      .Gj nuk kan luojt as me gisht t’ vogël për Malësi e për Malësor.Sot e kem i soj demokraciet por politikanat e Malësis nuk dijn çka âsht demokracia se hala jân n’ato âdrra socijalizmit e UDB-et,ata kujtojn se nuk munet kurrgjâ me trrnua.

      • ….Ata jân përhap n’për partija,demek,Shqiptarit e hîjnë prap ën koalicion me Malazes,ater me kên edhe ma keq,nuk dijn kû jân e çka bâjnë,por nae shesin mjegullin se e duon komunën e plot.Âshtû
        ka da edhe Çunmulaj por kur,nfund t’mandatit por ater nuk i ka besua Malësija se e don primêt e ka xgijell PDS-in.

  2. Te lumt i nderuari Sytki.
    Ti i njef shum mire politikanet lokal te malsis, kjo eshte aresyeja pse je kaq i shqetesuare.
    Tradhtija e radhes ka perfundua!
    Une kam te gjitha informatat per pranimin e marrveshje ne mes te DPS dhe te partive shqiptare!
    I vetmi shqetsim i tyre ka qen pozicjonimi sa ma i mire dhe dobite qe ju sjedh kjo tradhti per interes personale!
    Ti Sytki, i njef shum mire keta, sepse ke marr pjes ne negocjatat per bashkimin e faktorit shqiptare, i njef shu ma mire se diaspora te cilen po mundohen ta manupojne!

  3. E more Sutki shume i fute hundet edhe ti pa lidhje ju atej kufirit thoni ja fute KOTE edhe ti mtashe po ja fute KOTE… shume lehte me shkrua e me ba patriotizem ma mire me thane folkloropatriotizem, po me thane realitetin ashte pake ndryshe..Cka mundet dhe cka nuke mundet jane dy gjana te kunderta me njana tjetren..Te gjithe duem komunen e plot me teritore ku edhe Koshtica e Korita e te gjitha keto ishin dikur tonat, pore sna i napin tani kumar dhe dashamiri ime. Te lumte per superlative dhe ato qe ti kerkon, edhe ne i duem, pore si te fitohen ato..Pyetja eshte me hy ne tren apo me mete jashte.Ky M.Pjetri po ta thote troce e shqip, kjo pune duket se ka marre funde, do te arritet nje marreveshje jo krejt si duhet pre nja 70% ma mire se kjo URBANE, prandej pranoni realittetin dhe shifni se…

  4. Zoteri Ndrecaj. Shifet se e njef shum mire situaten ne Malesi pertej kufirit. Ket qe thua ti e dijme te gjithe dhe shumica nga ne nuke jemi ne pozit per te ndryshuar gjendjen aktuale, te cilen per fat te keq po e mbeshtet edhe Tirana. Nese nuk gabohem, edhe Ju personalisht keni ndikuar me pjesemarrjen ne organizimin e 100 vjetorit te Kryengritjes qe organizoje Nikoll Gegaj me DPS.
    Pasi qe keni aftesi te shkruarit dhe keni Bosin tuaj ne krye te parlamentit Shqiptare, ju lutem atje dergoj shkresat tuaja. Malesia munde te shkrihet e tera ne pamundesi per te ndryshuar situaten Nese nuke e kemi mbrojten e shtetit Ame!

  5. Te lumte penda Sytki Ndrecaj. Po me duket se po ndegjoj kengen e Sali Manit. E dije qe i njef shume mire “lideret” tone. Po tash po i pengon qe edhe po shkruan. Keta jane DPS qe flasin shqip. As na nuk po lypim as me shume e as me pak sesa te drejta te barabarta me qytetaret e Malit te Zi. As 25, as 50% as 200%. Si po pohojne keta zhelana te kohes tone. Keta “perfaqesuas” te shqiptareve. Po sa % ka qene komuna urbane komune. Ku e more ate matematike 70%. Kurrkush nuk te dhuron asnje send. Gadi eshte vone. Nese pret, ateherna ke me e hupe edhe at 70%. Vetem gjysmen e ke hupe, nen komunen urbane. Nese duan, te e parashofin me akt te Komunes te Podgorices qe nevet kemi te drejte te votojne por Kuvendin. Nese eshte anomaly, edhe ata cka po premtohet eshte anomali por

  6. edhe tradheti. A po i besoni Djukanovic perseri. Tash 25 vjete po ju rrene, mashtron e eleminon. Kurre Malesia nuk ka qene ne pozite me te keqe. E lideret tone nuk ndigjohen. Me te vertete jeni pasqyra e erret e Malesise. Pasqyra e ngjarjeve tragjike. A po doni te e eleminoni edhe ate pjese te Malesise qe nuk u eleminua. Ja filloj F., ju po e perfundoni. E pergaditet edhe diasporen me dekorata. Edhe shoqaten “Malesia e Madhe”. Qe ishte patriotike. Por u be humanitare. Por edhe ma teper. Vetem Martin Uli po gjemon. Ashtu e aq sa dine. Tyrp ju qofte. As V. e as N. nuk kan te drejte te vendosin per Hotin. Por as ajo pjelle e keqe qe nuk i ka 10 veta me vehten. As antaret e familjes te gjere.

