Bashkohen Forca dhe Iniciativa Qytetare ?

cunmulaj-cungu-sinishtaj-nimanbeguPartnerët e koalicioni të zgjedhjeve të kaluara parlamentare, Forca e re Demokratike dhe Iniciativa Qytetare – Tuz, pritët që së shpejti të bashkohen në një subjekt, shkruan gazeta DN.

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu pranoi se bisedimet rreth bashkimit të këtyre dy subjekteve janë në zhvillim dhe shprehu gatishmëri që të vihet deri te unifikimi.

Përfaqësuesi i IQ-së Vasel Sinishtaj po ashtu vërtetoi bisedimet në këtë drejtim mirëpo siç thotë ai, gjithçka do të varet nga respektimi i marrëveshjes së koalicionit.

Me marrëveshje, përveç tjerash, parashikohet që Sinishtaj në nëntor të zëvendësoi Nimanbegun në Parlamentin e Malit të Zi.

Marrëveshja në mes këtyre dy subjekteve ishte nënshkruar në shtator të vitit 2012. /MALESIA.ORG/