Top Channel: Partitë shqiptare falin Ulqinin


Shqiptarët, edhe pse përbëjne mbi 70 përqind të popullësisë në Ulqin nuk mundën dot të fitonin komunen, duke marrë një humbje të rëndë që shkon përtej një rezultati thjesht elektoral në zgjedhjet vendore të Malit të Zi.

Kjo humbje peshon për mënyren sesi erdhi, e më tepër për mënyren sesi e gjeti faktorin shqiptar të përçarë, të ndarë në një gare jo me të tjerët, por ballë vetes, shqiptarë ndaj shqiptarësh të coptuar e kundra njëri-tjetrit.

Ne zgjedhjet e 26 Janarit, nga 9 lista pjesmarrese, plot tre te tilla ishin ato te partive shqiptare.

Forca e Re Demokratike, Unioni Demokratik i shqiptareve dhe Koalicioni Bashke per te Ardhmen e Ulqinit, ku perfshiheshin tre parti politike te shqiptareve.

Përplasjeve e shumta të partive shqiptare çuan në zgjedhjet e parakohshme, në të cilat Partia Demokratike Socialiste e Gjukanivic rezultoi fituese me 3177 vota, duke u renditur e para mes partive ne gare.

E eshte e para here pas 24 vjetesh që një parti malazeze fiton Ulqinin, e kjo sepse shqiptaret ishin te ndare. Nese do te ishin bashke ato do te kishin me shume se 800 vota plus rivaleve.

Te zene ngushte nga rezultati dy kreret e partive me te medha, ai i Forces qe eshte edhe kreu ne detyre i komunes Nazif Cungu dhe ai i Koalicionit Bashke per te Ardhmen e Ulqinit, Fatmir Gjeka pranojne se ka qene perplasja mes shqiptaresh qe ka prodhuar kete rezultat.

Por, në fakt, ishte pikerisht ndarja mes Cungut e Gjekes qe prodhoi edhe zgjedhjet e parakohshme.

“Normalisht, kur ne nivel te Malit te Zi behen zgjedhjet lokale vetem ne nje qytet, atehere sigurisht se partia ne pushtet ka mundesi qe te gjitha potencialet e tyre qe i kane shtetërore t’i shfrytezojne dhe t’i sjellin rezultatet me te mira”, u justifikua zoti Cungu.

“Kjo ka ardhur si shkak i gridjeve mes partive shqiptare. Kjo ka lejuar që të ketë nje rritje diku pak te konsiderueshme subjekti i Gjukanoviçit”, pranoi zoti Gjeka.

Por, per kreun e boshtit te trete te shqiptareve gjerat nuk jane kaq te thjeshta….

Mehmed Zenka, kryetar i Unionit Demokratik te Shqiptareve deklaroi: “Ne mund te shesim çfare te deshirome perpara opinionit, por ky qytet na njeh kush e çka eshte, kush eshte shqiptar, kush eshte shqiptar me sot, kush eshte shqiptar me shekuj, kush ka qene me vijen nacionale e kush ka qene me dje me pardje, sipas nevojave te kohes. Neve, ketij populli nuk mund t’i shesim mjegull”, tha Zenka.

Nese dikush mendon se pasqyra e partive politike dhe kandidateve shqiptare ne Ulqin perfundon me keto tre forca gabon… gjerat jane me te komplikuara se kaq.

Nen skemen “perça dhe sundo”, shqiptaret nuk garuan thjesht te çaperluar ne forca te ndryshme politike, por shume prej tyre ishin edhe pjese e listave te partive jo shqiptare.

Kjo e çoroditi jo pak elektoratin, ne nje skeme qe mesa duket, pertej Ulqinit, ne Podgorice ishte përollogaritur me se miri.

Drejtuesi i listes fituese te zgjedhjeve per partine e Gjukanovic eshte shqiptari Loro Nrekiç, i cili ironizon patriotizmin aktual, sipas tij fals te krereve te partive shqiptare.

Gjukanoviç ka luajtur ne kete proces duke shfytezuar nga njeri krah çarjen e shqiptareve dhe nga krahu tjeter duke futur plot 8 shqiptare ne listen e forces se tij.

“Nuk ka nevoje me u mburr ata se une jam me shqiptar se keta te gjithe dhe ne në Partine Demokratike Socialiste kemi më shqiptare se jane ata, mirepo karrigia eshte shume e embel, keshtu qe nuk lejojne me e leshu ate karrige dhe per kete arsye ka ardhur edhe Ulqini ne kete gjendje te mjerueshme”, tha Ndrekiç.

Akuzat e forta mes shqiptaresh vijojneedhe me tej ne skenen politike te Ulqinit. Dritan Abazoviç, nje tjeter shqiptar kryesonte listen e nje force tjeter jo shqiptare, Malit te Zi Pozitiv.

“Politika qe eshte sjelle 25 vjet ne Ulqin ka qene shume e demshme dhe gjithesekush kush e perkrah kete politike realisht nuk eshte patriot, por ka nje fare interesi financiar dhe ka qejf me qene i fshehur pas patriotizmit dhe mbrojtjes se shqiptarise”, tha Abazoviç.

