IQ-ja e gatshme për koalicion me Pozitiven dhe SDP

VASEL-SINISHTAJ1Kryetari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj ka shprehur gatishmëri për të përkrahë koalicionin e Malit të Zi Pozitiv (Pozitivna Crna Gora – PCG) dhe Partinë Social-Demokratike (Socialdemokratska Partija – SDP) në prag të zgjedhjeve në Podgoricë, mirëpo si kusht këto dy parti duhet të përkrahin kërkesat për formimin e Komunës së Tuzit.

Sinishtaj pret që edhe partitë tjera shqiptare ti përkrahin SDP dhe Pozitiven nëse ato do të përkrahin zgjidhjet e dhënies së statusit të Komunës së plotë për Tuzin.

Sinishtaj është i mirëseardhur në koalicion kanë deklaruar nga SDP dhe PCG.
SDP dhe PCG janë të hapura për bashkëpunim me Iniciativën Qytetare të Vasel Sinishtaj, pas deklaratës së tij se është i gatshëm të përkrah koalicionin e partive të Ranko Krivokapic dhe Darko  Pajovic në zgjedhjet lokale në Podgoricë. Këto dy parti janë të kënaqur me deklaratën e Sinishtaj dhe kushti i tij nuk është kontestues.

Sipas reagimeve të liderëve të këtyre dy partive ata edhe më herët kanë paraqitur qëndrimet e tyre në përkrahje të Komunës së Tuzit/Malësisë dhe se presin përkrahjen e shqiptarëve në nivelin e kryeqytetit.

Dritan Abazovic nga PCG ka shprehur kënaqësi për paralajmërimin e IQ-së se do të përkrahë koalicionin në mes partisë së tij dhe SDP-së dhe e vlerësoi se pavarësisht nga identiteti i ndryshëm kombëtarë kjo do të ishte shembull i mirë dhe të gjithë janë të mirëpritur pa paragjykime. /MALESIA.ORG/