Çështjes se zgjedhjeve lokale dhe partive shqiptare në Ulqin, nga opinioni gjithëshqiptar i është kushtuar vëmendje si asnjë herë më parë. Televizioni Top Channel, i cili konsiderohet si media televizive shqiptare me më shumë ndikim në opinionin publik, nga afër ka njoftuar opinionin gjithëshqiptarë me situatën si dhe ka përgatitur emisione enkas për çështjen e zgjedhjeve lokale dhe situatës së partive politike shqiptare në Ulqin.
Gazetari i TCH Marin Mema në reportazhet e tija, në mënyrë (in)direkte ka kritikuar subjektet shqiptare dhe i ka ftuar ato për bashkim.
Është ky një shembull dhe mënyra më e mirë se si mediet mund të ndikojnë në sensibilizimin e opinionit publik, gjë që në këtë rast, më së miri e demonstroi gazetari Marin Mema dhe televizioni Top Cahnnel.
Është më së e nevojshme që kjo nismë duhet të vazhdohet edhe në trojet tjera shqiptare në Mal të Zi, e sidomos në Malësi. /MALESIA.ORG/
pjesa 1
pjesa 2