Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në Qeverinë e Edi Ramës, Erjon Veliaj, është fotografuar sot në me ish-lojtarin e Real Madritit, Predrag Mijatovic.
Futbollisti malazez Predrag Mijatovic,është i njohur për mbështetjen publike që i ka bërë krimit kundër shqiptarëve në Kosovë dhe që kundërshtoi fuqishëm bombardimin e Serbisë.
Ai mbahet mend se në kohën e bombardimeve, madje, kishte refuzuar të luaj për Real Madridin në shenjë solidarizimi me Serbinë.
“Përshendetje gjithë tifozëve të Realit, Juves e Fiorentinës (ekipet ku ka luajtur) nga legjenda Mijatovic – shumë shpejt kampet sportive për të rinjtë në Shqipëri”, shkruan ai në Facebook.
Soacialistet shqiptare, njihen si politikane qe vazhdimisht bien ne gracken e nacionalisteve serbe. /Express/MALESIA.ORG/