Afër marrëveshja për statusin e Malësisë – Komunë e Kryeqytetit?

komuna-urbane-tuz-kufiri-administrativSubjektet politike shqiptare dhe DPS janë afër marrëveshjes për zgjidhjen e re të statusit të Malësisë, e cila parasheh që Tuzi të jetë komunë në kuadër të Kryeqytetit, shkruan gazeta DN.

Kjo lloj Komune, siç shkruan DN do të ketë tre elemente të domosdoshme të qeverisjes lokale; territorin e përcaktuar, buxhetin dhe kompetencat.

“Përfaqësuesit e partive shqiptare në Malësi janë futur në bisedime me kreun e DPS për të hartuar projektin sipas të cilit do të ndryshoheshin disa dispozita ligjore me qellim që Tuzi nga statusi i Komunës urbane të shndërrohet në Komunë në kuadër të kryeqytetit”, ka theksuar lideri i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj. Sipas fjalëve të Sinishtaj,statusi i ri i Tuzit, Malësisë do ti sillte tri shtylla themelore të administratës lokale: territorin , buxhetin dhe kompetencat.

Deri me tani asnjë nga subjektet shqiptare të cilat janë në bisedime me DPS-në, nuk ka sqaruar qytetarëve të Malësisë mbi detajet e bisedimeve, për çështjet për të cilat po bisedohet. /MALESIA.ORG/