  7. Shteti am duhet t takon e ka per detyr ti mbrojnbit e vet ne truedhin e vet mbrez mbas Brezit askush nu te fal gje po su munduem gjithkund e e cdo kund ku ka shqiptar qe nga prishtina tirana Plav Gucia ,dibra e me gjer dhe ne diasporen ketyre Kok derravet duhet pru shpirtin te hunda per ndryshe nuk pranojn te verteten legjitime qe na takojn ne shqiptarve ner mal te zi ashtu atyre ne Maqedoni ,po dhe Plav Gucis . nuk duhet ti lem rahat me cdo gje te mundur me proteste ,Peticione po kje deri ne washington e para OKB, e misionitsebomalazezorus ,qe jan je .po u bashkuem e ngritem zerin do fitohen komunat te gjitha .se ne ndihmuem ne clirimin e Kosoves pjesa dermuese ishim Shqiptar ner Malt te zi dhe Shqiptar nga Maqedonia dibra . o KOSOV O PRISHTIN NA E KE PER BORC SE JA BEME VENDIN . o…

  8. I nderuari sytki ashtu asht çka thoni ju Por ju si malesor çka mundesh me ndikua ne keto raste shum te nevojshme per vllezrit te tu malsore dhe malesin ndikiimi juaj shiqohet te shteti shqiptar. Se ne si malesor Kure kje koha per kosoven nuk u kurrsyem me kurrgja deri edhe fizikisht muorem pjese per çlirimin e kosoves. Tung

  9. Nuk duem komun, por duem bashk me Shqipni!!!!!!,! Get that straight!!
    We do not want komun!!, We want to be a part of our motherland ALBANIA!!!!!! Merrni vesh!!!!!,

  10. Murlani i Hotit i don te dyja edhe komunen e plote e besa ather edhe Baskimin Kombetar!!Para 30 vjetve delshim ne protesta tue piskat neper krejt Amerike Kosova republik,tash asht shtet !!
    Se parit komuna ather a ke byrm Nane !!!!!

  11. I nderuari Murlani i Hotit me at fuqi ci eka Murlani baje ni mrekulli si gjith mon si ekapas Hoti nadet po ban Vllasnit tan Malsor po e nanshkruejn marveshjen me Gjukanoviqa me ni Komun jo te plot si tjerat Komuna ajo ater dot jen tradhti ater Murlani ti berthej ne karroc pr mjedi Tuzit si ika pas brthye Trimi i Hotit Rrok Doka Zeqat apeloj ci liderat tan ne Malsi mos te bajn at gabim se kurr prjet Malsort nuk va falin tradhtin Malsia u lodh tue lyp Komunen dum Bashkimin Kombtar ✊

  12. Zoteri SYtki Ndrecaj me respekt qe kemi per juve dhe familjen tuaj, dhe sidomos te ndierin Sali Mani (artistin e popullit) nga Malesia e Madhe, do te kisham disa pyetje per juve dhe vetem vllaznishte dhe pa ofendime, pore vetem nje diskutim. Cfar beri LSI dhe kryetari juaje Ilir Meta ne dy rradhe qe ishte ne pushtet edhe me Sali Berishen e ne qeveri, edhe tani me Ramen per te drejta te shqiptareve ne mal te zi, apo komunen e plot te Tuzit. Ti do te duhej me dite si Malsor qe je, se cka kane bisedua ministri i jashtem Bushati me ate malazez Lukshiq, dhe te na trgoshe pake ma detale nga aje takim, apo jo. dhe nese sje informua ateher pyeti kryetarin tande dhe na bje ndonje rezultat nga aje takim dhe aka promisa nga qeveria shqiptare per komunen e PLOT qe po thua ti.. Te lutem na trego pake…

  13. per keto gjera se edhe ti e ke per detyre primare te merreshe me ket pune, dhe ma teper biles se je dhe malesor vete dhe kryetar i shoqates “Malesia e Madhe Nderi i Kombit” qe ju [perfaqsoni. Nese ju keni Promisa dhe mbeshtetje te fuqishme nga qeveria shqiptare e Tiranes ateher na trego vlla, thueju Malosreve tu mose pranoni hice asgje ma pake se komunen e plote, dhe ne jemi me ju. Keshtu do ta forcoshe elementin shqiptar ne Mal te Zi, se sa per me shkrua dhe keto mire po bane, pore mbeshtete me dicka se cka do te beshe ti dhe Bosi yte ne Tiran per kete pune.Eshte lehte tu thuhet Malesoreve mose pranoni, ata e mose pranoni kta, pore a ke ti zgjedhje tjeter zoti Ndrecaj.. a ke ndonje propozim te mbeshtetur dikun apo vece fjale ne ajre..se edhe mospranimi i kesaje qe ofrohet, dhe nese…

  14. aprovohet nga te dyja palet dhe te hyjne ne fuqi. Prandaj ti vella i dashtun eshte e lehte tu thuashe vllezerve tu mose nenshkrueni ate apo kete, po ti si perfaqsues i shtetit shqiptar cka afron ne kete mes. A ka ndonje kohezgjatje nese nuke pranohet kjo kure do te behet ajo qe po thua ti, apore vece si ata qe luejn bixhoze dhe bejn BLLOF ne letra, pore nese aje tjetri te paguen BLLOFIN ti i humbe leket zotni. Na mujme keshtu tja bajme pore a je ne dijeni te sigurte per dicka ma te mire per Malsin, dhe nese po atehr shko ne tUze zotni dhe nepjau SIHARIQIN, po nese jo studijoje pake punet te lutem. E di se e done Malsin si nte gjithe ne tjeret pore ka ardhur koha tani per veprime konkrete dhe jo fjale..te pershendes

    • Realitet.a di ti me lexua shqip.Po z Sytki Ndreca bukur po thot JO Komune ne kuader te Kryeqytetit po Komune si te tana tjera.Pra kaq kane me ba partite Shqiptare .asgja ma shume dhe asgja ma pak.

