David Camaj i ftuar në mesin e trajnerëve të kampit të Barcelonës

1622231_743850542305885_1522106310_nTrajneri i KF “Malësia” David Camaj, mori ftesën të jet njëri prej trajnerëve të Kampit madhështor futbollistik të Barcelonës, që do të mbahet nga 20 deri më 25 maj të këtij viti.

Siç shprehet Camaj për portalin tonë kjo ishte një ëndërr  e kahmotshme, por edhe një e arritur dhe vlerësim e punës së tij. Është kjo një mirënjohje për trajnerin malësor e arritur mbas shumë sukseseve gjatë punës 4 vjeçare me vogëlushet malësorë në klubin fudbollistik “Malësia”, si në kampionatin e Malit të Zi, po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, posaçërisht në Gjermani dhe Austri.

Për Camajn kjo ftesë paraqet stimulim për të ardhmen, por edhe obligim që të vazhdohet me punë, në mënyrë që Malësia edhe tutje të prezantohet denjtësisht edhe përmes futbollit. Po ashtu ftesa drejtuar trajnerit të ri malësor, nga një adresë kaq e rëndësishme për futbollin europian, paraqet nder edhe për krejt Malësinë.

Vlen  të ceket se Camaj është trajner  i licencuar sipas rregullave të Uefa-s.

Camaj falenderon të gjithë ata që e kanë përkrah në rrugën e arritjes së këtyre sukseseve, në veçanti pronarin e “Castellana” Anton Vulaj, Shoqatën “Ded Gjo Luli” të New York-ut, Shoqatën “At Gjergj Fishta” nga Michigan, si dhe portalin Malesia.org.

Ne i urojmë suksese edhe në të ardhme Klubit të futbollit “Malësia”, kurse Davidit qendrim të këndshëm e të sukseshëm në Kampionatin e Barcelonës.

Albert Camaj