Njoftim: OJQ “LABEATËT“ aktivitet me rastin e 1-vjetorit

ojq-labeatet-logoMe rastin e një vjetorit të themelimit OJQ “LABEATËT“ Tuz – Malësi e Madhe, organizon aktivitet njëditorë më 01.02.2014.
Ruta: Rranxë e Qafës – Dolec – Qafë Kishë – Gropë e Derrit – Jakopë – Lazina – Qafë Ugël – Gjytexë – Kishë e Vatgjokajve – Vuksanlekaj .
ojq-labeatet-01Rruga është e gjatë rreth 12 km, terreni i lehtë për ecje. Nisja nga Rranxa e Qafës në ora 09.00.
Aktiviteti është i hapur, (numri i pjesëmarrësve nuk është i kufizuar ). Pjesëmarrësit duhet të furnizohen me ushqim të mjaftueshëm për një ditë dhe së paku 2 litra ujë.
Aktiviteti nuk do të mbahet nëse kushtet atmosferike nuk do të jenë të favorshme.
Qëllimi i aktivitetit : Që pjesëmarrësit të njihen me historikun e kësaj zonë. Për historikun mbi 2400 vjeçar të gjatë të kësaj zone flasin mbetjet arkeologjike të shumta, siç janë: tumulat (varret ilire të ndërtuara nga gurët dhe nga dheu ), fortesat, rruga romake, mbetjet e vendbanimit Birziminium ( Birzumena ), nga periudha antike, pastaj kishat dhe varrezat nga periudha e mesjetës, kulla në Vuksanlekaj dhe varret monumentale në varrezat e Vuksanlekajve.

 OJQ “LABEATËT

ojq-labeatet-02 ojq-labeatet-03 ojq-labeatet-04 ojq-labeatet-05 ojq-labeatet-06 ojq-labeatet-07 ojq-labeatet-08 ojq-labeatet-09

ojq-labeatet-logo