      • komenti i realietit shum me vend , vetem mendoj se zoti Ndrecaj e ka per detyr te sqaroj se komuna ne kuader te podgorices eshte imponua nga Tirana dhe Prishtina e ne anen tjeter behet “avokat i djallit”apo qet gurin dhe meshef doren
        ose mund te jete qe mos te kete informata nga partija qe i takon dhe zemra e tij malsore e ben pak teper shum romantik per kete ceshtje apo mundohet qe te bej nje pun tjeter , qe politikanet shqiptar mos te prenojne kete dhe te shtyhet apo zvarritet edhe 4 vjet tjera te mbesin komun urbane dhe te sakatojne territorin shqiptar ne malsi
        vetem mendoni pak sa do te thot te kesht territorin nen kontroll !!!!!!!! sa do te thot kjo
        une jam qe te mendojme

  15. Zoti “Gjokaj”, sa i perket asaj qe konstatoni ju,se ne se zoti Sytki Ndrecaj ka aftesi shkrimi,dhe i rekomandon qe ato shkresa ti dergoi ke bosi i ti ne Parlament te Shqiperise,kishte qene me e pershtatshme(per te mos humbur kohe) t’ia kishte dorzue ato kredenciale dje Edi Rames ne Koplik gjate udhetimit te ti per te inspektuar doganen e Hanit te Hotit nese e kane prekur lageshtia e myku ne limonti.Inspektoi edhe catine druri te Doganes mos i kane hy shtrebat dhe tia malazeze? Mbasi nuk gjeti ndonje anomali serioze ai i qetesoi doganjeret u fali nga nje cimcakez dhe u vuni vulen e garancise.

  16. Shiqo ore zotri.rregulloje koplikune tande,ne do te rregullojme komunen tane,edhe pa ju
    ,

  17. Mos u lodh Sytki, se keta qe po te sulmojne jane perfaqesuasit politik te cilet ti i njef shume mire qe e shesin shume lire malesine!
    Ti vazhdo dhe mbroje Malsin sepse e ke edhe obligim njerezor moral dhe kombetare, me qe je edhe kryetare i shoqates Malsia e Madhe nder i Kombit!

  18. zoti Ndrecaj do te kishim deshir me pas ne dituri tonen malsore per kete deklarate tende, a eshte personale apo qendrimi i LSI dhe zotit Meta ?
    kemi te drej me pyet udheheqsit e partis suaj se keni dale publikisht apo do te thot emer dhe mbiemer apo dikush keq perdor emrin tuaj cka mund te ndodh
    partija juaj apo LSI perkrah pa rezerva kete komun te cilen ju eshte servua malsis do te thot Tirana zyrtare tjeter nuk kerkon
    cka dot thot juve bjeni ne kontradikt me partin qe perfaqsini LSI qe mesiguri dikush do te pyet, Pse
    drejtori i pylltaris jep deklarata ne kundershtim me ata cfare kerkoni juve zoti Meta ?
    keshtu juve po krijoni konflikt politik ne mes juve dhe LSI dhe politikanve malsor nen mal te zi
    qe TIRANA ju imponoj
    te jesh patriot nuk do te thot te mbytesh ate tjetrin…

  19. Zoti Sytki sikurse qeverija shqiptare te potenconte zgjedhjen e kesaj ceshtje ,Malsija kaher do te kishte fitue komunen .Mirpo kjo nuk ngjan pasi politikanet shqiptare ngacin se cili do te japi deklerata me popmpoze per merdhenje e shkelqyera ne mes Malit te Zi dhe shtetit shqiptar,e ne anen tjeter statistikatr flasin te kunderten se populli me i urrejtur ne Blkan nga malazezet jane vete shqiptaret , bile bile nganiher as nuk ngurrojne haptazi te thone pse ju ne malazezve na doni kur ne ju shqiptarve shpirtrishte ju urrejme.Nuk kisham me qene i sinqerte sikurse do te pritsha dicka me shume nga shteti Malazez pase politika e cdo okupatorit eshte asimilim dhe zhdukja totale e popujve pakice,por me cudit qendimi inferior i shtetit Shqiptar i cili se paku ka viejte te mesoj dicka me…

  20. BISEDA CIRKUSE
    Kush i bene bisedat? Cfare bisedash? Po e pyetni zotin Ndrecaj, cka mendon shefi i tij? Po “pasqyra e tragjedise” plasi duke ju kerkuar “Draftin”e ju po e ruani me tepar sesa me qene bibla apo kurani origjinal. Cka mendon shefi i koalicionit tuaj? Nuk i treguat popullit e as Z. Ndrecaj. Pasi qe paskan vendos Kosova, Shqiperia dhe Prishtina, perse po hiqni keq? Pse po vraponi? Pse po prenoni te legjitimoni ata cka vec paskan vendosur?
    A asht ma mire, te delni publikisht dhe te theni: Nuk na pyet askush asgje. Kan vendosur kunder deshires te Malesise . Pike. Keni bere aq sa mundeni!!! Barem Hitleri e dehu kryetarin e Cekosllovakise dhe atehere nenshkroj kapitullimin. Barem kete e dijeti e gjith

  21. Barem kete e dijti e gjith bota. E sot shenohet ne histori. Si tyrp i fashisteve. Po ju kush ju ka dehur? Kush ju ka dhene opium? Ne ceremonine tuaj bota do pohoje: Ja “perfaqesuesit”e shqiptareve nenshkruajne , se bashku me Djukanovic, aktin e kapitullimit. Ashtu sikurese e nenshkruajti Ferhat Dinosha per Komunen Urbane. Qe na mori gjysmen e Malesise. Ju po e legjitimoni shkaterrimin e gjysmes tjeter. Nese nuk perdoret dhune fizike apo psiqike, perse po beni tradheti .Askush nuk ju akuzon perse nuk mundet te fitoni komunen. Por mos i thoni botes jemi te kenaqun me Djukanovic. Shqiptaret e nenshkruan. I thane botes jemi te kanaqur. Ini duke shkelur mbi varret e te pareve. Ini duke mos respektua te torturuatit. As bota nuk mund te ju ndihmoje nese nuk e keni vetevehten.

