Duke patur parasysh se në shkrimin e pak ditëve më parë me titull “ Malësia, Komunë e plotë si gjitha Komunat e tjera në Mal të Zi “, kishte zëra kundër me disa ngjarje të fundit në Ulqin por edhe gadishmeria e partive politike sidomos në Malësi për arritjen e marëveshjes me DPS në lidhje me statusin e Komunës së Malësisë dua të jap argumenta të tjera që e përforcojnë bindjen time tashmë të sanksionuar plotësisht se pse duhet me patjetër Malësia të jetë Komunë e Plotë. Ashtu siç edhe në Plavë-Guci ku tashmë nuk mund të flitet më për komunë shqiptare por toka autoktone shqiptare ku jetojnë një komunitet heterogjen me pakicë shqiptarë ( pasi pjesa më e madhe nuk kanë patur deshirë të identifikohen si shqiptarë ), fenomene të tilla tashmë po fillojnë të ndodhin sot edhe në Ulqin ku zgjedhjet e fundit lokale u dhanë përgjigje pushtetarëve e politikanëve shqiptarë në Mal të Zi se çdo të thotë kur interesat e komunitetit autokton shqiptarë i marrin nëpër këmbë e aq më tepër kur bashkëqeverisja mes partive shqiptare shkërmoqet deri aty sa siç thotë një thënie popullore “ për inat të sime vjehrre vete e flej me mullisin “. Po nesër me Malësinë çdo të ndodhë në rast se nuk arrihen të bashkohen partitë shqiptare në Malësi për të mbajtur qendrimin e përbashkët për Komunë të Plotë si gjitha komunat e tjera në Mal të Zi.
Gjatë shkrimit të pak ditëve më parë vërejta se një pjesë e komentuesve me pseudonime më kundërviheshin sikur unë të jem fajtori i mosmarrjes së statusit Komunë e Plotë Malësia, biles arrihej deri atje sa të më largojnë nga rruga tashmë e nisur për ti shërbyer me shumë dashuri trevës sonë të përbashkët Malësi e Madhe pa kufij.
Një pyetje për të gjithë ato gjoja moskuptuesit e shkrimit, për ato dakortësuesit për Komunë sado të Plotë por përsësi nen ombredhën e Potgoricës, për të gjithë ato që veprimtarinë time në Malësi e ngatërrojnë me dashje me qënien time në politikë ( ku edhe pse jam përfaqësues i një force politike unë kurrë veprimtarinë politike nuk e kam ngatërruar me interesat e Malësisë ), për të gjithë ata që kërkojnë të më “largojnë“ nga Malësia për veprimtari “ përçarëse “, për të gjithë ata politikanë që kanë frikë të prononcohen me emra duke aktivizu një thënie popullore “ hedhin gurin e fshehin doren “ etj.etj. Dhe pyetja është: Pse u organizua “ dje “ referendumi në Plavë e Guci dhe pasojat për koto vende autoktone cilësisht shqiptare? Po me Ulqinin çpo ngjet sot pas zgjedhjeve lokale kur tashmë dihet që DPS ka dalë forcë e parë politike në një komunë shumë cilësisht shqiptare? Cili është skenari i radhës që do përdoret nesër në Malësi nga qeveria dhe partitë politike shqiptare?
Natyrisht përgjigjet e këtyre pyetjeve fare kollaj tashmë janë të qarta duke parë politikat që po ndiqen atje e për më tepër duke parë se si politikanët shqiptarë po japin kontributin e tyre në mosarritjen e një vetqeverisje të shëndoshë lokale prej shqiptarëve.
