Lufta e Dytë Botërore e gjeti popullin shqiptar në një mjerim të gjithanshëm ekonomik dhe politik. Shqipëria ishte e papërgaditur të ballafaqohej me problemet e mëdha. Kjo situatë e vështirë do të bëhej edhe më e vështirë me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, që shkatërroi gjithë vendin, me humbje të mëdha njerëzore e territoriale. Malësia e Madhe e mbi Shkodrës e pësoi më së keqi:mbetet nën Mal të Zi dhe përvec traumës dhe shkatërrimeve të luftës ajo humbi edhe të drejtën të mbetet pjesë e shtetit amë. Shqiptarët nën Mal të Zi kishin shpresë dhe kishin luftuar me shpresë se do t’i bashkoheshin Shqipërise. Për fat të keq, kjo nuk ndodhi, jo për fajin e tyre, por për fajin e Fuqive të Mëdha, sidomos Rusisë që mbante anën e Jugosllavisë. Ne pra nuk kishim miq. Në fakt, shteti i ri shqiptar zgjodhi një sistem të ri dhe u radhit në anën earmiqve shekullorë -Jugosllavisë.
Menjëherë pas luftës filluan përndjekjet dhe pushkatimet në të dy anët e kufirit. Në një anë, partizanët shqiptarëfilluan të vrasin të gjithë ata që i konsideronin si armiq e në anën tjetër, malazezët vrisnin dhe i ndiqnin shqiptarët që kishin qenë kundër tyre. E keqja e së keqes ishte se forcat shqiptare të Shqipërisë kalonin kufirin në ndjekje të shqiptarëve “armiq” të vendit, sikur nuk mjaftonin vrasjet që po bënin malazezët!
Pra, shqiptarët e Malësisë, u gjetën në mes dy zjarresh! Me këto sfida u ballafaqua Malësia e malësorët. Në mes të kësaj fatkeqësie u gjetën edhe vëllezërit Mark e Kolë Miri.
Më 17 janar të viti 1945, Kapiten Gjelosh Luli kishte vendosur të mos lëshonte vendin por të vdiste si një patriot në atdheun e vet. Për të kishte luftuar e aty donte të vdiste.
Gjeloshi ishte njeri i ditur. Ai e pa të udhës të këshillojë malësorët e Malësisë që mos t’i kundërshtonin sistemit të ri se ishte e kotë. Për fat të keq, disa krerë shqiptarë,nuk bënë këtë dhe pas viteve 45-të, luftën kundër komunizmit e paguan shtrenjtë. Gjeloshi e dinte mirë se malësorët nuk mund t’i kundërshtonin me armë një armiku e jo më tani dy armiqve: Malit të Zi dhe vëllezërve tanë që po e trajtonin Malësinë si armike. Kapiteni nuk dëshironte që edhe më tej malësorët të vriteshin dhe dëmtoheshin.
Këshillën e tij e pranuan shumica e atyre që ishin prezentë, por Gjeloshi derisa i këshilloi bashkëvendasit të mos luftonin,.ai për vete tha se kurrën e kurrës nuk do t’u dorëzohet as malazezëve e as Enver Hoxhës.
Vargjet e këngës popullore e ilustrojnë këtë më së miri:”Kam me dekë në mal me borë/Enver Hoshës nuk i bije në dorë”.
Forcat shqiptare kurrë nuk kishin kaluar kufirin për të ndihmuar popullatën shqiptare të mbetur në Mal të Zi.
Kësaj here ato e kaluan kufirin jo për të na ardhë në ndihmë, por për të na ndëshkuar, përndjekur, vra e pre! Nën udhëheqjen e Toger Babës ata erdhën dhe filluan ndjekjet për kapjen e kapetan Gjelosh Lulit. Në një anë, Toger Baba e në anën tjetër forcat malazeze, filluan t’i torturojnë të gjithë ata që po e ndihmonin kapitenin. Kështu, rrethi i ndihmësve filloi të pakësohet deri tek vëllezërit Mark e Kolë Miri. Nuk kaloi shumë dhe nën ndjekjen pa ndalesë ditë e natë, Toger Baba kapi vëllezërit Miri, të cilët i torturoi si më keq. Torturat shkuan aq larg sa që ata në mes metodave tjera morën vendim që Kolën ta vejnë në mes dy zjarresh dhe kështu filluan ta pjekin si ferlik (kurban)! Por, sa më fort i torturonin, aq më fort Zoti u jepte guxim dhe nuk e tregonin kushëririn për të gjallë!
Derisa njërin vëlla e torturonin në burgun e Shkodrës e tjetrin në burgun famëkeq të Podgoricës dhe pa pasur mundësi që Marku e Kola të mirren vesh, ata deklaronin: “Lirojeni Markun se të gjitha fajet i kam unë..Po ashtu Marku thoshte: lirojeni Kolën se të gjitha fajet i kam unë”. Ky është gjest që tregon dashurinë e vëllaut për vëlla kur ai është në gjendje të sakrifikojë vetin që të shpëtojë vëllanë. Kjo nuk ndodh te kush tjetër vetëm te shqiptarët.Vite më vonë, në një festë ku flitej për besën dheqëndresën.një ndër oficerët e lartë të UDB-së thotë: Kur flitet për besën shqiptare unë e kam pa në rend të parë tek vëllezërit Miri, dhe tregoi se si Marku donte të sakrifikohej për Kolen e Kola per Markun. Ai tha se kjo formë qëndrese dhe burrërie është e papërsëritshme dhe mund të ketë ndodhë vetëm dikur në legjendat mesjetare.