  22. Rrini ne shtepija. Pasi qe e kan vendose, nuk keni nevoj te veni nenshkrimin e tyrpit. Ne histori, do shenohet, se na eshte imponua. Nuk jemi pajtua. Por jo. V.S don pensionin. Deshti deputet-humbi. Deshti te jete i pari ne Komunen Urbane-humbi. Kercnoj qe do nenshkruaj peticionin? Genjeu. Premtoj doreheqjen nese nuk jepet komuna. Prenon tyrpin. Si gjithmone. Deri ne konsultimete metutjeshme dhe pastaj ndrron mendimin. Mvaret cka e urdherojne. Mos u lodheni Malsore. Do merrni 2000 celsa te N.Gj Ai ju premtoj. Nuk ju rrene. Bejn gara ai dhe V kush do jete sherbetore me i mire. Nikolle Nikprelaj, pergadite qyfteline. Une te premtoj se do ju perpiloj kangen. Ju thefte dreqi qafen per negociata, qe edhe ju prenoni “ju imponua” rezultati. Mbeturina.

  23. shume nga Serbija e cila ne cdo hape ka dore te djathte Malin e Zi se si duhet te mbrohen interesat dhe te drejtat e popullit te vete jasht kufive te shtetit Ame tue i bere hi e pluher shumicen e shteteve te dalura nga shperberja e Jugosllavese e deri ne dite e sodi ven ne prove ter bashksin evropiane per nje grushte kolonista serb te mbetur ne Kosove te zhytur deri ne brryl ne gjakun shqiptar.Ju as nje note, e as nje ze te ngritur,as nje kerkes ,as nje kushtezim apo shqetsim para faktorit te jashtem per gjendjen e mjeruar te shqiptarve etnike nen Maqedoni,Serbi,Greqi apo Mal te Zi. PSE.Pse ju heshtni,a ne i kemi borc gje Evropes apo Evropa ne.

  24. Kush do ju besoje se ju kan imponua. Nese nuk ju dhunojne kur te nenshkruani. Nese duhet te nenshkruani, dokumentin me te cilin nuk jeni te kenaqur, me mire te kishi organizua demonstrata. Ne koordinim me diasporen Ne Washington dhe Malesi. Por jo, keni koordinia mosorganizimin. Keni prenua nenshkrimin e tyrpit.
    I jepni shembull “Freedom house” se Mali i Zi eshte shtet i lire. Per te njejten gja V. deshmon ne Brisel.
    Per 23 vjete, na ka lodhe Sali Berisha .Mos pritni per tre muaj ceshtjen tone ta zgjelli Edi Rama. Ngadale po kontrollon Hanin E Hotit. Doganen. Nese rrin kater vite, do bejne shume. Por Noli ndejti vetem gjashte muaj. Edhe Sali Berisha po urlon ne Parlamend cdo dite. E ka dashte fort Zogun. Nuk e permendi nje here Theofan Stelian Nolin.

  25. Ti zotni Anti-Rexha te lutem na trego e ke lexuar ate dreq Draftit qe po e lype edhe Pasqyra e Ngjarjeve apo jo. Na thuej se cka ka ne te .,cfar permbajtje apo cfar tradhtie..si rrine puna e saje…vetem po puese. Kurse ju zotni Sytki do te duhej te dini se per cka po flitet, pyetni ne Tiran ministrin e puneve te jashtme te shqiperis zotin Bushati, sepse atije ju dha nje kopje ne Podgoric nga homologu i tije dhe besoj se do ta ken perkthye..

  26. plotsisH t pajtohem me ju ANZA per komentin jekta tiert po bluajne dikush po cpifet tjetri sha gja spo kuptohet pore jekshtu e kem na Tjetri popull bukure e mire u intereso per popujt e tyne

  27. Rexho kemi nje thik me me dy te mprehta Pozita malazeze dhe opozita serebe anti malazeze dhe anti shqiptare .
    ka te shkojne shqiptaret ? pozita malazeze eshte shum afer me Tiranen dhe me Prishtinen .
    opozita serbe don me shkatrrua Tiranen dhe me asgjesua Prishtinen.
    pozita malazeze me gjith pakica tjera eshte ne kundershtim ndaj opozites qe po don me shkatrrua gjithska qe eshte shqiptare .Pozita malazeze me gjith shqiptar eshte ne mbrojtje dhe kerkon ndihme nga Tirana dhe Prishtina qe ta mbaj ne POZIT. Per kete kan prenuar Kosoven shtet dhe kan kufinin e integruar me mal te zi ne sukobin ne nje ndertes .shqiptaret dhe malazezet. shqiptaret jane ne pozit shum te dobet dhe jane ne dana do te thote shterngojne ne dy ane………..