E keshtu edhe tek social-demokratet. Selim Resulbegoviç thotë: “Çështja eshte me shume keqperdorimi i votave te shqiptareve nga partite shqiptare, se e ka treguar se me shume lideret kane punuar per vetveten e jo per interesat e Ulqinit dhe popullit shqiptar”.

Pra, praktikisht nga 9 lista partish politike, plot 6 te tilla perplasnin shqiptare. Nje lufte shqiptaresh, ne kryeqendren e shqiptareve ne Mal te Zi, Ulqinin ku votuan rreth 12 mije vete.

Nje shembull i dukshem sesi shqiptaret nuk behen bashke ….perkundrazi palet akuzojne njera-tjetren kush eshte dhe kush nuk eshte shqiptar, kush eshte dhe kush nuk eshte tradhetar e keshtu me radhe…

ulqiniSipas intelektualeve dhe shoqerise civile, kjo rrënjë e mbeshtetjes ndaj partive nacionale shqiptare ka ardhur si pasoje e rolit te lekundur te tyre dhe shpesh te ndervarur nga deshira per te qene prane qeverise qendrore te Gjukanoviç.

Xhemal Peroviç, aktivist i shoqerise civile deklaroi: “Pra eshte ushtruar nje gare se cila parti shqiptare t’i afrohet me shume pushtetit qendror dhe si rezultat i kesaj vjen zhgenjimi i votuesit, i cili nuk desheron me ne menyre indirekte t’i jape voten Partisë se Gjukanoviçit, por kesaj radhe e ka bere ne nje sasi me te madhe ne menyre te drejteperdrejte”.

Ali Salaj, i “Kohës Javore” shtoi: “Une mendoj qe partite politike shqiptare duhet te bashkohen , por ne kete aspekt duhet qe edhe pushteti qendror te jete me tolerant ndaj pakices shqiptare ne Mal te Zi”.

Ne kete situate, e me se shumti te vene nen presionin faktorë të shumtë kreret e partive shqiptare kane nisur negociatat.

Shansi i fundit qe shqiptaret te shpetojne fytyren nga kjo gare duket se eshte bashkimi i keshilltareve si menyra e vetme per te zgjedhur nje kryetar komune te perbashket.

Votuesit ne Mal te Zi votojne per keshilltaret e me pas ata me shumice mund te zgjedhin kryetarin e njesise se tyre vendore.

Leshimet e para jane bere, kreu aktual ne detyre i komunes Cungu thotë se pranon te terhiqet si kandidature e mundshme per te vijuar ne kete post, e po ashtu edhe kreu tjeter i partise se dyte me te madhe shqiptare Fatmir Gjeka.

Por, me e veshtire duket negociata me Unionin Demokratik qe refuzon marrëveshjen me dy partite e tjera dha i ka hapur rruge forces se Gjukanoviç. Tashme gjithçka duket ne rruge pa krye.

Nazif Cungu, kryetari aktual i komunes Ulqin mbrohet duke thënë: “Une e kam bere hapin e pare, kam thene se jam une ai qe do terhiqem normalisht me reciprocitet dhe te bejme tentativa qe te zgjidhet nje kandidat, i cili do te jete faktikisht i perbashket, por ne kete moment ne kemi pranuar qe koalicionit te tre partive shqiptare, qe t’ia ofrojme e te propozojne kandidatin per kryetar”.

Fatmir Gjeka, kryetar dhe deputet Partia Demokratike, mbi këtë temë theksoi: “Duhet bere shume perpjekje dhe te jemi te gatshem te sakrifikojme per te mbajtur pushtetin se gjithkujt i bije ndermend pastaj kur e humb krejt ou çfare ndodhi me ne, ku i patem mend perpara. Keshtu qe duke u nisur nga pervoja, ketu pa marre parasysh kete çka ka ndodh dhe na pret une shpresoj qe do te kete koalicion te partive shqiptare”.

Mjafton pak ne Ulqin per te kuptuar situaten e ndere dhe konfliktuale e po ashtu ndarjen qe kane prodhuar nje numer kaq i madh partish.

Hera-heres, duket sikur me shume sesa nje beteje per zhvillimin dhe mbrojtjen e te drejtave te komunitetit te shqiptareve ketu, ajo eshte nje beteje personale drejtuesish politike se kush do te munde te shkepuse nje cope me te madhe te tortes se pushtetit.

E kjo u reflektua jo pak edhe ne voten e ulqinakeve te thjeshte qe nese dikur i jepnin partive shqiptare te bashkuara 22 keshilltare, sot te ndara i kane dhene vetem 18, nga 33 te tille qe numeron komuna.

Një besim në renie, që e ben edhe më të veshtirë parashikimin e së ardhmes per politiken shqiptare.

Në qytetin bregdetar te Ulqinit, varkat e vogla te politikes shqiptare kane nisur te fusin uje pas 24 vitesh drejtimi edhe nen lekundjet e eres se pushtetit , drejtuesit e tyre duke lexuar edhe rezultatin e zgjedhjeve te fundit duhet te vendosin…te bashkohen nen direkun e nje anijeje te perbashket, apo te vazhdojne te ndare deri ne fundosjen e plote te varkave te tyre. /Top Channel/MALESIA.ORG/