Mbas vdekjes së Gjelosh Lulit, Marku e Kola u liruan por pasojat e torturave i mbajtën deri në vdekje. Vite më vonë, në kërkim të një jete më të mirë, dy djemtë e Markut emigruan në Itali së bashku me mbarë familjen e Kolës e më vonë në Amerikë. Ashtu vepruan shumë familje malësore. Rezultatin e këtij emigrimi e shohim sot.kur në trojet tona po vijnë të jetojnë jo-shqiptarë dheb ngadalë Malësia po asimilohet. Me kalimin e kohës fëmijët e Markut dhe Kolës përparuan në Amerikë. Por prapë ne vitin 2001 kur kullat binjake ranë përdhe nga monsterët arabë, në mesin e të vrarëve mbeti edhe nipi i Kolës, djali i Marashit, Simoni i cili gjindej në punëatë ditë të kobshme. Simoni vdiq në lulen e rinisë. Më datën 17 shkurt Simoni duhej të festonte ditëlindjen e tij. Për fat të keq, para disa muajsh, ne përkujtuam 12 – vjetorin e vdekjes së tij. Tani në 25 – vjetorin e vdekjes së Markut dhe 22 vjetorin e vdekjes se Kolës ne duhet t’i kujtojmë këta vigaj të qëndresës malësore, sepse me veprën e tyre, edhe një herë (ndoshta për të mbramen herë në historinë moderne) u bë një qëndresë e llojit të tillë në mbrojtjen madhore të besës së shenjtë shqiptare. Malësorët që i njohën nga afër i përkujtojnë me respekt. Familjarët duhet të jenë krenar se janë pasardhësit etyre.
I përjetshëm qoftë përkujtimi i tyre.
Pushofshin në paqe.
Comments are closed.
E pergezoj me urime te perzemerta zotin Prele Sinishtaj per kete artikull te qelluar.Vellezerit,Mark Miri e Kole Miri s’bashku me Marash Doke Lanin jane buka simbolike e trimerise,mikepritjes e besnikerise se malsorit.Pishtare te qendreses,sakrifices dhe rrezistences,pushke te ngrehura te Malsise,simbol i lirise.Gjitheashtu me frymezon zjarri atdhesor,perpjekejet e pakompromis dhe vullneti i flakte i Gjoke Mark Mirit,qe per gati 50 vite ne Amerik,ushtroj me konsekuence ndergjegjen e larte kombetare.Dhe asnjehere nuk iu nenshtrue bindjes se verber titiste jugosllave as lagemeve mercenare dhe trathtare.Ne asnje rast nuk ra pre e Misjonit serbo-jugosllv ne New York ku me paturpesi punonte edhe nje konzullar nga fisi Dedvukaj…
Asnjehere Gjoke Mark Miri nuk e bajti canten e trathtise neper Bronx,Manhatan,Quins,Yonkers,Upstate as Long Island.
Per keto dhe aktivitetet tjera me rreze te gjera,UDBA ia pat mbylle
Gjokes rrugen perjete per te vizituar vendlindjen.Gjoke Markut me
nderim e rrespekt,per meriten dhe punen e tij shumevjecare kombetare
e pershendes si vella me vella,gjithashtu edhe familen e gjere Miraj
Lavdija u qofte ketyre Koloseve Hotjan.
Per keta burra,ka material me shkrua intelektual,shkrimtar,historian.
O artikull shkrues,ne Malesin ton, ferlikut kurr si kan then KURBAN,se kurbani kurr nuk pjeket ne hedh.
Shkrim i shkelqyer Prele, e mira s’asht vone kurre, por te kishe kuptue me kohe keshtu si sot, shume gjana do ti kishe pase ndryshe. Do te duhej edhe disa komentues tjere ta kuptojshin ma ne fund kush ishte dhe chka u bani shqiptarve Enveri, por jo, hala e konsiderojne si hero
Prele,a ke qene edhe ti Enverist? ashtu si po thote ky “Unifikimi” Askund s’po mundem me te gjete ne rregjister.
O bare rregjistri kenka ne duer te sigurta. Lol
si enverizmi si titizmi kane qene ideologji te gabura e besa edhe torturuese… Por per kohen , per mendimin tim , me mire ka qene te jeshe enverist se sa titist… Pra edhe Prela nese ka qene enverist duhet te ndihet me mire se ti thojshin titist
Pra me mire dreqin tend se dreqin e tjetrit, megjithse dreqi eshte dreq!!!
Ok, pajtohem “Sinqerisht” se ma mire Enverist se Titist, por a thua nuk kishte tjeter shans, a thua kta trimat per te cilet po flet Prela ishin te njenes nga kto dy rryma ? Une nuk besoj. Ka egzistue hapsina edhe per ata qe e kishin shpirtin anti-komunist. Pse herojt malesor sikur ishte Prek Cali (mos tem tijej kosova rexha bala) mandej Zef Miliqi, Dod Smajli e mos ti njehi tane, ishin te njenit nga kta dy shpirtzezt ? As kta se besoj.
Mos e ve Z.M e D. S me P. C.
P.C ka qen patriot shqiptar kundra shkjaut dhe antikomunist shqiptar. Kta te tjeret nuk kan qen patriota shqiptare por kan pas burrnie e besnikri ndaj mikut e anmikut malesore.
I Sinqerti, sinqerisht kishe ba mire me dhane ndonje spjegim se aspak i qarte nuk asht ky komenti yt
Ne jete rast fjala kurban ka ma shume kuptimin e flijimit..u ba “kurban” flijue!