Le ti përforcojmë pyetjet që parashtrova më lart me disa sqarime konkrete që i mora nga libri “ Në një cep të Ilirisë-Monografi e shqiptarëve në Mal të Zi, me botues e redaktues Anton Kolë Berishaj “ e ku po i referohem shkrimit të Nail Dragaj “ Shtrirja territoriale, vendbanimet dhe popullsia e shqiptarëve në Mal të Zi “:
I. Popullsia shqiptare ne vendbanimet, sipas regjistrit të popullsisë në vitin 2003
N.R. | KOMUNAT | NR.VENDBANIMEVE |
% |
GJITHSEJ VENDBANIME |
1. | Ulqini |
35 |
89.74 |
39 |
2. | Tivari |
19 |
22.89 |
83 |
3. | Potgorica |
38 |
26.57 |
143 |
4. | Plava |
6 |
26.06 |
23 |
5. | Rozhaja |
3 |
11.53 |
26 |
GJITHSEJ |
101 |
32.1 |
314 |
II. Pjesmarrja e shqiptarëve në popullsinë e Malit të Zi ( 1948-2003 )
VITI I REGJISTRIMIT | NR. I PËRGJITHSHËM | PJESMARRJE NË % |
1948 |
19425 |
5.15 |
1953 |
23460 |
5.59 |
1961 |
25803 |
5.47 |
1971 |
35761 |
6.74 |
1981 |
37735 |
6.46 |
1991 |
40880 |
6.64 |
2003 |
47682 |
7.09 |
III. Pjesmarrja e popullsisë shqiptare në Mal të Zi në kuadër të pesë komunave si popullsi autoktone ( 1991-2003 )
KOMUNAT |
1991 |
% |
2003 |
% |
NDRYSH + |
% |
Ulqini |
17469 |
72.14 |
20664 |
78.17 |
3195 |
18.28 |
Tivari |
4619 |
12.05 |
5450 |
12.05 |
831 |
17.99 |
Potgorica |
12777 |
8.4 |
14238 |
7.94 |
1461 |
11.43 |
Plava |
4003 |
21.7 |
5673 |
26.26 |
1670 |
41.71 |
Rozhaja |
900 |
3.9 |
1190 |
4.32 |
190 |
21.11
|
Është e pafalshme që sot me këtë popullsi shqiptare në disa Komuna të Malit të Zi rrezikohen seriozisht ( nëqoftëse nuk i vihet gishti kokës nga politikanët shqiptarë atje ) të mos përfaqësohen më nga vetqeverisje shqiptare por nga parti joshqiptare ( malazeze, serbe, boshnjake etj. ) e më e shumta nga mercenarë shqiptarë por që përfaqësojnë subjekte politike joshqiptare. Kjo do të ndodhë edhe me përfaqësimin në parlament ku goditja e parë u dha nga zgjedhjet e kaluara parlamentare ku nga 4 deputetë shqiptarët që ishin tani përfaqësohen me 2 deputetë.
Më kujtohet që njëri nga komentuesit e shkrimit tim të pak ditëve më parë më tregoj vendin ku duhej ta shtrij aktivitetin tim ( vetëm në Koplik ) dhe vendosjen e kufirit personit tim në Tuz ( ndoshta për gjithë Malësinë ) me argumentin se punën për Komunën e bajmë edhe pa ty ( pra pa mua ). Dua tu jap një përgjigje publike këtij dhe gjithë zotërinjve që me shkrimin tim u prisha rehatinë: Po more zotërinj këtë doni ju që sa më pak persona të merren me çeshtjen e statusit të Komunës së Malësisë, sa më pak njerëz tu çojnë pluhur e tu sillen nëpër këmbë sepse mendoni që pushtetin ta ndani nesër me sa më pak njerëz me apo pa meritë e përfitimet ti keni sa më kolosale. Këtë unë nuk do ta pranoja dhe nuk do ta ndërroja me asnjë pushtet apo përfitim timin personal, familjar apo fisnorë. Pavarsisht se Malësia e Madhe është e ndarë në dysh nga historia makabre e vitit 1913 për mua ka egzistuar, egziston e do të egzistojë vetëm një Malësi e Madhe e bashkuar me gjuhë e shpirtë, gjak e zemër malësorë shqiptarë që kanë ditur që edhe në momente tepër të vështira kur është vënë në rrezik mosegzistenca jonë vetëm bashkimi u ka sjellur rrugen e duhur. Ndaj unë apeloj për bashkim të të gjithë faktorit politik, shoqërorë e pushtetarë në Malësi të jenë sëbashku në këto momente kur luhet fati i Malësisë dhe jam i bindur se gjithë malësorët, intelektualët e burrat e ndershëm të Malësisë do e realizojnë aspiraten shumë të kërkuar që Malësia të marrë statusin e Plotë duke qënë Komunë si gjitha të tjerat në Mal të Zi.
Apeloj edhe te qeveritë shqiptare në Shqipëri e Kosovë që me të drejtën kushtetuese të bashkërendojnë punen me faktorin shqiptarë në Mal të Zi që e drejta ligjore dhe demokratike të vendoset në dobi të shqiptarëve. Tashmë reagimet e qeverive për “ marëdhënie e fqinjësi të mirë me vendet fqinje e konkretisht me Malin e Zi “ të konkretizohen me realizimin e detyrimeve ligjore për vetqeverisje lokale në Malësi si gjitha njësitë e tjera lokale në Mal të Zi.
SYTKI NDRECAJ – Koplik, Malësi e Madhe. Datë 03.02.2014