Kryetari i Alternatives Shqiptare (ASH) Gjergj Camaj tha se partia e tij është e hapur për bashkëpunim me bllokun e partive shtet-formuese, forcat të cilat në vitet e 90-ta ishin për Malin e Zi e pavarur.
Camaj tha se udhëheqësia e ASH-së është e gatshme për bisedime për bashkëpunim në koalicionin e SDP-së dhe partisë Pozitive (PCG) për zgjedhjet në Podgoricë, duke theksuar si primare zgjedhjen e pyetjes së Komunës së Malësisë, shkruan Vijesti.
Ai tha se vendimi përfundimtar do të varet nga trajtimi i çështjes së Komunës së Malësisë dhe qëndrimit të subjekteve tjera shqiptare për pjesëmarrje të përbashkët.
Nëse bashkimi i forcave shtet-formuese do të thotë grumbullimin e forcave të cilat vitet e 90-ta ishin për Malin e Zi të pavarur dhe forcave anti-luftë, është e qartë se edhe partitë e pakicave e kanë vendin në atë front, tha Camaj, dhe vazhdon se qëllimi i tyre nuk është të imponohen në ndonjë koalicion para-zgjedhor por nëse SDP dhe PCG janë duan bashkëpunim, derën e ASH-së e kanë të hapur, përfundoi Camaj.
Më herët edhe Iniciativa Qytetare – Tuz ka paralajmëruar bashkëpunim me bllokun SDP-PCG për zgjedhjet lokale në Podgoricë, gjë e cila u mirëprit nga Abazovic (PCG) dhe Suhih (SDP). /MALESIA.ORG/