Z:Prel shkrimi asht I bukur dhe vdhezrit M. dhe K. M. meritojn edhe ma shum per tu shkruar per ta por pacin drit ata dhe nipi i tyre S. por vdekja a S. asht ndryshe ndaj M e K heroj nuk mundesh me ba dikend pa ken aj dja dhe te gjith ata te cilt humben jeten ne kudhat binjake nuk jan ken shkua me luftua at dit jan ken ne pun,pra cdo njeri ci te mbes nepun asht heroj mua sma merr menja,asht vdekje e rand besa boll ska ka shkon ma e rand past drit dhe pushoft ne paq aj dhe te gjith ata ci humben jeten atedit pershendetje.
Vertet besnikeria, trimeri dhe atdhetarizmi i vellezerve K e M M meriton perkulje dhe respekt… Keshtu kane qene dikur burrat e Malesise, po sot , shtrohet pyetja SI jane? Po pasardhesit e tyre ku jane sot , athua vazhdojne traditen a por eshte turp te prezantohen si trashegimtare te tyre???!!!!
K M kurr su be kurban,kurr su flijue,ky burr çdo stuhie dhe fortune i rezistoj heroikisht.
Por per kush e ka shkrue,ket artikull, s’esht gabim i madh?
Prele, mire ke ba qe i ke shkrua pake fjele per keta burra te Malesise. Keta i perkasin historise.Sot burrat tone tri here ne dite e ndrrojne fjalen. Arrijtja me e madhe ne lamine e kombatarizmit eshte kercnimi qe bqni V se do e shkruajne “Peticionin e Koco Danaj”. I paten thane “te testoj malesoret”.
Unifikimi
Prela ka qene nje shqiptar i mire cdohere,
E sa per komumist, aj dallohet nga te gjithe qe e vizituan Shqiperine enveriane, sepse kur vizitoj Shqiperin aj e pa sed nuk ishte si kishte menduar apo si ishte propagamduar.
Me tu kthyer ne Amerike Prela deklaroj publikisht se nuk eshte me enverist dhe me gjithe kembngulje e luftoj enverizmin qe nga ajo dite.
Sinqerisht
Titizmi dhe enverizmi kane qene nje ideologji mashtruese per ne, te dyjat te kan rrehe, maltretue, burgos,interrnue, cvendos dhe ekzekutue. Tani lind pyetja e cila eshte me e mire, me trego ku jane te mirat dhe ku i kane te mirat,
Ne Amerik shqiptare nga Jugosllavia kapas mjaft qe e kane dashte edhe Titon edhe Enverin, sepse intelegjenca e tyre nuk ka qene e zhvidhuar, ata qe kan dasht Titon jane rrite me ate sistem pak me te zbutur dhe kane menduar se ky eshte kulminacioni i zhvidhimit edhe pse kan jetuar ne nje demokraci te persosur me kushte tejet te volitsheme ne Amerik, pra kan qen budall te sistemit titist, dhe nuk kanpas njohuri se kjo ideologji eshte e perkoheshime dhe e rrejshime, ketu ka ndikue shume edhe propaganda e UDB-se dhe ambasadoret shqiptare te Jugosllavise…
Ne Amerike nuk kapas asnje enveriste qe ka ikur nga Shqiperia komuniste sepse kush me mire se ata e kan dite se kushe eshte Enveri dhe sistemi i tij.
Malsoret dhe Shqiptaret e tjere nepergjithesi shumica kane qene enverista, edhe ketu eshte mungesa e intelegjences e specifikisht tek ata qe e kane vizitue Shqiperine komuniste dhe kane pare me syte e tyre skamin dhe mjerimin e popullit shqiptare, dhe perseri kur jane kthye ne Amerike kan vazhdue propaganden enveriane duke rrejte se Shqiperia eshte kopsht me lule, Nje pjese e mire e ketyre vazhdojne edhe sot te mburren se kane qene patriot dhe kan bere nje pune te mire per ceshtje kombtare,
Edhe tek keta ka mbizoterue spiunazha propagandanduese nga Konulata e Shqiperise me te njohurit perfaqesues si Bashkim Pitarka dhe Abdi Baleta i cili…
sot eshte kapobanda e fanatizmit islamik ne troje shqiptare bashk me Shefqet Krasniqin e disa akademik te Universitetit te Prishtines.