  28. keshtu qe per mos te lene serbine te depertoj ne detin adriatik shfrytezohen malsoret jo te gjith shqiptaret perpos cka kap malsia per nje arsye e nje arsye vetm mbajtjen e pushtetit lokal ne podgorice .Malazezve u duhet me dhan komunen pa tjeter skane rrugedalje tjeter, por kjo komun do te jet vetem me vote te dyfishte do te kesh ne kontrollte gjitha si te gjitha komunat ska tjeter aty .VENI RE >>>>> nese keta qe jane tani aktual ne politik malsore dhe mos te prenojne kete a din ti more REXH dhe shoket e Rexhes cka behet ajo do te dorzohet te BOSHNJAKET qe shqiptaret te falementojne totalisht .pse keta nuk e shef ……………….. zoti NDRECAJ por po shet mend ketu
    nuk e kam te qart dhe nuk mund te paramendoje se sa shkurt pames jeni .
    perse more shku im REXH i ngatrruan katoliket e…

  29. Rexho shoku im i ngatrruan vllezrit katolik dhe mysliman vetem kur te vine koha e dhenjes se komunes qe malsoret mos ta kene ne dor more vellau im Rexho mendoje keta se sa mjeshtra jane e neve ketu grindemi ,shahemi, shkatrrojme vet vehten vetem se jem principjel dhe quajme TRADHTARE ata qe po luftojne te shpetojne ata cfare mund te sheptohet ata qe kambet te shpetohet. per here te pare u bashkuan ne histori malsoret te bejne dishka se bashku e neve ketu duam me pushkatua me vare ne litar me va ngran mishin per se gjalli .
    nuk eshte e drejte ata cfare neve veprojme ndaj atyre qe populli vet i zgjedhi dhe i vuri aty
    mendo more REXH nese nuk veprohet ne kete menyr ai BOSHNJAKU me vendos me token dhe teritorin tend e ti e une mysafir ne kishen tone ne xhamin tende ne logun tone
    ZOTI na…

  30. Komenti i Eimjamalsit, eshte koment i perpunuare mjeshterisht nga DPS, ja ellepse:
    E para DPS dhe Millo gjukanoviqi jan ma serb se elle vet opozita.
    E duta ajo pjes e pro
    Malazezeve, eshte duke u bashkuare kunder DPS.
    E treta, lidhjet e deritanishme te Prishtines., Podgorice dhe Tiranes jan dy dimensjonale
    a) interesi per pavarsi te kosoves
    b) interesi i korrupcjonit te lidereve politik
    E katerta Ferhat Dinosha(dhelpenaku), manipuloje per vite te tera, Tiranen dhe Prishtinen!
    E pesta, ne nje situate te tille jane malsoret ata qe nuk guxojn ta ven nenshkrimin e tyrpit dhe tradhetise!
    E gjashta, te gjitha keto pushtete, kan nje gje te perbashket, korupcjonin dhe krimin e organizuare dhe kjo i bashkone, e meqe Milli eshte kryesuasi i keti kriminaliteti, keta te fundit, pranojne qe…

  31. ….qe Malsia te bahet Kurban!
    E shtata, komuna urbane ishte kotestueshme nga shumica e partive shiptare, kurse tani kerkohen nenshkrim, kapitullim pranim dhe legjitimizim, i zhdukjen se perhershme te malsis!
    Dhe kush duhet ta realizoje kete:
    Te gjithe njerez per te cilet une kam deshmi se qe nga koha qe V ishte Ne Lidhjen Liberale ishte njeri i sigurimit, N.Gj i cili pervec familjes ne darzem kishte gjithe serbet e malit te zi, i cili me planin e regjionalizimit e kishte detyr nga sigurimi te pengoje themelimin e komunes.
    N.C i cili u ligjeron policeve ne Danillovgrad, per ti pregatitu qe ne nje fluturim te ardhshem te shqypes te na i shajn nanat shqiptare ne gjuhen tone!
    Une i kam percjell zgjedhjet e kaluara, dhe kam verejt se propaganda e sigurimit te DPS,…

  32. Ishte zhvilluare me te njejten retorike si nga DPS si nga perfaqesuasit e partive Nacjonale. Ate qe e fliste F e N G, ate e fliste V, N,Gj e N, bile ne nje emisjon televiziv Ai (boksjeri i Ulqinit) Z, kerkoje haptas qe te votohen te gjith tjeret pervec FDI.
    Malsore nese as sote nuk e keni kuptuare lojen e Sigurimit sllav antishqiptare, ateher, as qe e meritoni te egzistoni!
    Te mallkuare qofshin Tradhtaret!!!!!!!!!!……….

  33. zoti M.Pjetri une nuk po zgjas me te gjitha pikat qe juve keni cekur por mund te them vetem Tomisllav nikolici apo aleksander vucici apo ivica dacic nuk ishte ditur ma mir me shkrua sesa juve
    edhe nuk e di a shef sesa e percare eshte malsija te lutem celi syte dami eshte shum i madh
    aqi madh sa me kjen ne nje shtet 10 milionsh e jo ne 12 mije banaor qe jane mebesime dhe kombesi tjera ne malsi
    celi syte more burr i dheut e mos shkon me politik pro serbe nuk po thom as nje her se edhe kjo malazeze eshte shpetimtare por po them ata cka tere politikanet shqiptar e pranojne
    e ti po del kunder TIRANES E PRISHTINES bash si te ishe nga BELIGRADI mendo pak mos e merr me hidhrim kete vetem kshill vllazrore edhe ma ne fund ju po doni te dorzoni malsin BOSHNJAKVE dhe partive malazeze mos ban…

  34. hareoje BLIGRADIN merru me politik pro shqiptare merru me gjera progresive, nga juve cfare lexova deri tani vetem fyerje dhe percarje nuk eshte ajo pun e mir nuk e di noshta nuk jeni malsor mbasi jem me nofka e jo me emra te vertet apo te pa njohur emri juaj megjithse eshte M Pjetri noshta nuk figuron mbas emrit tuaj te saket
    FDI noshta mund te jet parti e mir ne te ardhmen por tani per tani nuk luan rrol ne politik shqiptare nen malte zi kto jane fakte
    dua nje keshill vllazrore ne keto forume nese e doni FDI aq fort kisha me ju kshillua mos ta pergojoni aq shum se e demtoni beso more burr. per promovim te nje partije duhet punuar ne terren e jo ne forum. besoj qe nuk kam fyer as nje njeri dhe as nuk e kam ndermend er te fyer
    nuk do te thote se vetem juve keni kuptuar politiken kan…

