(20/02/2014 – 18:05) – Kreu i PD-së demantoi lajmin e publikuar nga Vijesti se Djukanovic i kishte kërkuar falje. Ai tha se lajmi është interpretim kafenesh dhe vërtetoi se Djukanovic nuk e kishte kontaktuar.
Gjeka thotë se askush nuk më ka kërkuar falje sepse nuk ka asnjë nevojë. Lajmi nuk është i vërtetë as korrekt.
Nuk jam kërcënuar nga askush. Unë merrem me politikë edhe kam parimet e mia morale,njerëzore,politike. Askush s’ka pasur nevojë të më kërkojë falje. Nuk është korrekte nga ana e gazetës “Vijesti” ka botuar këtë të pavërtetë.
(20/02/2014 – 9:15) – Liderët e Forcës dhe PD-së Nazif Cungu dhe Fatmir Gjeka nuk demantuan informacionin se kryeministri Milo Djukanovic ti ketë telefonuar dhe kërkuar falje për kërcënimin të cilin e bëri me rastin e formimit të pushtetit në Ulqin, e që e la DPS-në në opozitë.
“Ai më tha se ishte pak nervoz dhe se kjo nuk është ashtu…”, tha Gjeka i cili ishte në shoqërinë me Cungun dhe Nimanbegun, shkruan Vijesti.
Zëdhënësi i DPS-së, Caslav Vesovic mohoi zërat se kryetari i DPS-së të ketë kontaktuar liderët e partive shqiptare e aq më pak të ketë kërkuar falje dhe se nuk sheh arsye pse do ta bënte atë, tha Vesovic.
Ai po ashtu vërtetoi fjalët e Djukanovic dhe përsëriti se DPS do të i trajtojnë të gjithë sipas meritës.
Fjalët e kryeministrit Djukanovic drejtuar partive shqiptare, nga opinioni publik u muar si kërcënim por ndoshta nën ndikimin e nervozizmit. Megjithatë, tashmë nga ana e zëdhënësit të DPS-së kjo u sqarua se ajo që u tha, rrinë si e tillë dhe se nuk e kanë ndërmend të kërkojnë falje.
Nga kjo mund të kuptohet se shqiptarët do të trajtohen varësisht nga dëgjueshmëria ndaj DPS-së dhe Djukanovic-it e jo nga principet demokratike dhe të drejtat të cilat u takojnë.
Edhe pse shqiptarët dhe partitë politike shqiptare, që dy dekada u treguan të dëgjueshëm (nënshtruar) ndaj kësaj qeveri, në të vërtet situata e përgjithshme e shqiptarëve pësoi vetëm përkeqësim. /MALESIA.ORG/