Partitë Shqiptare i kundërpërgjigjen Gjukanoviqit

albanske-partije-odgovorile-premijeru-otkad-vlada-dukanovic-sve-nas-je-manje-slika-155283Nga takimi i Kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve zt.Genci Nimanbegut dhe përfaqësuesve të dy koalicioneve shqiptare: Forca për Bashkim  – Forca e re Demokratike zt.Nazif Cungu, IQ –Tuzi, LQ Perspektiva zt.Amir Hollaj dhe Koalicioni Shqiptar: Partia Demokratike zt.Fatmir Gjeka, Lidhja Demokratike në Mal të Zi zt.Mehmet Bardhi dhe Alternativa Shqipëtare zt.Gjergj Camaj lidhur me deklaraten e Kryeministrit Gjukanoviq për formimin e pushtetit në Ulqin dhe trajtimin e interesave të subjekteve politike shqiptare sipas “meritave” dalim me këtë deklaratë të përbashkët dhe të dakorduar:

Reagimi i Kryemnistrit Gjukanoviq dhënë gjatë Konferencës së mbajtur në Bijelo Polje për integrimet në NATO, neve na përkujtojn edhe një herë, se qellimi i integrimit të Malit të Zi në NATO, përkrahet nga subjektet politike shqiptare edhe për faktin që NATO-ja kërkon edhe respektimin e standardeve demokratike për popujt pakicë, d.m.th edhe për ne Shqiptarët në Malin e Zi, dhe që pa respektimin e këtyre standardeve një shtet nuk mund të pranohet në NATO.

Rrespektimi i këtyre standardeve është obligim i shtetit të Malit të Zi nga i cili pritet që t’i realizoj këto kërkesa demokratike të popujve pakicë dhe jo vetëm nga DPS-i.

As në këtë moment dhe as më vonë nuk kemi nevojë të tregojmë kontributin tonë për demokratizimin e shoqërisë në këtë vend, kërkesat tona politike bazohen në interesat e shqipëtarëve në Malin e Zi.

Shqiptarët në Mal të Zi janë pjesë përbërse e kombit shqiptarë i cili shqetësimet tona i ndien si të vetat.
Vlersojmë që ky hap politikë i pamatur, vetëm sa i verteton deklaratat gjatë fushatës elektorale në Ulqin, të cilët qartas janë shprehur që Ulqini është i pazhvilluar sepse aty nuk është në pushtet DPS-i.

Rrespektimi i principeve demokratike dhe vullnetit te popullit duhet të ishte parim edhe në vitin 2010, kur gjithashtu në Ulqin vetem Forca kishte 11 mandate dhe mbeti në opozitë.

Në të njëjtën kohë populli ynë nga 40,000 sa ishin në regjistrimin e vitit 1991 d.m.dh kurë ju erdhet në pushtet, deri tani është zvogluar në më se 10.000 persona!

Kërkesat tona të theksuara dhe të artikuluara qartë janë: kërkesa për decentralizimin e pushtetit, arritjes së drejtave të plota nacionale, komunës së plotë të Malësisë/Tuzit, kthimin e pronave në përputhje me standarde demokratike, dhe nga ato ne nuk do të heqim dorë.

Nëse kërkesat tona politike, nga ju do të shikohen ndryshe, edhe nga ne do të shikohet ndryshe, edhe çfardo pjesëmarrje në pushtetin qendror!

Për përfaqësuesit politik që kanë marrë pjesë në takim.

Genci Nimanbegu
Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi

Ulqin, më 19 shkurt 2014