Alternativa Shqiptare: Nuk mund të nënshkruanim Komunë që nuk quhet Malësi

Gjergj Czamaj - Mark LucgjonajDuam të informojmë të gjithë qytetarët e Malësisë se Alternativa Shqiptare nuk e ka nëshkruar iniciativën për ndryshimin e ligjeve dërguar Klubeve të deputeteve të Kuvendit të Malit të Zi, për ndryshimin e statusit të Komunës Urbane të Tuzit.

Ne nuk pranojmë që ne të jemi iniciatorë të ndryshimit të ligjeve që janë propozuar, duke u nisur nga fakti se partitë nacionale shqiptare, kanë inicuar dy iniciativa që kanë të bëjnë me Komunën e plotë të Malësisë. E para e inicuar nga Deputetet Vasel Sinishtaj dhe Genc Nimanbegu, kurse e dyta përmes Kuvëndit të Komunës Urbane të Tuzit që janë në kundërshtim me iniciativën e fundit.

Në takimin e parë me partitë politike nacionale, jemi dakorduar që këto ligje mos të shkojnë drejt kuvëndit si iniciativë e jona, por kjo të jetë iniciativë e PDS-së ose qeverisë. Ne nuk kemi asnjë informacion se kush e filloi këtë iniciativë dhe kush ishte përpilues i tekstit. Në takimin e fundit që kemi pasur me partitë nacionale në Tuz, me 1 shkurt 2014, mbasi kemi analizua verzionin e fundit ligjorë, kemi përpiluar sëbashku dhe kemi dërguar sugjerimet dhe vërejtjet tona, por Alternativa Shqiptare nuk ka fituar përgjigje akoma se a janë pranuar apo jo këto sugjerime, por menjëherë, është inicuar procesi i nënshkrimit, kështu që ne akoma nuk e dimë se cili version është dërguar Kuvëndit.

Disa ditë pas takimit, është inicuar procesi i nënshkrimit duke mos qenë akoma të informaur rreth verzionit të fundit, kështu që ne nuk mund të nënshkrunim një verzion që nuk dimë kush e ka iniciuar, cili është verzioni i fundit dhe cili është dokumenti përciellës i kësaj.

Çdo herë që të diskutohet dhe negociohet për fatin e Malësisë, Alternativa Shqiptare do të jetë prezent. Ashtu ishim në këto bisedime, pjesë e tyre sëbashku me të gjitha subjektet tjera, për të fituar më të mirën e mundshme për qytetarët e Malësisë. Ne jemi të vetëdishëm se në politik çdo parti duhet të marrë përgjegjësit e veta, kështu që edhe ne në këtë rast kemi marrë përgjegjësinë tonë në bazë të fuqisë tonë politike.

Nëpërmjet përfaqësuesit tonë në Parlament do të mundohemi që me amandamentet të bëjmë ndryshimet dhe intervenimet eventuale pa marrë parasysh se ne nuk e kemi nënshkruar këtë iniciativë.
Me këto vëndime, mëndojmë se kemi ndegjua edhe vullnetin politik të popullit të cilin ne e përfaqësojmë. Asnjëherë, nuk kemi marrë e as nuk do të marrim qëndrime që shkojnë në dëm të Malësisë dhe shqiptarëve në Mal të Zi.

Kryetari i Alternativës Shqiptare
Gjergj Camaj