Ketu e pata fjalen vetem per disa lider qe vehten e quajne patriot e sot nuk e pranojne se kan qene te gabuar,
Ky shkrim i bukur i Prele Sinishtaj na trego me se miri se kushe kane qene keto DY siteme, qe ne bashkpunim me njera tjetren vrane jo vetem Kapiten Gjelosh Lulin dhe torturuan Mark e Kole Mirin me shoke, por vrane edhe burra te tjere te Malesise e bashk me ta edhe Pater Zefin e Hotit, e mos te hyjme ne histori e te permendim vrasjen e Shaban Polluzhes, Marie Tucit etj e 4000 mi djel te ri kosovare te Masakres se Tivarit. Viktimat partizane kosovare qe uderguen neper Jugosllavi ne bashpunim me njera tjetren qe me mija e mija nuk jane kthye as sot…
Sinqerisht,ti po din ma shum se po shkrua! Marku dhe Kola si ka pas Hoti as Malesia as tan Shqiptarizmi ma burra as besnik te Hotit e vllaut tone Gjelosh Lulit,por njana ane e pasardhsve te tyne kan dijt me qen antar te shoqates lovqen edhe me prit e perciell delegacione jugosllave ne New York bile edhe me ba fundraiser per keta gjakpisa te Shqiptarve si Millan Stevoviqi,kurse matica iselenika e kan deren hapet tan kohen derisa ishte F. D ne pozite..Jam i sigurt ci Gjoka ka qen me enveristat e dreqit,por ata qe e deshten Shqiperin Nane nuk ban kurrfar krimit e besa jekta ci deshten shkijet kan ba faj te ropi e te zoti.Llesh te lutem leje Prelen rahat,mir e din se shum fjale turko arabe jan pjese e gjuhes son,pra kurban asht fjale qe perdoret ne disa menyra deri edhe ne Ungjillin…
E di se nje pjese e mire e popullit, bile e ceka edhe perpara nga moszhvidhimi perkrahen sistemin enverian tye mendue se Shqiperia ishte shteti Ame dhe duhet ta mbajme anen e tyre, por kjo ishte katastrofikisht e gabuar sepse po mbanimpopullin tone ne zingjire nen nje sistem totalitar sikurse ishte aj i Enver Hoxhes, pra vendosem te sakrifikojme popullin tone vete te mbeshtesim nje qeveri totalitar qe mbante dhe mbyte popuuin e vete ne kafaz vecmas gjithe Europet.
Shqiptaret ne Amerik ishin i vetmi popull ne bote qe mbanin flamurin me ylle komunist, aty ku kishin ardhe, ku rrinin e shkollonin femijet e tyre, dhe aty ku punonin,shfrytzonin e gezonin jeten komode ne demokracine me te persosur Universale.
Ndoshta ata nuk e dinin se Enverizmi udhehiqej dhe diktohej prej Titizmit
Urime z.Sinishtaj. Shihet se keni stil, mend dhe vullnet. Keta patriote lokale, meritojne respekt dhe te perkujtohen me pijetet. Ndersa disa qe nuk e lexojne artikullin deri ne fund, por mirren me autorin, nuk meritojne te polemizohet me ata. z. Llelsh Tuzi, sa shpejt reagoi (edhepse gabim) ne nje fjale te autorit, e nuk u mirret me shkrimin. Gabim Llesh, gabim, sepse autori i shkrimit e spjegoi me vone se nuk eshte njesoj ‘kurban” dhe ferlik. medje as “Ferlik”, nuk eshte fjale shqipe, por sllave: (frliti, arkaizem per shprehjen: Me e SJELLE)> Nje here te pata thane me dashamiresi nje snetence, por e keqkuptove. Tani, po te them: mos u merr me gjera qe nuk i merr vesh!
Urime z. Sinishtaj edhe nje here!
Te lumt ty RINGJALLJE se ashtu eshte, por ju malcort kurr nuke kini dashur rregjimin hoxhist me perjashtim te disa spiunve dhe serbofilve sic erdhi me 91 shin ne shqiperi , nje sebofil me banim ne New York me emrin GJ. Kala dhe marshtroj me ca formular te rrejshem gjoja me punu ne amerik….sa per keta K> MIrin dhe Markun sa per kujtes keture kelyshve Stalinist partizant e Toskeris ruso sovjetike I torturun , dhe cfar eshte ma injorance eshte qe vin ndonje malok dhe behet enverist ne amerik mbas qe mbush barkun me ndihma sociuale ose jeton nen bythen e titos por jo ne shqiperin kopshrin me lule kur dhe cfar eshte me e turpshme kan genjyer se jan arratisur nga baca enver pederishikoni cfar prostetuesh jan na hiqen edhe patriot po e tani ku e kan petrokaken u dhefsha mu ne te
Allah Allah po si munden me rrejtett ne kyt far fejet dikush a thua se nuk I njhim se kush jan, Gj. M. M. ma I madhi enverist e lupiju me ta si shperblim qe ja pan tuturua baben e axhen, Don me na kallzua per titon cie ka njoft tan bota papa I rroms ja ka lshua karriken per nerim, e disa duduk dun me na krahasua me enverin sesla gja pa ba ne popull te shqypnis se tjer kuj sja ka paj b..
O more Shkoza zeza ty duket ti ka zan syt dhe mendet shkoza, po si flet per Titon qe edhe ty ne familje ose te aferm ka pushkatua dhe torturua. A ke ndegjua per Pater Z. T. fratin e Hotit ne Shkurt te vitit 1945 e ka pushkatuar pa gjygj bashke me nje hotjan V. M C. dhe jo larg tyre edhe P. Z C. e sa e sa te tjer me dekada. E ty Zoti te kthiedhoft mendjen e nese jo ateher ta marrt jeten.
Arjeta,nuk di cka dreqin ke me lleshin,me duket se in apa me Hane keq!? Aka mundsi me gjiet nji gjuhe paqesore ne mes jush ?!Te dy me dukeni shum korekt ne postimet tuaja,por jata terocha u kan antagonizua pak..Une nuk kam lidhje kush jeni,por te lutem,sabri ka selametin,tash prap fjale turke se gjuha dhe kultura jone per fat te keq jan te gershetueme me ate turko arabe.Prela duhet te respektohet per ket shkrim kaq te qelluar.Mark dhe Kole Miri jan nderi i Malesis,besnikria burrnia e pervujnia e tyne meriton respekt deri sa te ket Malesia gur e dhe,por jekta pasardhsit e tyne me kaj kal kreni kan geja te dajat se as Koles as Markut !!!
