Gjërat nuk ndodhin rastësisht – nga Haxhi Zeneli

haxhi zeneliGJËRAT NUK NDODHIN RASTËSISHT – Kush ishin të paret tanë? kush jemi neve?

Për të mësuar diçka nga e historia duhet që të shikohët mbrapa dhe të krahasohët e kaluera me kohën në të cilën jetojmë sot,dhe me anën e këti krahasimi real mund të mësojmë diçka nga kjo.
Kur flasim për baballarët tanë ka rendësi të dime se kush ishin ata dhe medomos që duhet të përmendën meritat e tyre të pa mohueshme.
Të parët tanë me mjeshtrin e tyre të kohës,sot mund ta quejm politkë,kanë ditur të ruejn traditat dhe identitetin e tyre kombëtar.Pra po fillojmë aty ku ata e kishin më afër vetës i cili ishte identiteti i tyre personal:Emri dhe mbiemri,ku sllavët u munduan të tjetërsojn identitenin e tyre kombtar por këto njerz kanë ditur dhe gjetur mënyrën që mos ti përdorin inlfuencat shtetërore të asaj kohe siç ka qenë prapashtesa e mbiemrit-VIQ,pa rënë në sy,por Anamalasit e gjetën mënyrën se si të ju shmangëshin këtyre grackave,duke mos i përdorë ato mbiemra në jetën e përditëshme kur  s’ishte nevoja,por përdorëshin emrat e prindërve të tyre si p.sh.Can Meti,Selim Beqa,Pjetër Marku,Mark Luca,Riza Heta,Sylo Isufi e keshtu me rradhë pra u identifikojshin në këtë mënyrë,sepse nuk kishin dëshirë ta mbajshin pas vetes kët prapashtesë apo bisht që ju kishin ngjitur sllavët,në mbiemrat e tyre.
Si parim kryesor i këtyre prindërve ka qenë që fëmive të tyre pas vdekjes mos të ju lëjn faqen e zezë,por të trashigojn gjerat më të mira siç dëshiron një  prindër për fëmin e vetë.
Unë përsonalisht kamë qenë dhe jam adhurues i fjalëve të urta popullore që ka lënë populli pas tyre dhe jam munduar gjithmonë të mësoj nga këto fjalë që ata i kishin thurur pasi që kanë pasur ndonjë përvojë të hidhur.
Po e nisi me disa fjalë të pleqëve tanë nga trevat tona shqiptare tē Anës sē Malit.
Një plakë i trevave tona shum i njohur për mençurin e ti i quajtur Can Meti,i cili ka lënë shumë thenje të urta,por po citojm një nga këto thënje që sot mund të janë aktuale për situatën e krijuar në trevat tona,për arsy se nganjëherë njerzit sa do që ju shpjegohën gjërat, përsëri kemi përshtypjen që nuk i mbajn në mend ose ju duket vetja shum të mençur sikurse ata nuk po marrin vesht,ku plaku ka then për këto njerz”Nuk ka ma zori se me i mush mendjen t’marrit”(t’çmendurit),sepse lodhesh duke folur dhe prap se prap duhesh të ja nisesh bisedën nga fillimi shumë here,dhe përsëri s’të kuptojnë,pra sa herë duhet të ju shpjegohet këtyre njerzëve,që pa bashkim nuk ka fuqi,kurse disa prej tyre mendojn se mund ti bëjnë gjërat vetem,për arsy se ata kanë interesat personale në ballë të ç’do agjende,për të arritur aty ku ja kanë vu syrin.Këto njerz kanë fituar një vetëbesim të tepruar që janë shum të mençur dhe bëhen sikurse i njofin gjërat dhe janë bërë ekspert në fushën  politike dhe nuk pranojnë këshilla nga askush.
Më kujtohët një thënje babagjyshi tim Selim Beqa edhe ky një plakë i urtë i asaj kohe më kujtohet prej që kurë isha fëmi ai përcillte lajmet nëpër mes të radio valëve ku u fliste për politikën e asaj kohe,dhe pastaj diskutonte duke bërë bisedë,kush do që ishte i pranishëm po qofshin edhe fëmit,duke përmendur “arren” një pemë në qendër të Katerkollës ku u bënte tregtia dhe thoshte:”Po të dalish tek Arra ditën e Ejte me shitë mend,nuk vjen askush me i ble,sepse të gjith thonë kena boll e s’na duhen ma”. Jo pa qëllim i përmenda këto thënje të pleqëve tanë,ku kemi mjaft,sepse ishin me një përvojë jetësore më të madhe ku ata mësuan shumë nga përvoja jetësore e tyre,edhe pse ishin të pa shkolluar,ata ishin nuhatës të mirë të grackave shtërore të atyre kohërave.
Shumica e kësaj popullate ishin analfabet por me një nderë të madh dhe faqe të bardhë na i përcollën trevat tona të pastërta gjeri në ditët tona me një shembëlltyrë që ne duhët të mburremi me stërgjyshërit dhe gjysherit tanë,ku për fatë të keq ne e injorojmë të kaluarën e tyre,që mund të mësojmë shumë nga ajo.
