Të nderuar lexues të portalit, ju njoftojmë se pranuam një donacion tjetër nga diaspora jonë në SHBA, dedikuar portalit MALESIA.ORG.
Ky është donacioni i dytë brenda një kohë të shkurtë i iniciuar nga z. Kolë Gjeka Junçaj me banim në Michigan (SHBA).
Donacioni ka shumën totale prej 3550 dollar amerikan.
Dokumenti origjinal me emrat e të gjithë donatorëve, i dorëzuar personalisht nga z. Junçaj, është bashkangjitur më poshtë.
Edhe një herë, falënderojmë të gjithë donatorët si dhe z. Junçaj të cilit edhe pse asnjëherë nuk i jemi drejtuar për ndihmë, ai ka iniciuar dhe ka organizuar mbledhjen e fondeve për portal. Një gjë e cila sigurisht kërkon kohë, shpenzime dhe përgjegjësi.
Donacioni do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve, funksionimin si dhe përmirësimin e punës të cilën bëjmë.
Jemi shumë mirënjohës për ndihmën tuaj, aq më shumë ndaj kujdesit e mbështetjes morale që e dëshmuat gjatë më shumë se 13 vite që funksionon ky portal.
Nderime dhe respekt,
MALESIA.ORG
Lista e plotë e donatorëve:
(kliko për ta zmadhuar)