shkrim i bukur dhe i vertet Prele,por e ke harrue motren e tyre Djellush Miren,edhe ate e kan torturua duke shti ne korrent dhe gjylpan nen thoj
Enverin ta duash a mos ta duash mbetet profeti i shqipetareve.Sa me shume te shahet me shume kryqezohet.Me shume rritet zemrimi i Zotit.Vrau,deboj,preu,beri gjera qe duken te keqia.Kishte aq shume njerz tradhtare e te shitur rreth vetes,si Koci Xoxe,Panajot Plaku,Beqir Balluku etj.Megjithese shume iu preu kokat,prap mbijetuan njerz te tille qe donin shkatrrimin e Shqiperisedhe per t’ia dhurue ate Jugosllavise.Nje nga ata asht edhe Sali Berisha,krimineli intrigant i Tropojes,qe per 23 vjet vetem shkatrroi,degjeneroi,dhe dogji Shqiperine ne nji sistem tjeter dhe te kundert me ate te epokes enveriane.Ishte Titoja,Bllazhoja e Rankoviqi qe kerkuan ta fusin gjithe Ballkanin ne nje vathe konfederate.Enveristat e New Yorkut dhe Detroitit te Zvicrres dhe Gjermanise me gjitha pikeparejet e gabuara…
ideologjike te majta qe kishin,prapseprap ata ishi djem te ri shqipetare,patriota,trima dhe petrita,nuk ua hante qeni shkopin.Ishte rinia e Kosoves,Malesise se Madhe,Vuthajve dhe Plave-Gucise.Sypatrembur i perballonin shantazhet,kercenimet dhe intrigat agjenturoret e UDB-se si te C.T,V.V,O.G,N.B,M.P,GJ.D.R e qindra te tjereve trathtare ne mergim.Ishte elita e rinise “enveriste” qe derdhi gjakun neper rruga te Prishtines e u shkelen me tanket e Millosheviqit te fuqizueme me petrolin e Sali Berishes.Ishin Enveristat te paret qe rroken malinherat e duelen komit neper bjeshket dhe malet e Kosoves per clirimin e vatanit.Kuislinget,trathtaret,kollaboracionistet titiste shqipetare qe sot kane dale si “heronje pas beteje” O TEMPORA…
O TEMPORA,O MORES.Ishin enveristat qe ua theshin hovin e u kunderviheshin me drras te kraherorit grupeve trathtare “folklorike” qe i dergonte UDB-a ne mesin tone me pretekst te”vllazerim bashkimit” te udhehequra nga F.L etj.Ishin enveristat qe i vriste dora e zeze e UDB-se neper Zvicerr,Gjermani e Amerik….Dhe me ne fund do te ishte trathti,qoft nga enveristat apo kushdo tjeter t’ju mohoheshin vlerat,sakrificat dhe kontributi i nacionalisteve shqipetar te vjeter nga Shqiperia e cila ka qene me dekada te tera elita me e shendosh e nderit burrerise,patriotizmit,plotperplot me tipare te larta e ZemerMadhe per nje Shqiperi Ethnike te lire e demokratike.Qoft e paharruar,vepra dhe sakrifica e Gj.M ,L.G, E.B, B.A,P.G e shume e shume tjere.
98% pajtohem me mendimin tuaj
tekst shum i bukur por von
Ju kam sqarua edhe ne nje vend tjeter. Nuk e di perse shqiptareve partrieot u theni “Enverista”. E kam thane edhe ne nje vend se 50 mije vete ne stadion te Prishtines me “shalin e bardhe te Qiro Bllazhevicit” brohoritshin “Eho-Eho”.UDBA Jugosllave ju qiti emrin Enverist. Me i kompromitua para perendimit. Kinese shqiptaret po duan me e hape revolucionin stalinist ne bote. Edhe tani te e pakshem nje “ekspedite enveriste” ne SHBA, dhe nje ne Mal te Zi, nuk paten me ngrite zerin keto cuda me syza deri ne maje te hundes dhe me musteqe te varura.
Jo pershewndetje per familjen e gjer, Dedvukaj, per Gj. me familje te ngusht po, por jo per D. me baben e vet ci e futi ne kurth me qen truproja dhe propaganduesi i konxullit Jugosllav ne New York (kushrinit te tyre qe punonoje zedhshem per sa vite) M. me te bit e vecanarisht me Z. e Gj. jan per tu permend per cdo lavdate kombetare dhe burrnore.
Une, i nderuari Hagrep, jo vetem me Lleshin, por me asnjerin nuk e kam asnje te keqe. Une, kam te drejte, si secili ketu, me shprehe mendimin – edhe lidhur me autoret e shkrimeve, por edhe te postimeve. Nese dikush, ka dicka personale me cilindo autor te shkrimit, nuk eshte korrekte, me u “fshehe pas lisit, mos me e pa pyllin”. Sa u perket “terochave”, ishte fyerje qe e kam harrua, sepse secili flet aq sa din – dhe ajo qe flet, eshte niveli i tij. Edhe nje gje: P. S. mund t’a njoh ndoshta si figure, por kurre ne jeten time nuk kemi fole me ate. Megjithate, kam respekt se nder te rrallet poston me emer dhe mbiemer. Njeriu ka integritet moral dhe nuk i frikesohet fjales publike! A ia qellon apo jo gjithmone, kjo eshte ceshtje tjeter qe mund te diskutohet per te gjithe ne…
M. dhe K. paskan merita, sepse kane qendrua stojikisht dhe nuk kane lejua me e denoncua Gj. L. OK. Mirepo, pervec fatekeqesise qe i ndodhi, si disa mijera zyrtareve tjere ne “Kullat Binjake”, cfare meritash paska pase i ndjeri tjeter i kesaj familje? Kete vertete nuk e kam kuptua asnjehere. Po pyes pa te keq, sepse per ate familje kam respekt, por – nese din dikush me ma tregua nje veper (pervec vdekjes tragjike), qe beri ai burre i familjes se mire!?
