Ulqin – Pajtohen Cungu dhe Gjeka

Komuna UlqinForca e Re Demokratike dhe koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” nënshkruan të ënjtën marrëveshjen për formimin e koalicionit paszgjedhor për formimin e pushtetit lokal në Ulqin.

Kërkesën e koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, që kryesuesi i këtij koalicioni Fatmir Gjeka të përkrahet për kryetarë të komunës, është pranuar nga Forca.

Megjithatë, për formimin e shumicës, këtij koalicioni paszgjedhor i duhet përkrahja e më së pakut edhe një partie.

Sipas gjitha gjasave, të shtunën ky koalicion do të bisedojnë me kryetarin e këshillit komunal të partisë qytetare Mali i Zi Pozitiv, Dritan Abazoviq, i cili kishte paralajmëruar më herët se do të përkrahte këtë koalicion.

Nëse kjo arrihet, atëherë DPS si partia më e fortë në Ulqin (9 këshilltarë), do të mbesin në opozitë bashkë me UDSH-në (3 këshilltarë), SDP-në (2 këshilltarë), SNP-në (1 këshilltarë) dhe Frontin Demokratik (1 këshilltarë).

Në zgjedhjet e 26 janarit Forca fitoi 8 mandate, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” të cilin e përbëjnë Partia Demokratike, Lëvizja Perspektiva dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi fitoi 7 mandate kurse partia Mali i Zi Pozitiv fitoi 2 mandate. /MALESIA.ORG/

marreveshja-forca-pd