Mugosa – Propozimi për Komunën e (Kryeqytetit) Tuzit Jo-Kushtetues

Miomir MugosaKryetari i Komunës së Podgoricës Miomir Mugosa (DPS) ka deklarua se propozimi për plotësimin e ligjit mbi organizimin territorial të Malit të Zi, me të cilin Tuzi/Malësia do të fitonte statusin e Komunës së Kryeqytetit, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi.

Ai këtë propozim e quajti jo kushtetues.

Me ligjin e ri është paraparë se referendumi nuk mund të mbahet në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale si dhe as brenda periudhës 7 ditore para dhe pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Komunë dhe se presidenti i Malit të Zi i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunë e cila ka pësuar ndryshime territoriale të njëjtën ditë kur edhe në Komunën e sapo formuar, raporton Vijesti.

Mugosa ka përkujtuar se në bazë të ligjit për referendumin, referendumi komunal duhet të shpallet me qellim të deklarimit paraprak të qytetarëve për themelimin e komunave të reja, suspendimin ose bashkimin e komunave ekzistuese dhe për ndryshimin e selisë dhe se referendumi mund të shpallet me qellim të deklarimit paraprak të qytetarëve mbi disa çështje nga kompetencat e Kuvendit Komunal sipas procedurës të vërtetuara me statutin e komunës. /MALESIA.ORG/