Serish te fala,
O more P. S.,une personalisht vlersoj punen tuaj te mire por edhe kontavisore qe ke kontribuar per ma teper se kater dekada per vehten dhe kombin.
Nje artikudh si ky deri diku esht per lavdate, e sidomos per viktimat e 9.11, e ne vecanti per viktimat malesor si S M. D, Rr. N. C. dhe te ndjerin B. Por kur vazhdon e shkruan per veprimtarin e ndonje personi duhet te shkruash jo per nje pjes te shkurtet te jetes se ti, cka pajtohem qe Kola dhe Marku meritojn cdo lavdata per at perjudhe por duhet vazhduar ne menyr kronologjoke te shkruahet deri ne fund. Vedhezrit Mark dhe Kola kan qen burra te ndershem malesor me tradita besnikrie dhe mikpritje bujare. Marku vazhdioj me te njejtat tipare deri ne vdekje Por kur shiqojme veprimtarin e disa antareve te…
…. te kesaj familje sa ishin dhe ende gjinden ne mergim ne New York ka shum ma teper per tu shkruar. Ju P. ini deshmitar i viteve 1970/80 e ma vone, se si UDB me satelitet e saj ne NY me qendren konzudhare me shqipefoles dhe antare te keti fisit Dedvukaj (nuk ka pydh pa derra) ka punuar dhe vepruar pa hezitim per te shpernda shqiptaret e ne vecanti malesoret. Djali dhe nipi i ketyre te lartpermendurve D.K.M.D. qe edhe sot sidhet verdadhe per NY, bashke me V.M.D. i penzionuar qe gjysmen e kohes tash kalon ne Mal te Zi (Malesi) kan vepruar dhe kan qen truproje e kesaj cerdhe “konzudhi” ku edh plakun e ndershem naiv K.M.M.D. e fusin ne kurth te propagandes te UDBs te antishqiptarizmit qe me vite shperndashin (klasifikoshi) malesoret ne malesor te “ndershem”, dhe ne…
…. “enverista” por kurrsesi ne “titista”. Sepse UDBa rreziku e shifej te rinija shqiptare, malesore entuziaste patriot i njodhosen me nofken ENVERISTA, jo pse cdo gje te “enveristat” ishin ne rregudh por te kjo levizje shifshin rrezikun e shkaperderdhjes se bashkesis mozaike, artificiale te ish Jugosllavise, cka per fat te mire edhe kjo ndodhi. Gj. me familjen e ti te ngushte (por edhe familje tjera te keti fisi, si P. M D. me gjith familje) e posacerisht me vellan Z. meritojne lavdata por jo edhe nje heroizem te pa shoq, sepse esht obligim i cdo njeri prej nesh ta duem, nanen, baben, gjyshrit, gjyshadharet, flamurin, historin ton por edhe te edukojme pasardhesit ton te vazhdojm me te njejtat vlera. Ta duem ma shum se gjithkand vehten, gjuhen, kombin,…
… historin dhe te ardhmen tone por duke mos urryer te tjeret..Duke mos pranuar nenshtrim, poshtrim, sundim, asimilim, kolonizim duke mos prenuar kurr si vella, zot shtepije te huajte, kojshine apo mikun.
I Siqerti, plotesisht pajtohem me opinionin tuaj, pa dashur te hyj ne emra qe ju i permendet , pasi une nuk i njof, por jam i bindur se ti ke fakte,
pershendetje
Faleminderit Sinqerisht, te gjith qe kalojne moshen dyzet e pese vjecare-pesdhjet vjecare mire i njofin keto raste dhe keta persona qe jan jo pak ne radhet te malesoreve. Tradhetar esht ai jo vetem qe esht bashke keqebers i UDBs por edhe ata qe simpatizojne dhe perkrahin ne forma te ndryshme keta keqeberes. Prandaj popull shqiptar dhe vellezer malesor sa ma pare te distancoheni nga keto veprime te UDBs dhe veglave te tyre aq me pare populli dhe Zoti do tu fale mekatet ndaj kombit te vet!
Si mendon per ata qe edhe sot jane enveriste?, qe mburren se jane enveriste dhe deklarojne se edhe me pas mundsi me e kthye kohen mbrapa nuk do te nderronin mendimin. je pjese e mire e tyre e shohin veten sot jo si te deshtuar por si te manipuluar.
Atyre qe sot e ngrehin grushtin per Enver Hoxhe as un e, as kurrkushe as historia nuk i len te paster, por bashke bien ne humnere bashk me Enverin, jo ndoshta se ata nuk ishin patriot por se nuk ishin largpames e marrin infektim nga njeritjetri dhe nga vete ideologjia erresuese e Enverit.