  35. Zoti Pjetri po ju drejtohem edhe nje here ne fund une i dua shum njerzit qe ka sence poitike ju keni shum dhe njefni politiken shum mir u ktheva dhe i lexova te gjitha postimet e juve ato qe gjeta ne temat tjera do me than jeni politikane pervoj te madhe ajo shifet qartas
    por me ju treguar nje gje ka edhe malsor tjere qe njofin politiken aq sa e njefni juve keshtu qe jem ne kete fush te barabart do me than shkembimi mendimeve eshte e natyrshme qe nuk perputhet
    sa i perket deklarates se zotit Ndrecaj te ishte nje gjendje e zakonshme do te ishte fantastike,por ne kete gjendje qe gjindet malsija tani kjo eshte nje deklarat tragjike por gjithe se si neve do te kerkojme nga kreu i LSI mendimin e tyre per kete keshtu qe skemi nevoj te konsumojme fjale per ket tem me duket se kemi arritur te…

  36. ZOTI Pjeti kemi arrit deri ne fun qe te shtrojme pyetje se ka do te shkoj malsija nese nuk prenojne kete cfare eshte imponuar po themi ashtu se ashtu edhe eshte nuk ka tjeter dhe nuk kemi zgjidhje tjera kto jane te qarta sikur nata dhe dita, kjo me nuk eshte as politik
    a ma mire te udheheqin malsoret
    a ma mir te udheheqin boshnjaket
    a mamir te mbes komun urbane si deri tani
    kto jane pyetejt qe duhet te kene pergjigje dhe une dua te votoj ,qe eshte ma mir te udheheqin partit shqiptare malsore votoni edhe juve ste shofim se cka eshte ma e mir

  37. Oh sa mire eshte me qene antare i BE
    Josip Perkovic, ish shefi i Sigurimit Shteteror te Kroacise( komuniste) u paraburgos dhe per tani, per aresye sigurie, nuk eshte njoftua se ne cilin burg u vendos. Duket se eshte vendosur ne nje burh tri ore larg Munhenit. Sa ndryshim i madh. Prej shtepise ne pjesen ekskluzive te Zagrebit, tani ne burg.Akuza e tij ka material qe mund te matet me metra. Akuzohet per vrasjen e Stjepan Djurekovic.Djurekovic ishte drejtor i INA. Ne ate kohe ne INA punonte edhe Vanja Spiljak (djali i MIka Spiljak) dhe Misa Broz(djali i Titos). Ne vitin 1982, papritmas udhetoj ne Austri, pastaj ne Gjermani. Per disa dite, bashkeshortja e tije, Snjezana, nga Crnomerac te Zagrebit, nuk lajmroj se kishte “humbe”. Djurekovic per nje kohe botoj artikuj ne ne gazeten “Hrvatska…

  38. Djurekovic per nje kohe botoj artikuj ne gazeten “Hrvatska Drzava” e me vone botoj edhe kater libra nga e njejta shtepi botuese.Pronar ishte kroati Krunoslav Prates, i cili ishte puntore i UDBes. Ne mes te kroateve ishin nje numer i madh i UDBes. Djurekovic ishte vra me disa plumba ne koke, dhe pastaj, me metoda te UDBes i kishte edhe plaget e renda ne koke nga perdorja e sekices. Do ju informoj shkurtimisht per gjykimin. Djurekovic si drejtor i INA dukej se dinte “teper” per rezervat e naftes te ish-ushtrise Jugosklave. Duhej te eleminohej, Ina kishte pasuri shume te medhaja nga nafta.
    Ti “M. Pjetri” mos mi termb malesoret me shqiponjen e dyte. Do e kene pak me veshtire. Ju zbulojme punen puntoreve kha ne baze. Ne baze te transkriptene te bisedave telefonike te

  39. V.S me Californi dhe Michigan. Transkriptet nga Californija nuk i kam te rendesishme e ma nuk i lexoj. Me Michigan eshte tjeter. Pasi qe bene “puc” ne shoqaten “Malesia e Madhe”, e dihet se kush, veprimtarija ndryshohet 100%. Pas perfundimit te seminarit “Republika e Hotit” ndahen dekoratat e V S nga ish puntori i KOS, M C. Disa here ne keto faqe kam permendur te dekoruarit. Tani do permendi kush nuk ishte dekorua.Nuk ishin parapare dekorata per M N, Gj I. ish kryetar i Malesise te madhe dhe viktima e pucit), dr. P. C, N.J e te tjere.
    A.L sulmohet nga qendra se na qenka shume i ri per deputet. Me se tepermi nga organizuesit e “pucit”. Po ata me gjithe fuqine vazhdojne te perkrahin V…

  40. EIMJAMALSI. Pajtohem me ju se kjo eshte nji nga arsyet kryesore qe nuk jipet komuna e plote per Malesin. Nuke e kuptoje shqetsimin tuaj nese humbe qeveria aktuale ne Mal te zi.
    Ku e din ti se do te jet ma keq me nji qeverisje tjeter. More burr I dheut po babat e gjyshat e pushtetarve te sotem vrane e pren, burgosen e torturuan malsoret qe nga mretnia e deri me Fluturimin e Shqiponjes, nuke besoj se ka ardhe ase nji nga dhunuesit prej serbiet.
    Nese me te vertet ne jemi shpetimtaret e ketij pushteti, te lutem na sqaro:
    Ku do mbeten Vrana e Rakiqi
    Kakarriqi e Fudnat
    Bjeshka, prej Koritet deri Rikavec.
    Sa investime do realizohenne infrastruktur
    A do te sigurohet punesimi ne proprcjon me numrin e banorve
    A do te lejohen tekstet shkollore nga Shqiperia e Kosova
    A do te lejohen…

