Forca merr iniciativë për formimin e pushtetit lokal në Ulqin me subjektet shqiptare.
Lexoni kumtesën:
Kumtesë për opinion
Në mbledhjen e KQ (Këshillit qendror) të Forcës të mbajtur me 29 janar 2014 ku janë shqyrtuar mundësitë për koalicione për formimin e pushtetit në Komunën e Ulqinit , KQ njëzërit ka marr vendim që të nisen negociatat për formimin e pushtetit lokal me subjektet politike shqiptare: Koalicionin “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Unionin Demokratikë të Shqiptarëve.
Nisur nga qëllimet programore të Forcës dhe afërsisë së programeve partiake Këshilli Qendror vlerëson që koalicioni paszgjedhorë me subjektet e mësipërm më së miri mundëson realizimin e programit politik të Forcës në interes të të gjithë qytetarëve të Komunës së Ulqinit.
Negociatat duhen të nisen pa kushtëzime duke respektuar principet demokratike.
Ulqin 29.01.2014
Forca e re Demokratike