Ringjallja,
edhe njeher po ta perseris si titizmi si enverizmi kane qene ideologji te mbrapshta dhe mos u ktheshin me.. Por prap po them me mire enveriste se titist… Eshte e vertet se si UDB-ja si Sigurimi i shtetit shqiptare kane bere propagande pa kursyer asgje dhe per pasoje viktime kane rene shqiptaret e ne vecanti malsoret duke u percar si mos me keq mes veti. Une personalisht, njoh nga te dy anet dhe me bindje te plote them se patriotet me shpirte e me xhep per Malesine dhe shqiptarine kane qene enveristet…
Askush ne bote nuk linde politicient, nuk linde kombetare, nuk linde tradhetare, nuk linde i fameshem, nuk linde udheheqes. Nganjehere njeriu ka fat apo jo te gjindet ne kohe dhe hapsine te caktuar. Per ty “Arjeta” qe pyet pe ata qe humben jeten ne “WTC”, nuk ka qene nje tregjedi. SHBA kan qene te sulmuara,nga grupet anti-civilizuaese. Ka qene e sulmuame demokracia botenore. Pjese e te ciles ishin edhe keto viktima. Rr.N.C, ne sulmin e pare ne “WTC” u ntregua si shembull ne ndihmen e viktimave. Nuk u frigua, nuk leshoj frontin, por ne sulmin e dyte ra viktime e armiqeve te SHBA. Ra hero si viktime e sulmeve ne demokraci botenore. Nuk asht patrito vetem aj qe vdeke ne front. E kush ka qene apo nuk
ka qene UDBASH, kure flitni, folni me vepra. Nese dikusgh flet pa fakte, aj edhe nese nuk ashte, kryen punet e UDBES- shqrndarje e percarje. Udbash ashte V.S. me shoke qe po perkrahin asimilimin e Malesise. Ne vendelindhe dhe ne diaspora,. UDBASHa jane ata qe nuk hullen poshte dekoratat e VS., te porosituna, si kishte me thane V.C., nga zagaret e Kralj Nikolles, ne qender te demokracise botenore. A ka tyrp ma te madhe. Gjithkushi duhet te mate vehten ku mund te japing kontribitin ma te madh. Ne cmenyre mund te japshe kontributin. Jo me shamje e cpifje. Pa baza.
TANI PROBLEM KEMI RUAJTEJEN E MALESISE. MA VONE DO SHKRUAJME HISTORINE. Megjithe qe ky artikuul kje shembull si malesoret duhet te ishin e nuk jane.
Mbasiqe tjeret po i edukon mos te shpifen e shajne, lene bare nje pike aso edukatet edhe per vehte, se po shihet se te mungon. Nuk ja ke qellue per te gjith, e tash interesat tua politike, ose te afermve tu, jane dichka tjeter. Besoj se u morem vesh, sepse te gjith qe laxojne ketu, nuk kane interesa personale, por as nuk kullosin bare livadit.
Ja perseri kjo grue po me versulet!
Po me nguc pa pik arsyeje,po me korigjon, po don te me “drejtoj”gjoja,po une nuk bera perkthime more grua e MIR.
Kesaj here per ta nderpre me ket grua biseden,do e perdori at thenjen e deputetit Frrokaj:
Me nje grue te perfolur zdua te debatoj.
Kosove rexhep Bala
Une nuk e kuptoj pse Hoxha qenka profeti i shqiptareve, a eshte kjo nje profeci reale, apo se eshte se shqiptaret nuk paskan njohuri dhe zhvidhim adekuate.
Ti me cdo kusht mbron idete e mbrapshta, qofshin ato te djeshit apo sodit, shqiptaret jetonin dhe shijonin ne perendim demokracin apsolute ne kohen kur ata mbeshtetnin sistemin gjakatar enverist qe vriste vellazetit tone.
Na trego i nderuar tani ku eshte emancipimi yne, kur ne kohen komuniste kishim akademiket qe i njihte Europa, e sot ky sistem i mbrapstte enverian i ka kthye ne ekstremista islamiste, tani lind pyetja ku jane sot lideret enverian te komuniteteve ameriko-europiane kur ky sistem i ka derrmue ne shpirt intelektualet dhe eliten shqiptare.
Ne raportin e drejteperdrejte te Christiane Amanpour nga Tirana ne vitin 1990, ajo pos te tjerash rrefen “This Country in heart of Euroeis back to1910 “( Ky shtet ne zemer te Europes eshte i lene mbrapa ne vitin 1910).
Vetem te hapim syte e dritaret e te shohim qarte se ku na ka lene enverizmi dhe ideologjia komuniste qe nuk kemi te bejem fare me te se tek e fundit e ka rrenjen te sllavizmi Rus qe gjithe jeten na kane lene mbrapa te pazhvidhuar,
Qyre tani ku gjindemi, duam te luftojme Serbin, kopilin e Rusit, e ne te njejten kohe duam Envrizmin komunist qe i ka rrenjet bash te babai i Serbis te Rusi.
Kjo tregon avancimin tone, me shume duam nje njeri Diktator se vete vehten dhe kombin tone, kjo vertete eshte skamje mendore. Ndrysho pak te shohesh me shume qe te shohesh te verteten.
O Ringjallja, edhepse nuk di kush jeni, dora u lumt. Une ndoshta nuk kisha di me shkrue kaq bukur, por asht 100% ne perkim me ata qe mendoj une. Tregoju po, ktyne te “mechunve” se ku na chou diktatura se kta duket kane fjete deri tash e sapo jane zgjue, por hala jane pergjumshem me pa realitetin.
Ke te drejte! I have no bone to pick,Sir,Mister – Enver Hoxha ishte edhe Stalin.
