Edhe këtij viti, sikurse edhe vitet tjera në Malësi do të organizohen karnavalet “Koret”, i cili tashmë është manifestim tradicional. Pra ky është organizimi i nëntëmbëdhjetë me radhë i këtij manifestimi. Karnavali i sivjem fillon me 28.02.2014 kurse më 04.03.2014 është nata finale apo defileu kryesor.
Siç njoftohet nga organizatorët për secilën ditë në karnaval do të ketë të organizohet program i posaçëm për të gjithë pjesëmarrësit. Plani është që manifestimi të fillojë me argëtim prandaj nata e humorit është planifikuar tashmë për më 28 shkurt në ora 19 në QKI “Malësia”.
Të shtunën më 1 mars do të organizohet Vallëzim nën maskë në restorant “Troja” në ora 20 , ku do të zgjidhën maskat më të bukura. Juria profesionale do të vendosin se cilat maska do të shkojnë në vendin e parë, të dytë dhe të tretë dhe do të ua dorëzoi atyre çmimet.
Masandej programi do të vazhdojë për të nesërmen me karnavalin për fëmijë e që është i planifikuar më 2 Mars në ora 13:30. Në plan është defilimi maskave prandaj me marshim do të fillojmë nga ndërtesa e KU të Tuzit duke vazhduar deri në qendër të Tuzit. Në qoftë se moti është me shi defilimi do të mbahet në QKI “Malësia”.
Ndërsa të Hënën më 3 mars në ora 19 do të jenë Nata e peshkut dhe vëres ku do të organizohet një shoqërim për të gjithë grupet pjesëmarrëse të karnavalit.
Si gjithmonë që më e mira ruhet për në fund defileu kryesor do të mbahet të martën më 4 mars në ora 17. Gjithashtu është përgatitur dhe program argëtues dhe mbas kësaj do të shpallet ekipi fitues më i mirë dhe maska më e mirë dhe për në fund do bëhet digjia e shtrigës.
Përveç grupeve nga Malësia, në karnavalet e sivjetme pritet që të marrin pjesë edhe grupet e karnavaleve nga Shqipëria si dhe Budva.
Albert Camaj