Baballarët tanë në mënyrën më të thjeshtë ato identifikonin politikën e asaj përiudhe ku në popullorçe I thonin”rrena”dhe nuk vazhdonin më gjatë,kurse sot partit bëjnë politikë me popullin dhe i shkreti popull po i hanë këto rrena,më tepër se baballarët e tanë,edhe pse ne i themi vetës “intelektual”.Prandaj nëse ne duhet që mos ti lëjmë faqen e zezë fëmive tanë,duhet që të gjith neve të brengosemi për ate që ne bëjmë duke mos qen mjaft serioz para çeshtjes kombëtare,patjetër duhet të bëjmë diçka më tepër që fëmit tan të mburren me neve ashtu siç mburremi ne me të parët tan ku edhe ata nuk e kishin lehtë të qëndronin  para stuhive të atyre kohërave.Pra faktet tregojnë se ata e kryen detyrën e tyre me nderë dhe me faqe të bardhë para historis kombëtare duke mos e shitur vehtën, token,gjuhën dhe asnjë gjë të shtrejt kombëtare. Siç na rrjedhin sotë punët në skenën politike në trevat tona autoktone që gjinden nën administrimin e Podgoricës,e theksoj se nuk kamë për qëllim të bëjë analizë të gjendjes momentale sepse nuk jamë analist,por flasë me intuitën e atyre fjalëve nga pleqët tanë që edhe pse nuk kanë qenë të shkolluar,kanë ditë të diferencojnë të mirën nga e keqa,por kjo që po ndodhë sot me shqiptarët në Mal të Zi nuk është e lakmueshme,por noshta është edhe një rast i mirë për të mësuar nga e kaluera dhe gabimet që bëhen nga të ashtuquajturit politikanët shqiptar,po qe se nuk i ndajnë anash diferencat personale në mes veti për tu bashkuar dhe për të udhëhequr shqiptarët ashtu siç duhet dhe pa manipulime dhe kushtëzime të llojeve të ndryshme,gjërat mund të evulojn më keq dhe topi i borës duke u rrokollisur do të shëndrrohet në ortek vdekjeprues per popullin dhe vlerat e kulturës tonë kombëtare
Premtimet e Podgoricës që dalin nga mitingjet e fushatave,ato nuk u përmbushen asnjëherë deri më tash,përkundrazi ekonomia e Ulqinit u shkatrru.Ulqini u la pas dore tash njëzet e ca vite përse pritët deri më tani?Premtimet e të gjitha partive politike ishin po thuaj të njëjta,”sa për sy e faqe”,ato ishin përë interesat përsonale dhe të shoqërive të ngushta të tyre.Pra edhe partia e cila fitoj edhe pse eshtë parti e shtetit nuk do bejnë asgjë,këte e mësuam nga historia e së kaluarës së tyre.Por përsëri e themi se kjo u deshte të ndodhte,se vetëm kështu populli bindët,se s’ka për të ndodhur asgjë edhe tashti,por faji qendron mbi partit shqiptare të cilat nuk din apo nuk ju pëlqen ta udhëheqin popullin në rrugë drejtë dhe nuk i ofruan atyre ate që premtuan deri më tani,kështu që gjërat nuk ndodhin rastësisht diçka patjetër duhet të dalë nga kjo.
Për ta kuptuar të gjith popujt e Malit të Zi jo vetëm shqiptarët e theksoj se të gjitha partit janë një lloj.Mali i Zi është në krizë ekonomike dhe shum pakë mund të bëjnë sepse vendi është në kolaps edhe pas kësaj ata nuk kanë strategji të zhvillimit ekonomik.Mali i Zi nuk ka potencial intelektual apo eksperta ekonomik te mjaftueshëm për ta bërë këte,ku është për tu habitur që një shtet me 650.000 banorë nëse krahasojmë është një lagje e New Yorkut,ky shtet ka problem të menaxhohët,dhe mund të themi lirisht se ka resurse turistike-ekonomike,por arsyet e mos suksesit janë prej ma të nryshmëve,por më kryesorja është se ky shtet ka ngelur në të kaluaren socialo-komuniste të cilët nuk janë zhveshur akoma nga petku komunist që ka pasur gjithmonë si prioritet politikën nacionaliste karshi ekonomis së zhvillimit të vendit.Por megjiate në fund shpresojmë që votuesit shqiptar që votuan këto parti jo shqiptare kanë qenë të vetëdijshëm se ku e kanë dhënë votën e tyre.
Kjo është loja politike në emër të demokracis,që për popujt të ashtuquajtur pakica kombëtare mund edhe të jenë fatale sepse si manipulim përdorët vota e popullit që edhe mund të blihet nga këto parti për ta nënshtruar atë popull me vetë votën e ti.Pra tani topi është në fushën e tyre për të na befasuar me të mirat që do ti sjellin popullit Shqiptar të këtyre trevave,sepse vetëm kjo do ti laj votën e tyre nga ?…..

Haxhi Zeneli
Janar,27/2014