I’m sorry guys! I went to far…! Ai qe guxonte te shprehe mendim te kundert me Enverin,vritej,burgosej – si agjen i imperjalizmit.Burri dy metra behej grusht.Lufta e madhkuar e klasave! ajo femija e vogel ne cerdhe apo ne kopsht qe duartrokiste “Parti Enver” nuk e dinte se kurre nuk do te behej poet,inxhinjer,mesues,shkencatar,pasi gjyshi i saj nuk kishte qendrim te mire “moralo-politik”.U kerkoj falje gjithe nacionalisteve shqipetare qe e kane dasht me zemer si vetevehten Shqiperine Ethnike – por kane menduar ndryshe me Enverin
kush kenkan ata qe kam dhane aqe pare te madhe e qenkan enveriste kur une e di se nacionaliste shqiptar ka ndodhe ke kan shkrue cekat ede nga 100 mi dollare per nje here, si per ndertime intistucionesh fetare si per ceshtje shqipetare.
Jeky kosov rexh megias paska dal me kerrcab ne krye prej sallet ne hemtremik kur ka pa ardh F L me grup pej malsiet
E shoh se nuk hani bar. Asht shum keq kure ka mjaft bar dhe njeriu vazhdon me hanger sane. Sikurese gomari ne grashd te lopeve. Ne te gjitha postimet asnje diskutim serioz. Gjithmone me krye ne grazhd. As per shenkolle nyk mund te ju vrasim. As per ramazan te ju bajme kurban. As kur e ftojme hoxhen per darke. As nji shpatull per Shenkolle. Sana vetem te mban shpirtin. Sa mos me cofe. Se kur te vije pranvera, perseri ka bare. Te njome. Ctoni disa kilogram. Dhe perseri dimni. E keshtu ne cirkle. Vetem nga dy tri fjali. Si Shatuka e atij qe gjysmen e kokes e kishte prej kokes te derrit. Ishte lendua ne Luften e II boterore. Dhe kishte marre pensionin. Nuk dinte ma shume se tru fjali. I kushin lane trashigim. Gjeneza e ka rendesine e vete. Edhe kure fishnjen e krijon ne menyre artificiale.
Kush i meson te gjith te flasin me fakte, kurse vete nuk e praktikon, po u thot udbasha atyne qe njerzit e dijne se nuk jane (e te panjerzit nuk po i numrojme) ku i merr pra faktet per vehte ? Po kthehemi te sharja e shpifja jote qe po i porosite tjeret mos ti perdorin, po ti chka po ban ? A je i sigurt ti se jane te verteta ato qe po i flet ? A sheh more i shkret se edhe Shatuka me ato tri fjalet e saja te famshme munet me ta xblua te mramen e me ta qit ne dijell, per te vetmen gja se flet te paverteta, nderkohe qe i mson tjeret me ju mbajte asaje. A sheh pra se edhe ti ma mire te rrijshe me ato tri fjalet e Shetukes se te krijosh nje grumull te paverteta per vllaznit malsor
E kam fjalen per ty p , cfar kuptimit ka s ci e keni vu me m dhe k aka pergjegje , me fal por s ska luftua me m e k , me vjen gjynaf per s por kurfar kuptimit ska, s aj asht ken ne pun dhe ka ndodh aty , kurse m me te vllaun e tij ata kan luftuar e kan tregua vehtin !!
Ju ketu vini me ba komente per ate njerz ci flitet kurse ju keni kapercye per krye gardhit se kush asht ken titista e kush asht ken envera , shum pa lidhje kto komente folni per ata njerz ci p eka shkruar mos kaperceni gardhin , shum njerz pa te edukuam ???
Kurse per m dhe k skemi nevoj te flasim atyre ja dasht te shkruhet ni liber vec per ta se e kan merituar ,per ata njerz ci duhet me shkrua nuk shkruhet , per ata ci sduhet me shkrua i shkruan aty asht gabim shum i madh , dhe njari beri ni pyetje ketu(a kan lan kan mrapa m e k)???hahah koha vjen e nrrohen njerezit , kurse po ka lan m e k shum perparsi mas tyne , por ka disa te mir ne ate shtepi , por edhe rodi nganiher çartet ka bjen ne shtepi , se jan shum çi gjasin tjeter kund !!!
Marrim si shembull Ameriken e cila ne vitin 1861 u nda ne dy kombe.1.Konfederata e Shteteve te Jugut,dhe 2.Federata e Shteteve te Veriut,Unioni.Unioni ne krye me Abraham Linkolnin nuk e njohu Konfederaten e Shteteve te Jugut dhe kjo qe arsyeja qe shperthei lufta civile.1 milion luftetare nga te dy palet u ballafaquen me njenatjetren.Lufta zgjati 4 vite me qindra mije te vrare dhe aq me shume te plagosur.Mbas luftes,te dy palet ua shtrine doren njanatjetres dhe bene pajtimin kombetar.Dhe e ndertuen Ameriken ne fuqine me derrmuese te botes.
E c’ka te themi per kombin tone te vogel e te mjere? Shqiperia nga Lufta e Dyte boterore e qe ishte edhe lufte civile mes komunisteve dhe Ballit Kombetar doli e shkaterruar totalisht.Fitimtaret komuniste asnjehere nuk ua shtrine doren pales se mundur
per te bere pajtim kombetar.As ne fillimin e viteve te 1990-ta,mbas permbysjes se komunizmit,kur i madhi Akademik Rexhep Qosja shkoi ne Shqiperi me misjon per te bere pajtimin kombetar nuk mund ta bere.Sepse,tutkuni Sali Berisha ndoqi udhen e mesuesit te tij kujdestar,Enverit.Sali Berisha iu shpreh ne menyre te prere negative Rexhep Qoses,dhe i dha urdher kategorik Partise Demokratike qe ne asnje menyre mos te behet pajtimi kombetar.