  41. si dhe ‘Draftin” mbi komunen e Malesise. Jam lodhur me ata qe me perserisin fjalet e dikureshme te F D per Djukanovic qe “formoi” Kosoven, pozita dhe opozite malazeze. Nuk eshte lehte nje antare i OKB te eleminohet nga harta gjeografike. Nuk mundet as Gjermania te eleminoj Austrine. Askush ne bote nuk perkrah Djukanovic te eleminoj shqiptaret ne Mal te Zi. Maredhenje te shkelqyeshme me Mal te Zi po, por nuk eshte kusht eleminimi i Malesise. Ashtu sikurese gjysmen e eleminoj Djukanovic, F D dhe Sali Berisha. Tani rolin e F D po e luajne V S ne gara me N Gj.
    “Udheheqesit shqiptare”, aleat te DPS, prap jane ne mode. Nuk ndegjohet H D, N.Drdeshevic, F L. N G vetem deklaron se DPS nuk genjen. Ku eshte…

  42. Ku eshte referendumi i shtatorit. Nuk ka nevoje te ndigjohet DPS. Po i kryejne punet “perfaqesuesit” e partive “shqiptare”. Me dokument te pergaditur. E dime se ne zgjelljet e fundit, Sali Berisha ishte marr vesh me Nazif Cungun te perkrahet Djukanovic. Pastaj keta te perkrahin Berishen. Por dashte zoti, e nuk ju heci.
    Mos e pranoni “draftin” e tyrpit. Nese e pranoni loja do vazhdoje. Nuk kerkojme me shume as me pak sesa te drejta te barabarta me malazezet. Te drejta et barabarta me qytetaret e Danilovgradit.
    Une, nuk kam kundra te na japin te drejtat te votojme per kuvendin e Podgorices. Nese eshte ne interes te pushtetit, nuk na pengon “akcioni afirmativ”. Por, edhe nevet dime te lexojme “Draftet”. Nese na e japin. Une nuk guxoj te e shperndaj.

  43. P.S. I lutem zoteri “EIMJAMALSI” me publiko emrin e te dekoruareve ne Michigan, New York dhe Florida. Te lutem me nevoiten “for rekord”.
    Faleminderit

  44. Zoti GJOKAJ kuptohet as gje ma pak se te gjitha te drejtat qe kan tjeret do te thot territoriale finaciare dhe mos t numroj ,por cka do te doja une qe podgorica te na mundsoj apo garantoj edhe se paku dy kshilltar te jene ne podgoric qe te perfaqsojne ma se 4 a 5 mije shqiptare qe do te jetojne nen kufijte adminstrativ te podgorices
    vetem te na japin sic po thone politikanet tone te gjitha te drejtat (une jam bazuar ne fjal te tyre dhe per ata i perkrahi ) per ndryshej edhe une do te baj probleme gja normale eshte kjo
    tash po bahem pak extrem me mujt kishem me i cua te gjithata qe vene dore ne shqiptar ne SIBERI lakuriq nja 10 e det e shkrijne boren me prapanic per me pi Uj por edhe ata kishn me na chua ne SAHAR me nga ni thes kry per ushqim
    por e kemi rrezik dy part me kjen kojshi…

  45. REXHO vallu im po te gjithe ata qe kan pernua dekorata i ke te publikuara ne malseia org ato jane transparente dhe tek e fundit mua nuk me intereson aspak ajo pun as nuk mendoj as nje her per ate pun per bes te zotit as nje her nuk kam marr pjes kur jane nda dekorata as ne malsi as ne michigann as ne florida perpos se cka lexoj ketu ne forum sikur ti apo nje pakc tjeter
    kshtu qe rekordi juaj duhet te plotsohet me leximin nga shtypi apo me shpres qe jemi marr vesh
    vallau im
    ZOTI NA NIMOFT AMEN

  46. Z. EIMJAMALSI, per ne , tash per tash pak ka rendesi se kush eshte , apo do jete ne pushtet, malazez apo proserb, kjo teze nuk pine uje ma.. Por megjithate kete hala mundohet ta perdor DPS me klyshat e tij pseudomalsor, per te realizuar interesat e vet, pra te fitoje voten e malesoreve edhe njehere per zgjedhjet ne Podgorice. EIMJAMALSI per ne malesoret katolik e mysliman te gjithe qe e duan Malesiane jo shqiptare jane te demshem, qofshin malazez, serb apo boshnjak. Pra Malesia duhet te jete vetem shqiptare, kuptohet edhe me pakicat tjera, por jo ato kurrsesi zot ne shtepine tone. Eshte koha e fundit qe sot te kerkohet vetem KOMUNE e PLOTE, e kurrsesi me pak.. Nje gje me plote bindje po ua them: kush nenshkruan komune jo te plote, ai ne kete raste bene tradhti!!!!

  47. Eshte etiketim shume i rende ti thuash dikuj tradhtar, por me bindje te plote e them se ata lidera shqiptare , ne rastin konkret malesor, sot nenshkruaj nje dokument ku pranojne qe Malesia te jete Komune jo e barabarte me tjerat ne Mal te Zi, bejne vetem tradhti. Lideret nuk jane aq injoranta sa te mos kuptojne se po nenshkruajne nje komune te gjymtuar , por me vetedije behen injorante per nje grusht parash apo ndonje post qe ua ofron pushteti.. U bej thirrje te gjitha atyre qe do nenshkruajne nje dokument te tille, Ti thirrin ndergjegjjes dhe ne emer te femijeve te tyre, ne emer te gjakut te derdhur dhe per te miren e Malesise, te pranojne vetem KOMUNE TE PLOTE, ndryshe nenshkrimi juaj do jete nenshkrim kapitulimi, tradhti e paste!!!

  48. …Te nderuar bashkevellezer Malesore…!!!…. publikisht dal ne mbrojtje nga etiketimet dhe fyerjet qe i drejtohen nga persona me nofka anonome mikut ,vellaut dhe atdhetarit z.Sytki Ndrecaj…I konsideroj si te pabaza dhe fyese dhe njekohesisht fyejn edhe ne Malesoret ne pergjithesi…eshte e papranueshme qe per shkak te divergjencave dhe pikpamjeve te ndryshme ne kete menyre te denigrohen personat qe jane deshmua si patriot dhe veprimtare e aq me shume kur keto akuza vijne nga nofkat anonime….Gjithashtu publikisht hedhi poshte arsyetimin e z.EIMJAMALSI per motivet qe malesoret duhet mbajte ne pushtet partine e Gjukanoviqit….perkundrazi partine qe me dekada mban peng Malesine duhet penalizuar dhe duhet larguar njehere pergjthmona nga pushteti …
    Me respekt
    Pal Koci…

    • ..me respekt Pal Koci Dreshaj
      Anetare i Keshillit Nacional Shqipetare

  49. “EIMJAMALSI” nuk jam i mire per “research”. Nuk e ke problem te i publikojsh. Kam deshire te i keme per archiv.
    FMD

  50. Pershendetje malsort e mi ky sytki mecka pe kupoj un ky po flet cka asht e drejt komun te plot sic jan tana komunat ne mal te merrcitun pra ku lyp nim duhet meken te gjith nje mendimit dhe veprimit jeto 10 parti shqiptare ci ikem ne mal te merrcitun 8 duhet te largohen nga pozita ayer dot jen puna mir me malsi se kryesia malit te merrcitun dot lodhe pra te kthehna e punojm se bashkut rrnoft malsia dhe populli shqiptar kudo qe jena perpara vllezer vec perpara zoti u bekoft

  51. Malsoret duhet te penalizojne tjetrin per me vra vetin apo si nuk te vjen tyrp te flasish ashtu malsoret duhet te bashkohen e jo te ndahen tani ne kete menyre i qoft perhajr komuna BOSHNJAKE pa malsor se bash ne kete menyr po ndan malsin gjys per gjysme e kjo eshte ajo qe une jam friguar
    nuk jeni serioz mendoni cfare jeni duke bere
    me kaq merr fund polemika me njerz jo serioz
    zoti nrecaj ka lehte te jte patrion nga shteti AME e mos na shit mend ketu

    • EIMJAMALSI….ngadal e mos u shqeteso dhe mos ofendo…une isha shume i kulturuar dhe nuk e thashe se eshte e tyrpshme perkrahja jote e Gjukanoviqit…por e thashe se e hedhe poshte kete arsyetim…pastaj ti anonim mos me akuzo per percarje…perkundrazi une ftoj per bashkepunim te subjekteve nacionale por per bashkpunim principiel dhe ne interes te komunitetit …nes emendon se duhet bashkuar te gjithe per me mbeshtet partine e Gjukanoviqit ne Podgorice …jo faleminderit ..publikisht e them JO…
      ..e di se me pret gati ne pusi mbas nofkes qe te ofendosh ose anatemosh ..eshte ne ndergjegjen dhe nderen tende …
      perseri me respekt
      Pal Dreshaj

  52. Eimjamalsi, thua se jam politikan, nuk ta besoje se e ke me sinqeritet, sikur ta kishe pranuar se une jam politikan, pasi qe i ke lexua komentet e mija, nese Ti je Malsore me zemer, e jo pjes e propagandes se sigurimit te DPS, do te me falenderoshe per nji pjes te informatave qe po i leshoje sa tua zbardhi disa gjera qe ju nuk i dini.
    Njerz si ti damtojne malsin(me vetedije apo pa), sidoqofte une as nje fjal nuk e shkruj per qellime propagandisti, une vetem kerkoje qe mos ta pranojne shqiptaret as nje krijes qe nuk eshte e barabart me Komunen e Malsis.
    Dhe zoteri komuna eshte minimumi i te drejtes.
    Shqiptaret kan te drejte legjirime per shqiperi natyrale, te cile ne ket moment nuk pi e kerkoj as une.

  53. Epe shihni se tan jem malsor dhe flasim me emra falc ater ku dua vet mu besua en comente qe jepni por fajin eka stafi malsia.org nuk kish mej lejua kurrkuj komentin me emra falce

  54. O Pal Dreshaj,mbasi qe e more z.Sytki ne mbrojtje dhe po ja jep epitetin “Patriot” a na i numron veprat e tija patriotike!?
    Po zoteria ne fjal persa kje pushtetar i malesis se madhe dhe kuader i LSI qe ishin pjes e mazhorances,qe i deshti fati te jen ne pushtet per 100 vjetorin e pavarsis,dhe e pergaditen manifestimin,pse nuk u angazhua tja ndertoj Heroit kombetar Ded Gjon Lulit nje permendore ne Shkoder?
    Por ndoshta per pjesen e Malesis nen Mal te Zi ka mjaftua edhe ajo kopja e dekorates qe e dha presidenti Nishani Malesis se Madhe!
    Me ne fund do e perdori nje thenje malsore: “ky i ka fjalet e bukura e gurt ne strajc”

Comments are closed.